Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Admin
Admin
Administrator
Administrator
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 5043
Points : 2624
Reputacioni : 226
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.zeriyt.net/

Receta te ndryshme Empty Receta te ndryshme

26th December 2007, 02:37
Qofte me domate

2 luge qepe e grire holle
60 ml vaj ulliri
450 gr domate te fresketa ose kutie te qeruara dhe te prera ne copa
6 gjethe berzilloku
kripe e piper i bluar
125 gr buke e grire
60 ml. qumesht
450 gr mish i bluar viçi
125 gr djath deleje i forte i grire ose parmezan
2 veze te rrahura
2 luge majdanoz i grire
2 thelpinje hudher e grire


Ne nje tenxhere te madhe skuqni qepen ne vaj dhe shtoni domatet e berzillokun ,hidhni kripe e piper dhe zijeni ne zjarr te mesem per 10 min..Ne nje tas per perzieni buken e therrmuar me qumesht dhe shtoni mishin e grire ,djathin vezet majdanozin dhe hudhren.Hidhni kripe e piper dhe perzijeni qe te bashkohen ne nje te gjithe perberesit .Me kete perzierje beni qofte dhe verini ne salcen e domateve .Lerini ne zjarr te vlojne per 20-25 min.,duke i kthyer me kujdes ,sherbejini te nxehta.
Ju beft mire!

Fileto mishi me kerpudha


6 Luge vaj ulliri
500gr fileto mishi
kripe e piper i bluar, i fresket
300 gr kerpudha pylli te perziera
2 thelpinje hudher e grire holle
2 luge majdanoz e grire holle
125 ml.vere e bardhe

Nxehni 2 luge vaje ne nje tigan te gjere ne zjarr te forte .Skuqni mishin derisa te krijoje kore ne siperfaqe .Hidhni kripe e piper.Zijeni per 10 min. duke bere qe mishi te mberet i kuq nw qender .Hiqeni nga zjarri dhe lereni menjane.Nxehni vajin e mbetur ne tigan ,fergoni kerpudhate pastruara mire dhe te prera ne copa , hudhren dhe majdanozin per 8-10 min. ose derisa kerpudhat te zbuten .Hidhni veren dhe zijeni derisa ajo te avulloj .Hidhni kripe e piper sipas deshires .Mishin dhe salcen e kerpudhave sherbejeni se bashku.
Ju beft mire!

Rizoto me majdanoz

30gr palce e therrmuar mire
30 gr gjalpe
3 luge vaj ulliri
1-2 thelpinj hudher e grire
350 gr oriz i imet
7. 5 leng zarzavatesh ose koncentrat vegjetal
1 luge plot me berzillok i grire
1 luge me majdanoz te grire
kripe e piper
3 luge djathe deleje i forte ose parmezan i grire

Ne nje tenxhere shkini ne temp. te ulet pascen .Pas 1-2 min. shtoni gjalpin ,vajin, hudhren dhe lerini te fergohen edhe nje min.Shtoni orizin ,lerini te marre shije duke e perzier vazhdimisht ,pastaj filloni ta lagni me lengun e zarzavateve ,pak nga pak duke e perzier vazhdimisht.Pak min. para se orizi te jete gati shtoni berzillokun dhe majdanozin .Provojeni per kripe dhe shtojini edhe piperin dhe ne fund i shtoni djathin e therrmuar
alesia
alesia
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 12/01/2008
Postime : 153
Points : 6
Reputacioni : 6
Medalje2 Medalje3

Receta te ndryshme Empty Re: Receta te ndryshme

12th January 2008, 22:26
o and po lakroret si gatuhen andej nga korca?
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Receta te ndryshme Empty Re: Receta te ndryshme

20th January 2008, 19:02
aleisa,unë nuk jam ngaKorçapor nga Ksova,vetëm edi se lakrorët gatuhen thjeshtë ,njësoj si në Korçë si kudo të shqiptaret,varet i duam me qepë,lakra,apo....Mua më pëlqejnë.
Të përshendes aleisa,dhe do të bënit mirë të na njoftoni edheme shumë specialitete të kuzhines shqiptare.

rrespekt.
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Receta te ndryshme Empty Re: Receta te ndryshme

6th March 2008, 16:46
Message reputation : 100% (1 vote)
Sa bukur Mary,nuk kam guxim te i lexoj kur jam i uritur,vertete kuzhinashqiptare eshte me cilesore se ato perendimore.
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Receta te ndryshme Empty Re: Receta te ndryshme

24th March 2008, 00:15
Receta te ndryshme 23289710

Per 4 porsione ju duhen:

1 kg spinaq

2 karrota

2 qepe mesatare

nje grusht sherije supe (si ato qe duken ne foto)

2 luge vaj ulliri (luge druri e kam llafin)

kripe,piper

pak vegeta

uje sipas deshires

Pritini karrotat ne forme kubike ose rretha te holle dhe zijini pakez ne fillim.Lajeni spinaqin mire dhe grijeni dhe ate holle, po ashtu dhe qepet grijini holle.

Sherijet e supes (mund te perdorni dhe oriz nuk prish pune), shpelajini mire ne uje te ngrohte qe ti iki niseshteja e tepruar.

Vini se pari qepet e grira te skuqen pakez ne tenxhere dhe me tej shtoni dhe spinaqin e karrotat , si dhe sherijet.Prisni ca deri sa spinaqi te bjere dhe mblidhet ne menyre qe ta leshoje komplet lengun e vet dhe shtojini uje me sy.

Nderkohe shtojini dhe piperin,kripen dhe vegeten dhe lijeni te zihet ne zjarr te ulet,derisa sherijet dhe karrotat te jene zier sa duhet dhe uji i tepert te jete thithur.

Opsionale: perpara servirjes mund ti hidhni dhe nje veze siper dhe ta skuqni siper spinaqit , keshtu ta hani gjellen me veze siper.

Po ashtu sipas deshires gjelles mund ti shtoni dhe salce dhe kime.

Servireni te ngrohte dhe mos harroni dhe kosin se i jep shume lezet:)

Ju befte mire!
Anonymous
Musafir
Vizitor

Receta te ndryshme Empty Re: Receta te ndryshme

24th March 2008, 11:18
Byrek me spinaq

Për 4 vetë

Duhen:

- miell 3 gota uji
- uje 300 gram
- spinaq 1 kg
- vezë 1 kokërr
- djathë 100 gram
- vaj 1/2 filxhan caji
- kripë, piper

Gatimi:

Hidhet mielli ne tepsi dhe hapet nje gropë në mes, shtohet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me vaj shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me vaj, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me vaj. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me vaj dhe piqet,.me te mira
Anonymous
Musafir
Vizitor

Receta te ndryshme Empty Re: Receta te ndryshme

24th March 2008, 11:28
Tarator
Per 5 veta : 1 lt kos 200 g kastraveca te vegjel pa fara te grire imet . 1 koker hudher e grire shume holle 1 filxhan kafeje vaj ulliri ,pak uthull, kripe ..

Pergatitja :

Per Tarator Preferohet Kos i Trashe . Hidhet kosi ne nje ene porcelani me pak kripe dhe punohet me telin e kuzhines ose ne mixer sa te jete homogjen . Nderkohe kastravecat e pastruar i grijme ne rende te trashe dhe i kullojme nga lengu i tyre i tepert i hedhim ne enen me kos. Bashke me hudhrat e grira imet mundesisht te shtypura dhe i periziejme serish derisa te jete mase homogjene gjate kesaj kohe shtojme dhe vajin dhe kripen dhe pak uthull sa per shije . Pasi te jete perzier mire e vendosim enen ne frigorifer per rreth 1 ore sa te ftohet pak ...
Serviret gjithmone e ftohte...
Anonymous
Musafir
Vizitor

Receta te ndryshme Empty Re: Receta te ndryshme

24th March 2008, 11:30
Paçe vici

Per 5 vete : 1 kg plendes vici ;500 gr tul domateje ;20 gr gjalpe1 kokerr qepe disa thelpinj hudher 1 deges rozmarine . 1 gjethe dafine ;1 gote vere te bardhe pak miell . vaj kripe

Pergatitja :

Pastrohet mire Plendesi i vicit lahet dhe pritet ne rripa . Pervelohet per 5 min ne uje te valuar dhe e shplajme ne uje te ftohte .grijme qepen e kaverdisim me gjalpin dhe me pak vaj dhe pak miell . Pastaj hedhim plendesin e prere Hudhrat rozmarinen dafinen dhe kripen. E leme te zieje per rreth 15 min se bashku me veren dhe pak qumesht . Gjate zierjes nese ka avulluar shtojme uje sa te mbulohen komplet hedhim domatet e prera ne kubike te vegjel dhe vazhdon zierja ne tenxheren e mbuluar. e leme te zihet derisa te valoje mire .

Sponsored content

Receta te ndryshme Empty Re: Receta te ndryshme

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi