Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Bakojani:Greqia po ben ende analize per Kosoven Empty Bakojani:Greqia po ben ende analize per Kosoven

20th March 2008, 21:05
]Bakojani: Greqia po bën ende analizë për Kosovën

Ministria e Jashtme Dora Bakojani është sot në Tiranë për një vizitë miqësore. Ajo ka vizituar fillimisht të plagosurit e tragjedisë së Gërdecit në spital, ndërkohë që më vonë ajo ka dalë në një konferencë shtypi sëbashku me ministrin tonë të Jashtëm, Lulëzim Basha.
Një nga pyetjet e Gazetarëve ishte:
Pse Greqia nuk e ka njohur ende pavarsinë e Kosovës?
[color=brown]Ministria Dora Bakojanis dha këtë përgjigje: “Përpara se të marrim vendimin për njohjen e Kosovës, Greqia po bën një analizë të theksuar të situatës. Siç e dini Greqia ka ushtarë në Kosovë, që janë pjesë e KFORI-t. Ne besojmë se misioni i BE-së duhet të jetë atje. Por vendimi për njohjen e pavarsisë nuk është marrë.
Sa i përket marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ne do tja paraqesim parlamentit për shqyrtim”.
Ndërkohë një përgjigje lidhur me këtë pyetje ka dhënë edhe ministri Basha:
“Situtata në Kosovë është e një rëndësie të madhe për rajonin. Ne e ndjekim atë hap pas hapi. Ne dënojmë dhunën e cila përfundoi me vrasjen e një ushtari të UNMIK-ut. Implementimi total i planit të Ahtisarit ëhstë mënyra më e mirë për paqen atje.
Ne besojmë se pavarësia e Kosovës stabilizon përfundimisht rajonin.
Ne besojmë në perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës dhe Serbisë.
Ne shprehim besimin tonë se duke vepruar me qetësi, me vetëbesim forcat e BE-së do të realizojnë një mision të rëndësishëm në gjithë rajonin”.



nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Bakojani:Greqia po ben ende analize per Kosoven Empty Re: Bakojani:Greqia po ben ende analize per Kosoven

20th March 2008, 21:06
Fjala e ministrit Basha
Kam kënaqësinë të pres në Tiranë, ministren e jashtme greke, Dora Bakojani, një mike e vjetër dhe e mirë e Shqipërisë.
Kjo vizitë vjen në një moment të rëndësishëm të Shqipërisë në integrimin euroatlantik.
Bakojani ka ofruar ndihmën më të mirë, të mundshme si me medikamente dhe me asistencën e saj.
Disa orë pas tragjedisë, Bakojani më ka kontaktuar mua në telefon, për të shprehur keqardhjen e saj për viktimat dhe për të ofruar ndihmë nga Greqia për këtë ngjarje të rëndë.
Disa orë pas kësaj bisede një ekip mjekësh grekë fluturoi në Tiranë dhe ndihmuan skuadrën tonë të mjekëve për të plagosurit në këtë ngjarje të rëndë. Ndërkohë 6 prej të plagosurve po marrin mjekimin e tyre në spitalet greke.
Falënderoj Bakojanin për ndihmën që na dha në këtë ngjarje.
Marrëdhëniet politike midis Shqipërisë dhe Greqisë janë shumë të mira.
Greqia ka dhënë mbështetjen e saj në
Një komunitet i madh shqiptarësh jeton dhe punon në Shqipëri që jep kontribute të çmuara.
Greqia është një partner i zhvillimit në Shqipëri, si për projekte energjetike dhe të infrastrukturës.
Ne sot kemi diskutuar mbi një numër hapash që do të ndërmarrim. Kemi diskutuar për ekonominë dhe për kooperimin për futjen e investitorëve grekë në Shqipëri.
Kemi folur gjithashtu për situatën rajonale, dhe vizioni jonë kooperon në një vijë të vetme, që është stabiliteti për Ballkanin.
Kemi diskutuar edhe për çështje të tjera të bashkëpunimit bilateral.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Bakojani:Greqia po ben ende analize per Kosoven Empty Re: Bakojani:Greqia po ben ende analize per Kosoven

20th March 2008, 21:06
Fjala e ministres së jashtme greke Dora Bakojanis
Zonja dhe zotërinj në radhë të parë më lejoni tu shpreh familjeve të viktimave si dhe qeverisë dhe kombit shqiptarë ngushëllimet më të mira më të thella në këto momente të vështira. Ne jemi këtu dhe është detyra jonë tu ndodhemi pranë në këto momente të vështira. Shpresoj të mos lindi më nevoja për një bashkëpunim të tillë.
Unë dëshiroj të falënderoj Z.Basha për mikpritjen që rezervoi këtu.
Takimi ynë i sotëm ka mjaft rëndësi pasi ne diskutojmë për shumë gjëra që kanë të bëjnë me bashkëpunimin e dyanshëm.
Takimi na jep mundësi për zgjidhjen e shumë çështjeve të përbashkëta që ne kemi.
Në muajin prill do të mblidhet komisioni për të diskutuar për çështjet e dyanshme.
Sot diskutuam edhe për një detyrë humanitare për varrosjen e ushtarëve grekë të rënë gjatë luftës së dytë botërore.
Marrëdhëniet tona si politike dhe ekonomike janë shumë të mira, por unë jam e sigurt se ato mund të ecin edhe më përpara.
Greqia e ka bërë zgjedhjen e saj sa i përket rajonit.
Shqipëria meriton futjen në NATO dhe do të keni mbështetjen tonë.
Sa i përket prespektivës evropiane ajo është e qarta por ajo kërkon nga të gjithë kujdes, devotshmëri dhe zbatim të traditave të vlerave, që ka të bëjë dhe me rolin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.
Sa i përket pakicës greke në Shqipëri është një faktor i lirë që forcon edhe më tej marrëdhëniet tona.
Një urë tjetër e madhe që lidh dy popujt është nr i madh i shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi duke kontribuar edhe për vendin e tyre.
Forcimi i bashkëpunimit është mënyra më e mirë për të përballuar sfidat tona në të ardhmen.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Bakojani:Greqia po ben ende analize per Kosoven Empty Re: Bakojani:Greqia po ben ende analize per Kosoven

20th March 2008, 21:07
Bakojani: Mbështesim futjen e Shqipërisë në NATO
Lidhur me futjen e Shqipërisë në NATO, ministria e jashtme greke, Dora Bakojanis, e cila ndodhet për një vizitë në Tiranë, është shprehur se mbështet fuqishëm futjen e shqipërisë në NATO.
“Shqipëria meriton futjen në NATO dhe do të keni mbështetjen tonë” – tha Bakojanis.
Sa i përket prespektivës evropiane ajo është e qartë por ajo kërkon nga të gjithë kujdes, devotshmëri dhe zbatim të traditave të vlerave, që ka të bëjë dhe me rolin e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.
Sa i përket pakicës greke në Shqipëri është një faktor i lirë që forcon edhe më tej marrëdhëniet tona.
Një urë tjetër e madhe që lidh dy popujt është nr i madh i shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi duke kontribuar edhe për vendin e tyre.
Forcimi i bashkëpunimit është mënyra më e mirë për të përballuar sfidat tona në të ardhmen.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Bakojani:Greqia po ben ende analize per Kosoven Empty Re: Bakojani:Greqia po ben ende analize per Kosoven

20th March 2008, 21:29
Koment per te mesipermet(nardlushnja)
Me te qeshur me te ngjeshur i tha ato qe donte te thoshte


E mbeshtet apo jo Greqia Shqiperine per antaresim ne Nato ajo do te duket se shpejti nesa ajo vet apo Qiprua do te perdorin apo jo veto.Shum bukur ajo ka goje dhe flet per miniminoritetin grek ne shqiperi i cili gezon me teper te drejta edhe se vet shqiptaret vendas,por do te ishte mire te fliste dhe pak per camet,aravanitasit,dhe se si shteti grek i trajton refugjatet shqiptare ne krahasim me refugjatet e tjere ne kete shtet. Ndihmat e dhena sa per sy e faqe ,jane si ajo shprehja popullore;doren ne qaf e gishitn ne ..... .Greket na duan qe gjithmon ti shtrim doren dhe te lypim nga ata,gje te cilen e arine me sukses.Per sa kohe akoma populli yne do te fle gjume do te detyrohemi te vazhdojme te lypim.Sa me urgjentisht dorheqja e qeverrise Saliiste,shpetimi i Shqiperise varet shume nga kjo gje.
Sponsored content

Bakojani:Greqia po ben ende analize per Kosoven Empty Re: Bakojani:Greqia po ben ende analize per Kosoven

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi