Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Ekziston testamenti i Skënderbeut  Empty Ekziston testamenti i Skënderbeut

25th January 2016, 20:41
Testamenti i Gjergj Kastriotit ekziston.

Fjalimi i Papës Paolo VI me rastin e 500-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit (të enjten, më 25 prill të vitit 1968) e zbulon këtë fakt.

Heroi ynë që ishte përveç strateg, ushtarak, politikan, poliglot, ka qenë dhe largpamës.

Dashuria për atdheun tonë ka qenë në qendër të vëmendjes së tij. Ai edhe mbas vdekjes donte që toka dhe populli shqiptar të kishte atë që me të vërtetë meritonte dhe i takonte. Ajo ishte dëshira e tij dhe e la dhe me testament, i cili gjendet në Vatikan.

Unë mendoj se mundet edhe për arsye gjeopolitike, ky testament nuk është shpallur akoma publikisht, por jam i sigurt që një ditë ai do të zbardhet në mes të dritës dhe përpara gjithë botës.

Ky dokument që është publikuar nga Vatikani, dëshmon që testamenti i Gjergj Kastriotit, ka qenë gjithmonë një shtyllë e pashmangshme për të gjithë dhe që nuk mund të harrohet apo të injorohet.


Bota Sot
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Ekziston testamenti i Skënderbeut  Empty Re: Ekziston testamenti i Skënderbeut

25th January 2016, 21:12
Fjalimi i Palit VI

në qindvjetshin e V të Heroit Kombëtar të Shqipnisë

E Ejte, 25 Prill 1968


Bij fort të dashun Shqipëtarë.

Po Ju sjellim juve nji mirëseardhje të veçantë, mbassi qenkeni mbledhun për të kujtuem Pesëqindvjetoren e Gjergjit Kastriot Skanderbegut, fatosit të Kombit t’uej e të Krishtenimit, përanë kësajë Selije Apostullike, të cillën mund e njehni si shtëpinë t’uej.

Na po ju shohim me të kënaqun, sepse e diejmë se shpirti me të cillin ju e kujtoni ketë rasë âsht se asht shpirti i hershëm i fisit t’uej, i cilli gjith here përmi çdo interres ka vum vëlernat e trashigueme të besës, të nderës e të burrnísë.

Të tilla virtyte i ka bam nji me vehten e vet fatosi Skanderbeg, e juve ju a ka lanun trashigim; bashk me lidhëninë e pandame me miqt e vjetër të Atdheut t’uej, ndër të cillët kjo Seli Apostullike gëzohet tue u radhitun, mbassi njehet ndër ata qi gjalën kurr nuk ju a luejtën.

Këto virtyte Gjergj Kastrioti ju i ka lanun amanet në Atdhe, edhe në kurbet e në mergim.

Mirë se historija ju ka pam të shtypum e të shpërndam, por dora e dashun e Perendisë ka bam qi ju e gjith gjaku i juej i shprishur, me gjallni qi keni me të lem, e me të njoftuna të fitueme, u bât urë miqasish e bashkpunimesh, ku keni dalun parardhësit e ekumenizmit modern.

Urimi i ynë në ketë rase, pra, për ju e për gjith Shqipëtarët, asht qi vujtja të bashkohet në ju përherë me shpirtin t’uej heroik qi keni nga të Parët e të ju japë resë të shërbeni porsi element bashkkuptimi e pagje mes fisesh e gjuhësh të çame ndër veti.

Do t’vërtetohet kështu testamendi i Skandërbeyut, e do të shkëlqejë me meritime të reja Atdheu j juej të cillin na e kemi kaq shum për zemër dhe e bekojmë me gjith shpirt.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi