Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Vula e Skënderbeut Empty Vula e Skënderbeut

27th December 2007, 02:10
Ambasadori shqiptar në Danimarkë: Ja si u gjet vula e rrallë. Konsiderohej si relike osmane

Belina Budini
TIRANË – Nga kancelaria e Gjergj Kastriot Skënderbeut në Muzeun Kombëtar të Danimarkës. Bëhet fjalë për një vulë dylli origjinale, të përdorur nga Skënderbeu, e cila pritet të mbërrijë së shpejti për t’u ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë dhe në muzeun e Krujës. Sipas studiuesve dhe njohësve të epokës së Skënderbeut, kjo vulë mbart vlera të shumta historike si dëshmi materiale e kancelarisë së Skënderbeut. Përveç disa letrave nga korrespondenca e Skënderbeut, pak prej objekteve që ka përdorur ai kanë mundur t’i rezistojnë kohës e të ruhen deri sot. Më shumë se për vulat dhe objektet e skrivanisë së tij është treguar kujdes për armët, të cilat ruhen në muzeume. Sipas studiuesve, deri tani nuk është zbuluar dhe nuk ka mbërritur në Shqipëri asnjë vulë origjinale, përveç stampimeve të vulave të ndryshme që ka përdorur Skënderbeu në letrat që ai ka shkruar, pak prej të cilave kanë arritur të gjenden. Lajmi për mbërritjen e pritshme të vulës së rrallë është konfirmuar dje për “Shekullin” nga zyra e shtypit e Ministrisë së Jashtme. Zëdhënësi i kësaj ministrie është shprehur se “Vula e dyllit të Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, e cila ndodhet në Muzeun Kombëtar të Danimarkës, me interesimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme do të ekspozohet së shpejti në Muzeun Kombëtar në Tiranë si dhe në muzeun “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë.

Si u njoh vula
Prej kohësh qëndronte e ekspozuar në Muzeun Kombëtar në Kopenhagen. Por studiuesit shqiptarë nuk e kanë pikasur atë. Ajo ka qëndruar e harruar deri para pak kohësh, kur ambasadori i Shqipërisë në Danimarkë, Qemal Minxhozi ka treguar interes për objektin në fjalë. Pasi ka parë vulën e ekspozuar në muzeun e Danimarkës, ambasadori shqiptar ka zhvilluar një takim me kuratorin e Muzeut Kombëtar të Danimarkës, Peate Penz, me të cilin kanë rënë dakord që vula të sillet për t’u ekspozuar në Shqipëri. Minxhozi e ka vrojtuar nga afër vulën e dyllit të Heroit Kombëtar në këtë muze. Ai është shprehur se vula është në gjendje shumë të mirë dhe se të gjitha inicialet e saj ishin tepër të qarta. Nga ana tjetër, sipas kuratorit të muzeut të Danimarkës, Peate Pentz, vula mendohet të jetë derdhur në gadishullin Italik, pasi kualiteti i derdhjes është shumë i lartë dhe i avancuar për t’u krijuar në vende të tjera të Evropës. Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ambasadori ynë ka biseduar me kuratorin danez për mundësinë e ekspozimit të kësaj vule me kaq vlera të mëdha kombëtare e historike në Muzeun Kombëtar të Tiranës dhe edhe në atë të Krujës. Në takim janë dorëzuar formularët për kushtet që duhet të plotësohen nga specialistët shqiptarë përkatës, për të bërë të mundur zhvendosjen e shpejtë të kësaj vule dhe mirëmbajtjen e saj në kushte të mira.

Prononcim:
Sabri Godo: Sikur të na bëhej dhuratë kjo vulë!
Shkrimtari Sabri Godo, i cili ka shkruar edhe një libër kushtuar heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, titulluar “Skënderbeu”, shpreh entuziazëm për mbërritjen e kësaj vule të ekspozuar në Danimarkë, edhe në Shqipëri. “Ky është një lajm i bukur. Mendoj se kjo vulë, nëse vërtet është ajo që përshkruhet, është e një rëndësie të madhe dhe mbart shumë vlera. Unë nuk e kam parë atë, por do të pres kur ajo të mbërrijë që ta vrojtoj nga afër. Megjithatë, ndoshta do të ishte më mirë që ajo jo vetëm të ekspozohej në muzetë tona, por të ishte edhe pjesë e tyre. Më bukur do të qe nëse muzeu i Evropës ku është ekspozuar t’ia bënte dhuratë Muzeut tonë Kombëtar”, - shprehet Godo. Ai shton se nga kancelaria e Skënderbeut janë zbuluar disa gjëra interesante dhe me shumë vlera dhe se të tilla, me siguri, ende kanë për t’u zbuluar në të ardhmen. Zbulimi i korrespondencës së Skënderbeut në arkivat e Vatikanit është një nga surprizat më të bukura të kohëve të fundit si dëshmi tepër e rëndësishme historike e kohës. Në shumë prej këtyre dokumenteve ka edhe vula të Skënderbeut,

Studiuesi:
Vulat e Skënderbeut, historia e vulës shtetërore dhe sekrete
Studiuesi Dhimitër Pilika, autor i disa studimeve për vulat dhe për betejat e kohës së Skënderbeut, na shpjegon historinë e gjetjes së vulave të stampuara në letër nga epoka e Skënderbeut. Ai thotë se bëhet fjalë për vulën shtetërore dhe atë sekrete të Skënderbeut. “Por nuk janë vula materiale, madje nuk janë gjetur as dokumentet origjinale në letër të vulosura, por disa kopje të tyre. Këto kopje me vulën shtetërore dhe atë sekrete të Gjergj Kastriot Skënderbeut janë ekspozuar prej kohësh në muzetë shqiptare, që prej vitit 1961. Që të dyja janë gjetur nga një profesor sllovak në Pragë, në arkivin e Raguzës”, - tregon Dhimitër Pilika. Ai shton se vula shtetërore stampon imazhin e një shqiponje me dy krerë dhe një yll me gjashtë cepa, që përfaqëson diellin, ndërsa vula tjetër, ajo sekretja, që sipas Pilikës, përdorej nga Skënderbeu për dokumente kryesisht financiare, stamponte imazhin e Zeusit të Dodonës bashkë me Ledën, një perri pellazge. Pilika përmend si gjetje interesante nga kancelaria e Skënderbeut edhe letrat që ky i fundit i ka pas çuar Vatikanit. Deri më tani gjenden të botuara vetëm letrat që Vatikani i ka pas dërguar Skënderbeut dhe jo anasjelltas. Në letrat e zbuluara janë gjetur edhe stampimet e vulave që ka përdorur Skënderbeu. Sa i përket vulës së gjetur, Pilika thotë se nuk e ka parë ende atë dhe se nuk mund të flasë me siguri pa e vrojtuar


Minxhozi në tratativa për sjelljen në Tiranë. Ja aventura e vulës, që mbërriti në muze nga një ankand

Ambasadori: Si e gjetëm vulën në muzeun e Danimarkës

Ka përfunduar në muzeun e Danimarkës që në 1839, por jo si vulë e Skënderbeut. Është blerë nga ky muze me ankand në këtë kohë si një relike e Perandorisë Osmane. Deri në dhjetor të vitit 2002 njihej dhe ekspozohej në pavijonet e Muzeut Kombëtar të Danimarkës si e tillë. Ja çfarë rrëfen ambasadori shqiptar në Danimarkë për odisenë e kësaj vule qindravjeçare: “Që nga 1839 vula e Skënderbeut që pritet të mbërrijë në Tiranë konsiderohej si një relike nga vulat e Perandorisë Osmane. Vetëm përpara një viti, arkeologu Peate Penz, kurator i muzeut, në një studim të bërë, zbuloi se nuk bëhej fjalë për një relike të Perandorisë Osmane, por për një nga vulat origjinale të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Në të njëjtën kohë vula e zbuluar, pjesa e dyllit ka iniciale të qarta që tregojnë datimin e saj që nga koha e Skënderbeut. Arkeologu i njohur danez Penz ka përgatitur një artikull të gjatë studimor që do të botohet së shpejti në mediat shkencore të Kopenhagenit dhe do të titullohet “Shqiptari i madh”. Në këtë artikull ai do të zbulojë se si arriti ta identifikojë objektin e pretenduar për relike të Perandorisë Osmane që doli se është vula e heroit kombëtar të shqiptarëve”, - shprehet nga Danimarka, ambasadori i Shqipërisë atje, Qemal Minxhozi. Ai këto ditë është duke bërë tratativa për ta sjellë objektin në Shqipëri që të ekspozohet dhe thotë se mendohet që objekti të mbërrijë këtu pas një ose dy muajsh. “Ky është një proces që kërkon dëshirë politike, të cilën, ne e kemi patur deri tani, por edhe i kushtueshëm”, - shprehet Minxhozi. Më tej ai shton se ka vetëm tre ditë që ka patur mundësinë ta vrojtojë nga afër dhe ta prekë vulën në fjalë. “Përpara tre ditësh m’u mundësua ta vrojtoj nga afër këtë vulë dhe ta prek atë, sigurisht i pajisur me dorashkat përkatëse. Vula nuk është ndonjë objekt mahnitës, as i ndonjë madhësie të pazakontë siç mund të mendohet. Është pak më e madhe se vulat tona të zakonshme zyrtare. Ajo përbëhet nga pjesa metalike, që është vula e parë nga sipër dhe pjesa e dyllit ku lexohen qartë inicialet identifikuese të kohës së Skënderbeut. Gjatë gjithë këtyre kohëve, pra që nga 1839 kur vula ka mbërritur në muzeun e Danimarkës, është prezantuar siç thashë, si relike e osmanëve dhe vetëm para një viti është identifikuar si shqiptare nga Penz”, - shprehet ambasadori Minxhozi. Ai shton se ndërkohë që bëhen tratativat për ta sjellë në Tiranë, po mendohet që ardhja e saj në Shqipëri të shoqërohet edhe me ndonjë aktivitet, ku ajo të prezantohet më mirë për publikun dhe studiuesit shqiptarë. Sa i përket blerjes apo dhurimit të këtij objekti për muzeun shqiptar, Minxhozi thotë se është ende herët të flitet për këtë dhe se ajo që pretendohet për momentin është sjellja e objektit për t’u ekspozuar në Tiranë.




Vula e Skënderbeut Vula_e11
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Vula e Skënderbeut Empty Re: Vula e Skënderbeut

1st March 2014, 15:47
Mandati eshte i shkruar ne pergamen, ku jane varur dy vula origjinale shteterore. Njera eshte vula shteterore e Skenderbeut dhe tjera e noterit Johannes Borcius de Grillis



Perkthimi ne gjuhen shqipe i mandatit nga viti 1458
Mandati i Skenderbeut per Papen






Duke qene se kohe me pare jemi njoftuar nga raporti i Martin Muzakes, keshilltarit dhe oratorit (zedhensit) tone, te cilin, kohe me pare e kemi dergue te shenjteria dhe fortlumturija e Tij Hyjnore, pape Piu i II-te; qe shenjteria e Tij, papa yne, duke u kujdesur per poziten e fese se krishtere, e cila eshte sulmuar nga fatkeqesia e njerzimit, tirani turk, Mehmeti (i II-te, m.a.) dhe bashkeluftaret e tij, armiq te emrit, i krishtere; duke deshiruar qe te ndihmoj me sherbimin e tij dhe t'iu vije ne ndihme forcave te tija; ka paralajmeruar, ftuar dhe shtytur nje numer te madhe te mbreterve te krishtere, qe te ofrojne sherbimet e tyre, per nje veper kaq te shenjte dhe te dobishme; dhe se duhet bere kete nga obligimi dhe pranimi i dobive qe kane ndaj fese se krishtere; ka ftuar shume mbreter te krishtere qe te bashkohen personalisht ose duke derguar perfaqesues te tyre me autorizime te plotefuqishme dhe zyrtare.

Ne, Gjergj Kastrioti Skenderbeu, zot i Shqiperise, si te krishtere te mire, deshirojme te renditemi ne mesin e atyre besimtareve te krishtere, te permendur, duke u treguar besnike dhe sherbetore te denje; emrojme te lartepermendurin, Martin Muzaken, te i cili kemi besim te pakufishem dhe kofidence, per legalitetin e tij ndaj nesh, eksperiencen, ndershmerine, zotesine dhe pergaditjen e larte intelektuale; pikerisht te njejtin, Martin Muzaken, e veme, percaktojme dhe autorizojme qe sipas permbajtjes se ketij mandati te jete oratori (zedhenesi) dhe perfaqesuesi yne legjitim dhe legal; qe ne emer Tonin dhe per Ne te paraqitet prane te lartecekurit, shenjterise se Tij, papes tone dhe para shume te nderuarit Kolegj te Kardinaleve, ne Kongregacionin e permendur; dhe me mbreterit tjere apo me oratoret (zedhenesit) e tyre, aty, per te njejten problematike (teme) ose per ndihme fese sone te shenjte, e cila ne te shumten varet nga ata; per nder dhe emer te Zotit, te debatoje, te bisedoje, te jape mendim, te shqyrtoje dhe te nxierr perfundime, qe do te ishin ne favor te nje ndermarrje te tille ose te bente cdo gje qe eshte e mundur, duke pohuar, sajuar, bashkuar, mbledhur ose konkluduar, per nje veprim te tille; ne emer Tonin dhe per Ne, te marr obligime duke treguar ate qe eshte per tu lavderuar, lejuar dhe zbatuar; cka do te pranonin te gjithe te pranishmit, por edhe individualisht; dhe persa ka te bej me ne; ose sa do te kishte te bente me ne, si dhe per personalitetin Tone; me te mirat tona; token tone; qytetet tona te fortifikuara; vendbanimet tona; keshtjellat tona dhe ne popullin tone; besniket tone te armatosur, ne njerzit tone, pjeserisht apo ne tersi; per te mbrojtur fene e krishtere dhe ne dem te armiqeve tone te permendur; siq do te verehet edhe nga mandati yne i hapur, te cilin e dergojme; dhe si mund te konkludohet, qe ligjerisht obligohemi, qe me vulen tone, dhe me vulen e tij, me te cilen siguron per cdo premtim dhe obligim te bere; duke u pergjigjur me cfardo shume te hollash, si dhe me te gjitha te mirat tjera, te cfardo natyre qofshin ato, nga te gjithe personat, kolegjet apo bashkesite, duke mbeshtetur te permendurin, shenjterine e Tij, zotin tone, papen dhe Seline e Shenjte, shume te nderuarin Kolegj te Kardinaleve nga Kongregacioni i permendur, si dhe mbreterit, sundimtaret, dhe gjithe te tjeret, qe me forcen e nje marreveshje, per te cilen edhe ne jemi shume te interesuar, sic jemi deklaruar edhe me larte; dhe te gjitha keto i bejme personalisht; pranojme paqen, veprojme dhe marrim nga te gjithe, pa dredhi, duke hequr cdo lloj dyshimi per mashtrim; ndersa juve, te lartepermendurit, te gjitheve dhe secilin, ju vejme dhe emrojme, duke dhene fjalen e sundimtarit (mbretit); duke shprehur devotshmerine, nderin dhe besnikerine tone; e konsiderojme si te perhersheme dhe premtojme: se te gjitha oblgimet tona do ti permbushim. Duke ju siguruar ju se, veprimet e permendura; obligimet; pa dredhi, te gjitha deri ne nje, per te cilat kemi dhene fjalen, permes oratorit (zedhenesit) ose ambasadorit tone Martin Muzakes, si te pohuara, shqyrtuara, paralajmeruara, debatuara dhe perfunduara, i pranojme dhe obligohemi per to.

Deshmine e te gjithe ketyre, e forcojme, duke urdheruar vulosjen me vulen tone te zakonshme, te varur.
Leshuar ne Rodon, ne vendin e Shen Merise, ne prezencen e deshmitareve te ftuar dhe te lutur (nderuar); ne prezencen e shume te nderuarit ne Krisht, atit dhe zotit Pal, me meshiren hynjore, kryeipeshkv i Durresit dhe i krahines se Ilirikut; dhe te nderuarit ate, Pjeter Dukes, abat prothosengulator (i betuar) ne Aleksandrin nga Moledina dhe shume te nderuarit vella Bardh, prior i Kuvendit te Shkodres nga Urdheri i predikuesve (domenikaneve) dhe nuncit apostolik ne Shqiperi, shume te nderuarit zotit Raione Celnicho.

Ne vitin e Krishtit, 1458, indikti i I-te, diten e 28 te tetorit.
Noteri Grillis firmos boterisht mbreterine shqiptare

Une, Johannes Borcius de Grillis, prift i ipeshkvise se Durresit, notar publik me urdher dhe autorizim te mbretit, firmos te gjitha keto dhe secilen; isha prezent, per kete dhe i lutur; boterisht pohoj dhe firmos mandatin; por meqe isha i zene me pune, kam urdheruar qe te tjeret ta shkruajne; e une e kam firmosur me shenjen time te zakonshme, te notarit publik dhe me emrin tim, se bashku me vulen varese te te lartepermendurit dhe shume te ndriturit zot Skenderbe, e kam forcuar besimin, me deshmine e gjithe kesaj dhe seciles, qe eshte permendur me larte.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi