Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Vllaznia humbet, shkarkohet Josa Empty Vllaznia humbet, shkarkohet Josa

9th March 2008, 12:09
Vllaznia humbet, shkarkohet Josa

Fushaj: Ndërprerje e marrëdhënieve me trajnerin për mungesë rezultatesh

Disfata e Vllaznisë me Teutën në shtëpi i ka kushtuar shtrenjtë Mirel Josës, i cili është shkarkuar nga posti i trajnerit të skuadrës vetëm pak orë pas përfundimit të takimit. Kuqeblutë shiheshin si pretendentë për renditjen në zonën e Kupave të Evropës, por dy humbjet radhazi në kampionat, fillimisht ndaj Besës dhe ajo e djeshmja ndaj Teutës, kanë dekretuar edhe largimin e kuqebluve nga pretendimet e tyre. Humbja me durrsakët ka qenë ajo që ka shqetësuar më shumë drejtuesit shkodranë, të cilët kanë vendosur të largojnë trajnerin, duke shpresuar që kjo të sjellë edhe ndryshimet e kërkuara në lojën e skuadrës.

Takimi i djeshëm, ndonëse i mbyllur me fitoren 2-1 të Teutës, ka qenë thuajse i gjithi nën dominimin e Vllaznisë, që ka kontrolluar lojën dhe ka krijuar raste të njëpasnjëshme para portës së mbrojtur nga Kapllani. Sinani, Kaçi, Sukaj dhe Osja janë përpjekur në të gjitha mënyrat të kalojnë gardianin e durrsakëve, por pa ia arritur qëllimit. Sikur të mos mjaftonte kjo, edhe vetë durrsakët i japin një dorë vendasve, pasi që në minutën e 45-të, Pashaj lë fushën e lojës i ndëshkuar me karton të kuq. Duket se Vllaznia do të shënojë në shtesën e pjesës së parë, por Sukaj gabon në mënyrë të pabesueshme një gjuajtje me kokë, që përfundon jashtë kuadratit. Drejtuesit e Vllaznisë kërkojnë më shumë se lojën ofensive, duke synuar rezultatin që e mban këtë skuadër mes pretendentëve. Vetë presidenti Fushaj ua ka bërë të qartë këtë lojtarëve gjatë pushimit të ndeshjes. Por në fakt, kjo ndërhyrje e drejtuesve kuqeblu jep një përfundim negativ, pasi Teuta gjen golin e avantazhit në minutën e 52-të. Pas një kundërsulmi në krahun e djathtë, topi shkon te Çaushaj, i cili nuk e ka të vështirë të shënojë përballë Grimës. Vllaznia hidhet e tëra drejt sulmit, duke gjetur barazimin pas disa tentativash me anë të Sukajt në minutën e 59-të. Shkodranët vazhdojnë me lojën e tyre ofensive, por Kapllani tregon të gjitha aftësitë e tij, duke bllokuar çdo gjuajtje drejt portës. E ndërsa gjithçka po shkonte drejt barazimit, skuadra e drejtuar nga Mile bën çudinë në "Loro Boriçi". Buna depërton në zonën shkodrane dhe pengohet nga Delain, ndërsa gjyqtari bën shenjë për 11-metërsh. Është minuta e 93-të e ndeshjes, por Hodo tregohet mjaft i qetë, duke transformuar saktësisht përballë Grimës. 1-2 dhe shkodranët e shohin veten në vendin e 6-të, ndërsa durrsakët largohen pas shumë javësh nga zona e ftohtë e renditjes. Një situatë e tillë ka bërë që drejtuesit e Vllaznisë të vendosin shkarkimin e Josës. "Po ju komunikojmë ndërprerjen e marrëdhënieve me trajnerin Josa, vendim i marrë për mungesë rezultatesh. Në ditët në vazhdim do t‘u komunikojmë emrin e zëvendësuesit", u shpreh presidenti Fushaj para gazetarëve. Sipas burimeve pranë klubit, pasuesi i mundshëm i Josës mund të jetë një prej trajnerëve që në këtë vit kanë drejtuar në skuadra të Superiores, pasi janë lakuar emrat e Canajt, Hafizit, Bicit, si dhe Dedjes, i cili ka avantazhin që njeh mjaft mirë ambientin te Vllaznia.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi