Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Kërkohet “prifti fluturues” Empty Kërkohet “prifti fluturues”

25th April 2008, 19:55
Kërkohet “prifti fluturues”
Brazil, një prift humbet pas tentativës për thyerjen e një rekordi botëror, duke u varur në tullumbacet e mbushura me gaz

Që nga e diela e kaluar, skuadrat e shpëtimit në Brazil kanë nisur kërkimet për “priftin fluturues”, i cili humbi pa lënë gjurmë, ndërsa përpiqej të thyente një rekord botëror, duke u varur në tullumbace të fryra me gaz. Kërkuesit arritën të gjejnë një pjesë të tullumbaceve mbi oqean, përtej bregdetit brazilian, por jo priftin katolik Adelir Antonio Di Carli. Ai u ngjit në ajër të dielën nga qytetit portual Paranagua. Sipas autoriteteve, ai kishte me vete një kaskë, kostum termik dhe një parashutë. Qëllimi i tij ishte thyerja e rekordit prej 19 orësh në fluturim i varur tek tullumbacet, dhe nëse e arrinte një gjë të tillë, do të mblidhte para për krijimin e një vendpushimi spiritual për kamionistët e Paranaguas, qytetin më të madh port të Brazilit. Sipas të përditshmes britanike “The Telegraph”, prifti u raportua i humbur vetëm 8 orë pas nisjes, pasi kishte humbur kontaktet me autoritetet portuale. Këto të fundit nisën menjëherë kërkimet dhe mundën të gjejnë dje në mesnatë vetëm një pjesë të tullumbaceve ku ishte varur Di Carli. “Duke pasur parasysh gjendjen e tij fizike dhe pajisjet që kishte me vete, do të thosha se ka më shumë se 80 për qind mundësi që ai të jetë ende gjallë”, - tha Xhoni Koelo, komandanti i departamentit të zjarrfikësve në Penha, i cili po ndihmon në kërkimin e priftit. Ai shtoi se Di Carli, i cili ka bërë kurse për mbijetesë në xhungël dhe ngjitjen e maleve, kishte marrë me vete sasi të mjaftueshme uji të pijshëm dhe cereale, për të qëndruar gjallë për të paktën 5 ditë. Koelo mendon se prifti mund të jetë duke lundruar mbi oqean ose duke pushuar në ndonjë plazh përgjatë bregdetit. Ai shpjegon se Di Carli është një zhytës me eksperiencë dhe ka me vete një pajisje GPS, telefon satelitor dhe një karrige pluskuese. “Ai e përdori për herë të fundit telefonin në orën 8.45 të së dielës, për t’i treguar marinës vendndodhjen e tij, dhe që nga ai momenti nuk kemi dëgjuar më prej tij”, - tha Koelo. Prifti ka tentuar edhe më parë aventura të ngjashme. Në 13 janar të këtij viti ai përdori 600 tullumbace që e mbajtën atë në një udhëtim prej 4 orësh dhe 5300 metra lartësi nga qyteti i Amperës në Argjentinën fqinje, ku u ul shëndosh e mirë.


Korrieri
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi