Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Te ftohta, por mmm... teper te shijshme Receta të ftohta Empty Te ftohta, por mmm... teper te shijshme Receta të ftohta

27th February 2008, 12:12
Te ftohta, por mmm... teper te shijshme

Të pagatuara. Apo të sapodala nga frigoriferi. Në formë sa-llatash, edhe pse nuk i njihni për të tilla. Ja disa sekrete për një kuzhinë, me të cilën mund të përballosh ditët e nxehta. Në periudhën e verës janë absolutisht më të kërkuarat: jo vetëm perimet, frutat apo karpaçot, por edhe pjatat e para dhe të dytat, të cilat mund t’i konsumosh menjëherë sapo i nxjerr nga frigoriferi. Kuzhina e ftohtë është e aftë të lehtësojë edhe tretjen, duke lejuar kështu që ditët e nxehta të përballohen më me lehtësi. E pa harruar pastaj edhe kënaqësinë e të gatuarit pa furrë e pa furnela në këto ditë të nxehta.



Te ftohta, por mmm... teper te shijshme
Receta të ftohta
Makaronat e sapogatuara dhe pa salca mund të ruhen në frigoriferë në enë me kapak hermetik, sapo të kenë arritur temperaturën e ambientit. Dhe më pas, pasi t’u kemi hedhur vaj ulliri të freskët, domate dhe një lugë djathë të grirë, shndërrohen në një alternativë tepër të shijshme për drekën. Për më tepër që kjo sallatë makaronash u pëlqen edhe fëmijëve të vegjël. Mjafton të zgjedhësh përbërësit e duhur. Ton, açuge, mocarela, proshutë: çdo opsion është i mundshëm, mjafton të përshtatet me shijen individuale. Duhet të mbani mend se pak vaj ulliri në fund të përgatitjes, e bën gjithçka më të shijshme..


Ata që adhurojnë orizin janë më fat. Sepse të gjithë përbërësit me të cilët mund të bëhet një sallatë e tillë, shkojë mjaft mirë me orizin. Madje edhe përzierjet e tyre e bëjnë një pjatë të tillë mjaft të shijshme. Dhe duke shtuar këtu faktin se orizi është shumë më i lehtë për t’u tretur, del se sallata e orizit është alternativa më e mirë për drekat verore.
Por edhe açuget, pasi të jenë pjekur në furrë mund të konsumohen të ftohta. Për një ruajtje sa më të mirë të tyre, është e rëndësishme që të mbështillen me një letër alumini. Disa minuta në temperaturën e ambientit dhe disa pika vaj ulliri do ta gjallërojnë pjatën. Ajo është gati për t’u konsumuar dhe sipas dëshirës mund t’i shtohen domate të prera në kubikë apo ullinj të zinj. Të gjitha të freskëta dhe me aromë të këndshme!

Tryeza dhe ëmbëlsirat

Në rast se doni të përgatisni një drekë apo darkë me temë të ftohtë, duhet të mbani mend se në tryezë nuk duhet të mungojnë kurrë vaj – kripë- piperi dhe salcat. Jo salca të ndërlikuara. Mjafton që në vajin e përzier me uthull të shtohet kripë, piper dhe erëza të freskëta, si gjethja e mentes apo majdanozi. Dhe veç shijes së shtuar të ushqimit, tryeza duket më e gëzueshme kur në të shtohen enëzat e vogla e me ngjyra, që përmbajnë erëzat apo salcat. Lërini që miqtë t’i servirin vetë sipas dëshirës, duke i vendosur të gjitha ën qendër të tryezës.
Për sa u takon të ëmblave, çdo gjë është e përshtatshme. Me përjashtim të specialiteteve tipike dimërore, si kremrat e nxehta apo çokollatat e shkrira në furrë banjo- mari, çdo tip torte apo ëmbëlsire gjen tek i ftohti një aleat të mirë.
Pudingjet shquhen për komoditetin dhe lehtësinë e përgatitjes. Për shembull pudingu me mollë është i thjeshtë dhe mjaft i shijshëm.


Për me tepër që nuk kërkon edhe dekorime që mund të të sjellin bezdi në përgatitje. Mund të shoqërohet fare mirë me dy lugë akullore apo edhe më thjesht akoma me tul molle të grirë, të cilës i shtojmë pak lëng limoni, si ai që përgatitet për bebet e vogla. Për ta bërë sa më alternative tryezën e të ëmblave, akulloret apo ëmbëlsirat gjysmë të ngrira të përgatitura në shtëpi, mund të kombinohen mjaft mirë edhe me shije të tjera: një akullore që shoqëron kafenë me qumësht, akullore e shoqëruar me fiq të thatë, një akullore ku shtojmë copa të vogla pjeshke... Janë të shijshme dhe të lehta, freskojnë dhe pëlqehen nga të gjithë.






Një sallatë në pjepër
Përbërësit për katër persona
Një fetë shalqiri
Dy pjepra të vegjël
Tre centimetra xhenxhefil i freskët
100 gramë sheqer
Një lugë pije portokalli

Qëroni xhenxhefilin, prijeni në feta dhe vëreni të ziejë në një xhezve me ujë për pesë minuta bashkë me sheqerin. Kur ta hiqni nga zjarri, bashkojeni me pijen dhe hiqni mbeturinat e xhenxhefilit.
Pritni përgjysmë pjeprat, hiquni farat dhe nxirrni tulin me thikë me majë të rrumbullakët. Hiqni lëkurën dhe farat e copës së shalqirit, priteni tulin në kubikë në të njëjtat përmasa me copat e pjeprit. Mbushini gjysmat e pjeprave me frutat e përziera, hidhuni sipër shurupin e përgatitur dhe zbukurojini me ndonjë shkop kanelle dhe gjethe menteje.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi