Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Europa ende ka nevojë për emigrantët  Empty Europa ende ka nevojë për emigrantët

22nd November 2015, 23:20
Kur koha të vijë që të hidhet shikimi pas në krizën e emigrantëve, pavarësisht pasigurive dhe presioneve, do të jemi duke parë gjithashtu stanjacionin ekonomik të një Evrope në plakje

Sulmet terroriste të javës së shkuar në Paris kanë gjasa të ngatërrojnë edhe më keq ndasitë e thella të Europës mbi përgjigjen ndaj refugjatëve dhe krizës së emigrantëve, veçanërisht pas lajmit se një nga përgjegjësit mbërriti në Europë përmes këtij fluksi në vazhdim. Por thirrjet për rikthim të kontrolleve në kufi dhe “Evropë të Fortifikuar” rrezikojnë t’i kthejnë demagogët e Evropës në krye dhe ta bëjnë më të vështirë se kurrë të binden njerëzit për nevojën e integrimit të më shumë të rinjve në forcën e punës së Bashkimit Europian.

Klima e frikës që sulmet kanë krijuar kërcënon të errësojë statistika kyçe: nëse BE-ja nuk ia hap derën emigracionit në zgjerim, norma aktuale e katër personave në moshë pune për çdo pensionist do të bjerë në 2:1 në mesin e shekullit, nëse jo më parë. Sistemet e pensionit dhe sigurisë shoqërore janë tashmë në gjendje të vështirë.

Askush nuk e mohon se vala e refugjatëve të këtij viti po shkatërron disa vende të BE dhe se solidariteti mes tyre po bie. Por e vërteta është se ekonomia europiane ka keqazi nevojë për të rinjtë që të shtohen nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Duke gjykuar mbi vështirësitë kulturore të hasura kur emigracioni ishte vetëm një rrjedhë, integrimi i 1.5 milionë emigrantëve të vlerësuar për këtë vit dhe refugjatëve do të jetë një sfidë e madhe. Fytyra dhe karakteri i Europës do të ndryshojnë, duke çliruar tensione politike të reja dhe të rrezikshme.

Pavarësisht frikës së re dhe të vjetër, ka një arsye madhore për mikpritjen e të rinjve që vijnë, teksa miliona të tjerë pritet të mbërrijnë në vitet e ardhshme. Kjo kuptohet veçanërisht mirë në Gjermani, pavarësisht reagimit të ashpër ndaj politikës së dyerve të hapura të kancelares Angela Merkel; në trendet aktuale , popullata prej 82 milionë e vendit do të bjerë në 65 milionë deri në vitin 2060. Siç e ka thënë Marcel Fratzscher, që drejton Institutin Gjerman të Kërkimit Ekonomik (DIW), “në term afatgjatë refugjatët janë një mundësi e pabesueshme për Gjermaninë”, me përfitimet që e kalojnë koston “brenda 5-10 viteve të ardhshme”.

Kjo nuk është një histori e re. Pesë vite më parë, grupi i “burrave të mençur” drejtuar nga ish-kryeministri spanjoll Felipe Gonzalez raportoi se 100 milionë emigrantë do të duhen deri në mesin e shekullit për të mbajtur forcën aktuale të punës në këto nivele. Studime të tjera tregojnë se nëse emigracioni kthehet në nivelet para krizës, forca e sotme e punës prej 240 milionë do të zbresë në 207 milionë. Dhe nëse emigracioni do të pakësohet gjithnjë e më shumë, plakja do ta ulë forcën punëtore deri në 169 milionë.

Largimi i 70 milionë vendeve të punës, dhe njëkohësisht taksapaguesve, nga ekonomia europiane do të ishte shkatërrimtare. Ekonomistë të rëndësishëm si Klaus Regling i Gjermanisë, që drejton Mekanizimin Europian për Stabilitet, fondin e shpëtimit të eurozonës, përllogariti një dekadë më parë se forca punëtore në tkurrje e BE-së do të imponojë kufizime në rritjen ekonomike. Ai parashikon se mungesa e punës po krijon një tavan që kufizoi rritjen vjetore të PBB në 1.8 për qind deri në vitin 2030 dhe 1.3 për qind nga 2030 deri në 2050.

Relativisht pak europianë duket se kundërshtojë detyrimin moral për të pranuar azilkërkues refugjatë që largohen prej luftës në Siri apo shtypjes politike gjetkë. Me ndryshimin apo jo të ndjesisë me sulmet e Parisit, emigrantët ekonomikë shihen më negativisht. Të ardhurit, thuhet, do të jenë një barrë për sistemet shoqërore të vendeve të BE-së, ose sepse janë përfitues ose sepse nuk mund të gjejnë punësim të përshtatshëm. Dhe nëse gjejnë punë, kjo për shkak se do të punësojnë padrejtësisht me europianët e rinj të papunë.

Këto kundërshtime nuk i qëndrojnë këqyrjes së kujdesshme. Një analizë e Komisionit Europian në statistika kombëtare ka zbuluar se kontributi ekonomik i emigrantëve është më i madh se kosto e tyre mbi qeveritë e BE-së. Ka aktualisht 34 milionë jo-shtetas që jetojnë në BE, me 69 për qind të klasifikuar si “ekonomikisht aktivë” (në disa shtete shifra është 80 për qind).

Thuajse katër e pesta e këtyre personave janë në moshë pune, ku 15 për qind janë ende në shkolla dhe vetëm 7 për qind më të moshuar se 64. OECD thekson se ata emigrantë që e kanë më të vështirë të gjejnë një punë janë më të kualifikuarit, një lidhje që reflekton problemin e njohjes së kredencialeve.

Po sikur rreziku i problemit të papunësisë së rinisë europiane – “brezit të humbur” krijuar nga vitet e krizës ekonomike dhe kursimit të përkeqësohet? Është një argument i mundshëm në kuptimin e formësimit të opinionit publik, por ka pak përmbajtje. Pikëpamja e Punësimit të OECD për vitin 2015 vajton rritjen në papunësinë afatgjatë, ku më shumë se një e treta e 25 milionë të papunëve të Europës janë pa punë më shumë se një vit, por tregon problemin e papunësisë së të rinjve në Greqi, Itali dhe Spanjë – vende ku shumë emigrantë arrijnë, por nga të cilat duan të largohen.

Mungesa e punës, nga ana tjetër, është në rritje. Në një analizë të 41,700 menaxherëve që punësonin në 2015 nga Agjencia Manpower e punësimit, rreth një e treta e të intervistuarve në Poloni dhe Francë ankoheshin për vështirësitë e rekrutimit, ndërsa e njëjta gjë ndodhte me gjysmën në Gjermani dhe Greqi. Mungesat e aftësive duket se janë më tepër në inxhinieri dhe teknologji të informacionit, zona ku forca punëtore emigrante paraqet pak rrezik.

Por politikëbërësit nuk kanë shkop magjik që ta tundin mbi krizën e refugjatëve. Presioni mbi agjencitë qeveritare dhe autoritetet lokale në Europën veriore po rezulton i paqëndrueshëm dhe lëvizja e lirë e njerëzve në kontinent është në rrezik. Ndaj është në interesin e europianëve të njohin anën pozitive të krizës.

Prezantimi i gjakut të ri në ekonominë e BE-së ka përfitime afatshkurtra dhe afatgjata. Shpenzimi urgjent i nevojshëm për të zgjidhur krizën – rreth 10 miliard euro) këtë vit vetëm në Gjermani, do të ndihmojë të zhvillojë ndërtimin e shtëpive, shkollave dhe spitaleve të rinj dhe do të nxisë krijimin e vendeve të punës dhe konsumin.

Këto pasoja nuk do të jetë të drejtpërdrejta, sigurisht, pasi disa qeveri të eurozonës mund të duhet ta braktisin kursimin dhe të marrin më shumë borxh. Por kur koha të vijë që të hidhet shikimi pas në krizën e emigrantëve, pavarësisht pasigurive dhe presioneve, do të jemi duke parë gjithashtu stanjacionin ekonomik të një Evrope në plakje.

Giles Merritt, Project syndicate

Përkhtimi: Mapo.al

Europa ende ka nevojë për emigrantët  2hywbah
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi