Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
CLICHE
CLICHE
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 31/12/2007
Postime : 433
Points : 40
Reputacioni : 29
Medalje Medalje2 Medalje3

Vladimir Prifti: Jeta ime mes filmit dhe teatrit e plotesuar Empty Vladimir Prifti: Jeta ime mes filmit dhe teatrit e plotesuar

25th December 2008, 10:19
Vladimir Prifti: Jeta ime mes filmit dhe teatrit e plotesuar

Izaura Ndoj

Pak dite me pare, kater regjisore te skenes dhe filmit shqiptar u nderuan me titullin "Mjeshtri i Madh". Nder keto ishte dhe regjisori me permasa dimensionale Vladimir Prifti. Ne nje interviste per "Koha Jone", Vladimir Prifti rrefen fillimet ne karrieren e tij ne teater, kalimin dhe sfidat qe i solli regjia, si dhe projektet qe ka si nje regjisor 70-vjecar. "Keto lloj cmimesh, keto lloj titujsh, keto lloj urdhrash, konsiderohen pika kulmore ne jeten e njeriut. Nuk do t'i harrojme ato vite kur kemi punuar bashkerisht dhe kur kemi unifikuar pasionet tona ne adrese te nje arti qe mendojme se ka lene gjurme", - keshtu do te shprehej Prifti. Me tej, gjate intervistes, ai na tregon dhe projektin qe pret miratimin e MTKRS per te finalizuar edhe dy pjeset e tjera te dokumentarit "Skenderbeu". Nje dokumentar qe per here te pare e sjell Skenderbeun si njeri, por dhe si figure historike. Nderkohe, dy serite e fundit pritet te xhirohen ne fillim te muajit qershor, qe ne kuader te aktiviteteve per 100-vjetorin e Pavaresise te mos mungoje edhe Skenderbeu i ekranizuar ne kater seri dokumentari.



Z. Vladimir, jeni ne piken kulmore te karrieres suaj artistike dhe ne prag te 70-vjetorit. Ndoshta vleresimi me cmimin "Mjeshtri i Madh" ishte ne kohen e duhur?

Natyrisht qe cmimi eshte nje pike kulmore, edhe 70-vjetori eshte perseri nje pike kulmore per mua. Gjithmone njeriu ne keto momente ben nje proces analize te kaluares se tij. Proces qe per mua nuk ka qene i lehte per arsyen se fillimet e mia nisen ne Teater, pastaj konsolidohen ne TV dhe me vone ne studion "AlbaFilm" dhe "Eurofilm". Pra, jane kater institucione, ne te cilat une kam levizur, por te gjitha me kane ndihmuar ne prodhimin kinematografik. Ne keto momente numeroj 10 filma artistike dhe 8 ose 9 dokumentare qe perbejne dhe ate krijimtari nder vite deri ne keto momente e lidhur gjithmone me filmin.

Si i kujtoni fillimet tuaja ne Teater?

Kur kujtoj ato fillimet e mia ne teater, nuk me sjellin ndonje kenaqesi per menyren se si kam qene aktor, kam luajtur, por me sjellin nje kenaqesi tjeter, punen me Teatrin dhe aktoret e medhenj te skenes shqiptare dhe veprat me permasa boterore qe viheshin ne ate kohe ne skene. Te gjithe keto faktore e konsoliduan me tej karrieren time. Ajo dramaturgji boterore dhe kombetare ku une pothuajse e preka mire. Pas punes me Pirro Manin ne Teater, menjehere kalova ne Televizion me proceset e disa lidhjeve dramaturgjike qe kishte teatri me filmin televiziv, kjo me dha ate mundesine e pare me filmin "Gjenerali i ushtrise se vdekur" dhe qe sot ka mbetur me te njejten vlere.

Bashkebisedimet me trupen, me aktoret, me Ismail Kadarene sollen nje kinema me nje fryme te re ne televizion. Televizioni me dha mundesi te medha, pasi ne mundem te merrnim dhe shfaqje teatri dhe te eksperimentonim. Pas "Gjeneralit te ushtrise se vdekur" ndertova nje film qe ndryshe mund ta cilesoj si nje nder filmat me te mire te karrieres sime "Udha e shkronjave". Mundesite tashme per te dhene nje film me permasa te tilla ne nje televizion qe akoma s'i kishte shkelur permasat e filmit me skenar origjinal, me dramaturgji origjinale etj., me dhane perseri mundesine qe te punoja me disa autore skenari shume te njohur, sic ishte Beci Dado.

Krijimtaria juaj artistike nder vite dha edhe kontributin e saj ne televizion. Ka qene e veshtire puna dhe bashkepunimi me RTSH ne ate kohe?

Te gjithe ata qe u moren me filmin nuk jane me ne televizion, sepse RTSH publik i sotshem ka mangesi te madhe. Ndjek po ate rruge te dikurshme te informacionit pa asnje ndryshim, ku sot jane mbi 40 kanale qe japin nje lum informacionesh. Prezenca e informacionit ne RTSh eshte e domosdoshme. RTSH eshte nje institucion madhor, pavaresisht nga veshtiresite qe ka, nga menyra se si e organizon prodhimin e filmit artistik apo dokumentar, ai institucion ndodhet nen goditje te shume artisteve. Ne keto momente, RTSh ka ngecur i gjithi per te mos thene se redaksia e filmit u prish. Po te benim nje llogari te thjeshte, do te shikonim qe ai na merr nje takse vjetore prej 1200 lekesh te reja, dhe sot llogariten 300 mije biznese te vogla ne Tirane vec atyre te medha dhe me dhjetera familje, te cilet paguajne dritat ku merret dhe taksa e televizionit. Pra, eshte nje shifer qe mund te shkoje 22 milione euro ne vit, e megjithate RTSH vazhdimisht thote qe nuk kam te ardhura. Nuk e di cila eshte arsyeja qe thote keshtu, ky eshte televizion publik, eshte takse publike dhe duke qene e tille ajo duhet te riorganizohet dhe nuk duhet te derdhet ne arken e shtetit dhe ta shpenzoje per gjera te tjera.

Cfare ndodhi me karrieren tuja pas ikjes nga RTSH?

Vazhdimesia ime ka qene ne studion "AlbaFilm". Ne momentet kur une kam hyre ne Kinostudion "Shqiperia e Re" perfshin nje periudhe te rendesishme te karrieres sime, pasi ka te beje me kater filma, te cilet jane cilesuar qe kane karakteristika njerezore ne interpretim, ne menyren e shkrimit te skenarit si; "Kush vdes ne kembe", "Dhe vjen nje dite", "Flutra ne kabinen time" dhe "Dasma e Sakos". Pas formimit te QKK erdhi kompania "EuroFilm", nje kompani artistike.

Dokumentari ze nje pjese te mire te karrieres suaj artistike...?

Prodhimi i viteve te fundit fokusohet i gjithi tek filmi dokumentar, por midis tyre filmi dokumentar sic eshte "Skenderbeu", "Butrinti", dhe dhjetera dokumentare te tjere, te cilat kane perfshire jo vetem problemet sociale, pasi nuk jane ne karakteristikat e mia, por me teper te karakterit historik apo te njohjes se arkeologjise, sic eshte "Rruga Egnatia", "Odise Paskali" apo "Te bekuarit" e shume dokumentare te tjere. Se fundi, dua te them qe karriera ime qe mbyllet tani, e kisha menduar gjate kete 70-vjetor, dhe e mira ishte qe t'i paraqisja publikut dicka me serioze, pasi dhe cmimi "Mjeshtri i Madh" erdhi ne kohen e vet, por "Skenderbeu" eshte nje veper jashtezakonisht madhore, e cila, ne fund te fundit, nuk ka perfunduar. Ministria e Kultures dhe QKK kane buxhete shume te uleta per filmat dhe nuk mundet dot te realizoje ate program qe ka menduar per 100-vjetorin e Pavaresise, prandaj me ane te shtypit dhe gazetes suaj, une bej thirrje qe jo vetem te realizohet i gjithe programi qe eshte menduar per 100-vjetorin e Pavaresise, por ne radhe te pare ky film duhet te financohet me cdo kusht, sepse filmi sjell jo pak gjera te reja, jo vetem te trajtimit shkencor dhe historik, por dhe ne trajtimin artistik. Projektet ndodhen ne MTRKS dhe presin nga casti ne cast te marrin miratimin e financimit ne kete Jubile.

Nje regjisor me permasa dimensionale, si ne teater ashtu dhe ne film. Si ju shikojme mes te dyjave?

Kontributi im ka qene shume i vogel ne teater, por ka influencuar jashte mase ne ceshtjen e interpretimit. Aktoret qe une kam preferuar ne film kane qene edhe aktore teatri, sic ishte Sander Prosi apo Kadri Roshi. Influencat e teatrit jane ne drejtime te tjera, teatri ka nje pike shikimi, ndersa kinemaja ka me dhjetera pika shikimi. Ky kendveshtrim i kinemase qe hyn ne nje imazh apo vizion tjeter eshte pjese perberese.

Me nje galeri filmash dhe dokumentaresh keni ndonje peng te parealizuar deri ne kete momente?

Vladimir Prifti: Jeta ime mes filmit dhe teatrit e plotesuar Vladim10

Nuk ka regjisor qe mos te kete ndonje projekt te parealizuar. Deri tani vone kam pasur nje komedi te mrekullueshme "Nje hap nga parajsa", por veshtiresite e medha ekonomike qe ka QKK gjithmone e sheh komedine jashte natyres se vet. Ndoshta do ta gjeje mundesine qe ta realizoje ne vazhdim, por ne keto momente ndjehem i plotesuar artistikisht.

KJ
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Vladimir Prifti: Jeta ime mes filmit dhe teatrit e plotesuar Empty Re: Vladimir Prifti: Jeta ime mes filmit dhe teatrit e plotesuar

22nd January 2016, 17:09
INTERVISTA/ Flet regjisori dhe skenaristi Vladimir Prifti

Pse është lënë në mes dokumentari “Skënderbeu?!

TVSH hesht, duhet të transmetojë sa më shumë filma dokumentarë

Albert ZHOLI

Vitin e kaluar një nga filmat dokumentarë më të spikatur ka qenë dhe filmi “Skënderbeu” me autor regjisorin e talentuar Vladimir Prifti. Ky film u ndërtua me katër pjesë me nga një orë për secilën pjesë. Por Qendra Kombëtare e Filmit, financoi vetëm dy pjesë të filmit “Principata e Kastriotëve”, dhe “Shteti dhe simbolet”. Dy pjesët e dyta: Diplomacia” dhe “Konsolidimi i shtetit” janë lënë në mes. Prifti pret financim për ta përfunduar këtë film ndër më interesantët për historinë shqiptare. Njëkohësisht ai kërkon nga TVSH transmetimin e këtyre dokumentarëve që kanë vlera të mëdha edukuese, por dhe informuese.


Filmografia :
· Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976);
· “Udha e shkronjave” (1978);
· “Kur hidheshin themelet” (1978);
· “Era e ngrohtë e thellësive” (1982);
· “Kush vdes në këmbë” (1985);
· “Dhe vjen një ditë” (1987),
· “Flutura në kabinën time” (1988);
· “Dasma e Sakos” (1998);
· “Të bekuarit” (2000);
· “Butrinti” (2002);
· “Legjenda e Baltës” (2003);
· “Rruga Egnatia” (2005).


Si ju lindi ideja për filmin dokumentar “Skënderbeu”?

Me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë, Qendra Kombëtare e Kinematografisë, kërkoi disa projekte të veçanta të lidhura me këtë figurë historike, kaq madhore për vendin tonë. Nëpërmjet disa dokumentarëve të karakterit historik unë ndërtova filmin dokumentar, “Skënderbeu” me katër pjesë. Duke i emërtuar ato pjesë për të përfshirë në të gjithë jetën dhe veprimtarinë e Skënderbeut.

Principata e Kastriotëve

Pjesa e parë “Principata e Kastriotëve, unë mora shumë fakte, ngjarje historike të lidhura në radhë të parë me Gjonin, të atin e Skënderbeut, me shtrirjen në vendbanimin e tij me pushtimin osman të trevave të Gjonit, dhe të trevave të tjera në shtetin e Arbërit, që në atë kohë ende nuk ishte formuar si shtet, por si principatë. Aty pasqyrohet origjina e kësaj familjeje, me fëmijët që lindën nga martesa e Vojsavës me Gjonin. Pra, në pjesën e parë ne vijmë deri tek lufta e Krujës e vitit 1450, kur Skënderbeu e konsolidoi si Kryeqytet Krujën e mori Principatën e të atit, filloi të formonte lidhjet nga të gjitha krahët duke formuar Lidhjen e Lezhës, 1444 etj.. Merret, gjithashtu, dhe me formimin për herë të parë, të ushtrisë së Skënderbeut, sa e madhe ishte kjo ushtri, a ishte një ushtri profesioniste, sa arriti ai të krijonte lidhjet me të gjithë princat e tjerë që morën pjesë në Besëlidhjen e Lezhës dhe përfundon me betejën e famshme të vitit 1450.

Pjesa e dytë shteti dhe simbolet

Kjo pjesë që quhet “Shteti dhe simbolet” ka lidhje me shumë pyetje që janë bërë dhe bëhen se: A kishte mundur Skënderbeu të bënte shtet? Brenda një lloj monarkie a ndërtoi ai shtet, pasi thuhet që kishte vulën e vet, bankën e vet , për ato që merrte si ndihma, por edhe financimet se si i vilte të ardhurat brenda përbrenda shtetit. Ai kishte ushtrinë e tij, kishte departamentet e diplomacisë, që filloi ti ndërtonte gradualisht dhe mbërrin deri tek, disa hapësira që gjithmonë kanë qenë shteg diskutimi. Mes tyre është dhe sa gjuhë fliste Skënderbeu, por edhe marrëdhëniet me gjuhën shqipe. Këtu jepen në mënyrë të qartë dhe marrëdhëniet me Papatin dhe marrëdhëniet me të gjithë Princat ose me të gjithë shtetet, tashmë që ishin pak a shumë të konsoliduara në Itali. Pra, ajo që shihet më interesante ishin marrëdhëniet me Alfonsin e Napolit, pastaj me mbretin Ferdinad dhe sigurisht, më kryesorja ajo që thamë me Papatin në Romë. Marrëdhëniet që kishte me veriun e Italisë kryesisht me Venedikun që në këtë periudhë ishte i shtrirë edhe në një pjesë të qyteteve bregdetare shqiptare edhe me princin e Milanit. Këto probleme janë shkruar kryesisht në librin e historianit Kristo Frashëri ,“Skënderbeu”, apo libri i Gjon Muzakas apo librat e historianëve italianë për figurën e Skënderbeut, pa diskutuar historinë e famshme të Marin Barletit. Mandej vijmë dhe në shumë dokumente të reja, të cilat janë tashmë pak a shumë të sjella në atë mënyrë që i konsolidojnë disa fakte historike dhe përcillen në pjesën e parë dhe të dytë të filmit dokumentar nëpërmjet historianëve që janë: Kristo Frashëri, Luan Malltezi, Pranvera Bogdani, Pëllumb Xhufi dhe Moikom Zeqo, por edhe nëpërmjet aktorëve me emër siç janë Fatos Sela, Sokol Angjeli dhe Roza Anagnosti... Kjo i dha filmit një ngjyrë dhe një formë të re tepër interesante dhe filmi u shfaq në Festivalin e filmit, në disa kinema në kryeqytet, por edhe në Kosovë.

Tani kanë ngelur pa u trajtuar dhe dy pjesë të tjera?

Pjesa e tretë “Diplomacia e Skënderbeut”

Po. Janë dy pjesë, të cilat nuk mundën të realizoheshin në kuadër të 100-vjetorit për arsye financiare. Këto dy pjesë kanë lidhje me diplomacinë dhe marrëdhëniet e Skënderbeut me shtetet fqinje, në radhë të parë me Italinë e jugut, me Alfonsin e V, me mbretin Ferdinant, por dhe marrëdhëniet me Papatin sidomos me Papa Piun e dytë, me qëllim që të krijonte një front të fuqishëm kundër Mehmetit të Dytë. Kjo nuk u realizua por Skënderbeu, sërishmi në këtë kohë korri disa fitore madhore. Pra del në pah lidhja e tij me shtetet e vogla italiane, Vendeikun, Papatin Napolin, Milanon...etj..

Pjesa e katërt “Konsolidimi i shtetit”

Pjesa e katërt lidhet me konsolidimin dhe mundësinë për ta ndërtuar shtetin, me të gjithë principatat, siç bëri në fillim me Besëlidhjen e Lezhës. Këtë radhë nuk mundi t’i mbledh të gjithë pasi Principatat ishin të përçara, ku vendin kryesor e zë Lekë Dukagjini, një figurë tepër e lidhur me Skënderbeun, i cili për shumë kohë pothuajse ngeli jashtë luftërave të tij dhe vetëm në fund të jetës së tij ai u bashkua me Skënderbeun, ku së bashku fituan luftën e përgjakshme të rrethimit të tretë të Krujës. Në këtë pjesë është dhe vdekja e Skënderbeut, vdekja e natyrshme dhe largimi i pasardhësve për në Itali. Tregohet largimi i Donikës dhe i djalit, por ka me dhjetëra argumente që lidhen me portretin e Skënderbeut, shtatin që kishte, (i gjatë, i fuqishëm), apo ishte i shkurtër siç jepet në ndonjë vizatim, apo skulpturë. Tregohen dhe marrëdhëniet me princat të cilëve u la një vend të formuar si Principatë, duke dhënë porosi se si duhej të ecte ky shtet duke lënë një histori të madhe për vendin tonë.

Përse nuk janë xhiruar dy pjesët e dyta?

Këto dy pjesë të dyta nuk janë xhiruar pasi kërkojnë financim. N.q.s nuk financohet nga Qendra Kombëtare e Filmit, këto dy pjesë nuk do të mund të realizohen duke e lënë përgjysmë figurën e Skënderbeut në filmin dokumentar. Unë nuk heq dorë nga kjo vepër pasi bëhet fjalë për figurën më madhore të kombit tonë. Më parë nuk është realizuar një film i plotë për Skënderbeun. Janë dy gjëra kryesore në lidhje me filmat e prodhuar: E para, që Ministria e Turizmit Rinisë dhe Sporteve ta shpërndajë këtë film nëpërmjet DVD-së, në shkollat 9-vjeçare, apo dhe në shkollat e mesme. E dyta është që televizioni publik shqiptar ka dalë me disa kanale të reja për sportin, muzikën, artin, dhe ndjehet nevoja që këta filma me autorë shqiptar të prezantohen nëpërmjet këtyre kanaleve. Ky televizion na merr një taksë dhe është në nderin e tij të propagandojë filma të tillë, pasi ai vetë nuk prodhon. Mes shumë filmave të mirë janë dhe filmat “Butrinti”, “Egnatia” , “Aleksandër Moisiu” dhe filmi i fundit që duhet të transmetohen, pasi këto kanale i kanë të gjitha mundësitë. Filmi dokumentar e afron shumë publikun e ri sidomos studentët që nuk njohin shumë figura.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi