Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Amelia
Amelia

Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Medalje Medalje2 Medalje Green

Mësuesja e Gregut shkarkohet nga puna, ja çfarë shkruan për bunkerët Empty Mësuesja e Gregut shkarkohet nga puna, ja çfarë shkruan për bunkerët

9th January 2016, 18:01
Mësuesja e Gregut shkarkohet nga puna, ja çfarë shkruan për bunkerët 289vo05

Vitin e shkuar u bë e njohur për një letër publike, lidhur me emërimet politike në arsim dhe u njoh si mësuesja e Gregut, djalit të madh të Kryeministri Rama. Por sot mësuesja e gjuhës angleze, në shkollën “Qemal Stafa” në Tiranë, Entela Kasi është shkarkuar nga detyra.

Në shkresën e MAS-it thuhet se ajo është shkarkuar nga detyra se nuk është paraqitur në punë.

Lajmin për shkarkimin e ka dhënë vetë mësuesja Kasi, përmes postimit të vendimit të MAS-it në profilin e saj në “Facebook”. Përveç vendimit, Kasi ka bërë dhe një koment ku rikthehet pas, duke kujtuar shtëpinë e saj në fshat, ndërsa thekson se ‘Nuk besoj që ky status të lexohet si ‘ arrati, agjitacion dhe propagandë apo sabotim’.

“Atje në shtëpinë e prindërve të mi në fshat, në kodrën që të drejton kah mali i Moravës, gjendet një tunel, një tip vendstrehimi për kohë lufte, i ndërtuar në kohën kur Shqipëria e izoluar dhe e rrethuar me vetveten sfidonte rrezikun e madh botëror.

Sot, janë ende në modë bunkerët dhe kërpudhat. Them të kultivoj ca kërpudha aty brenda, pasi trustin e lulelakrës e ka përkufizuar qartë Brehti, tek Arturo Ui…. Sigurisht që nuk do të mungojë ajri i pastër i Moravës, ku herë pas here do të ngjitem për të lexuar Njeriun e natyrës së Rusoit, për të kuptuar qytetarin shqiptar të shekullit të XXI…. Nuk besoj që ky status të lexohet si ‘arrati, agjitacion dhe propagandë apo sabotim”, citohet në mesazhin e Kasit në FB.



Entela Kasi u bë e njohur përmes një letre që publikoi në rrjetet sociale, drejtuar kryeministrit Rama, ku denonconte emërimet politikë në krye të shkollave të mesme në kryeqytet. / Panorama

Mësuesja e Gregut shkarkohet nga puna, ja çfarë shkruan për bunkerët 33u4rx0
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi