Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

BE u ofron serbeve levizje te lire pa viza dhe pa u anetares Empty BE u ofron serbeve levizje te lire pa viza dhe pa u anetares

20th January 2008, 00:20
E Diele, 20 Janar 2008

Pak dite perpara zgjedhjeve presidenciale ne Serbi, ku nje liberal proevropian garon perballe nje kandidati nacionalist, Bashkimi Evropian beri te ditur se do te nise diskutimet per t'u ofruar serbeve nje levizje te lire pa viza ne vendet e bllokut 27-anetaresh. "Ne fund te ketij muaji do te nisim bisedimet ne nivel teknik", deklaroi zedhenesi i Komisionit Evropian, Friso Roscam Abbing, ne nje konference shtypi, duke shtuar se bisedime te ngjashme do te fillonin me vendet e tjera te Ballkanit Perendimor ne javet apo muajt e ardhshem. Abbing deklaroi se nuk mund te deklaronte se sa kohe do te duhej per permbylljen e bisedimeve me Serbine dhe se, nderkohe do te beheshin vleresime shume strikte per te garantuar qe ky vend permbushte kriteret. Por ai tha se pergatitjet teknike ishin ne nje faze per te lejuar zhvillimin e bisedimeve. Ky njoftim behet ne nje kohe shume delikate ne marredheniet midis BE-se dhe Serbise, kur Beogradi eshte i irrituar per shkak te mbeshtetjes se gjere perendimore ndaj shpalljes se pavaresise se Kosoves, qe eshte nje nga temat me te nxehta te fushates elektorale per Presidentin e vendit.

Sondazhet publike tregojne se as lideri radikal nacionalist, Tomislav Nikolic, as Presidenti aktual properendimor, Boris Tadic, nuk pritet te sigurojne shumicen e votave te nevojshme per te fituar ne raundin e pare te zgjedhjeve te se dieles dhe qe te dy kandidatet duhet te perpiqen te sigurojne mbeshtetjen e votuesve te pavendosur ne nje raund te dyte me 3 shkurt. Ne shtator, BE-ja nenshkroi marreveshje me pese vende te Ballkanit Perendimor, qe e bejne me te lehte dhe me te lire levizjen e qytetareve nga Shqiperia, Maqedonia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia ne disa pjese te bllokut 27-anetaresh. Komisioneri evropian per Drejtesine, Franko Fratini, deklaroi atehere se nenshkrimi i ketyre marreveshjeve nenkuptonte qe BE-ja se shpejti mund te niste bisedimet per nje regjim te lire pa viza me keto vende. Sondazhet publike tregojne se endrra per te udhetuar drejt Evropes pa viza dhe per te ardhura te mjaftueshme per aventura te tilla jane arsyet kryesore perse shumica e serbeve kerkojne qe vendi i tyre te anetaresohet ne BE.

Por perpjekjet e Serbise per t'u anetaresuar ne bllok jane bllokuar per shkak te problemeve si pasoje e deshtimit te Beogradit ne arrestimin e te shumekerkuarve per krime lufte ne ish-Jugosllavi. Presidenca sllovene e radhes se BE-se dhe shume shtete te tjera anetare kerkojne nenshkrimin e nje pakti me Serbine me 28 janar, si hapi i pare drejt anetaresimit, per te forcuar pozitat e partive serbe proevropiane ndaj nacionalisteve radikale ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale. Por, nderkohe, kerkohet nje unanimitet i 27 vendeve anetare dhe Holanda kembenguli serish, dy dite me pare, qe Serbia te dorezonte Ratko Mlladicin ne Gjykaten Nderkombetare per Krimet e Luftes ne ish-Jugosllavi.

Koha Jone
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi