Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
albx
albx
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 25/12/2007
Postime : 104
Points : 1
Reputacioni : 1
Medalje2 Medalje3

Hapet nje jave vendimtare per daljen nga kriza politike Empty Hapet nje jave vendimtare per daljen nga kriza politike

28th January 2008, 21:29
Ne Itali hapet nje jave vendimtare per daljen nga kriza politike me nje takim te marten mes presidentit te Republikes, Giorgio Napolitano dhe shefit te te djathtes, Silvio Berluskoni qe kerkon zgjedhje te menjehershme, qe e majta nuk i do ne asnje menyre. "Nese nuk shkojme ne zgjedhje, jam i bindur se miliona vete do te vijne ne Rome per t'i kerkuar", deklaroi serish dje Berluskoni. "Italia nuk ka nevoje per nje qeveri te unitetit kombetar, por per nje qeveri qe te filloje menjehere punen, e legjitimuar nga vota e qytetareve", nenvizoi ai, ndersa e djathta del gjeresisht fituese nga sondazhet.

Napolitano, qe kerkon krijimin e nje qeverie tranzicioni per kohen qe duhet per miratimin e nje reforme zgjedhore perpara votimit, ka nje mundesi manovrimi mjaft te ngushte, ne perpjekje per te bindur te djathten dhe liderin e saj, ish-shefin e qeverise (2001-2006). "Per momentin, eshte e veshtire te besh sinteze", e pranoi dje kryetari i shtetit, ne perfundim te dites se tij te dyte te konsultimeve me partite politike.

Rendesia e konsultimeve eshte "ne rritje", shtoi ai ndersa tratativat qe do te rifillojne te henen duhet te mbyllen te marten me drejtuesit me te larte politike. Pervec Berluksonit, ai do te pres gjithashtu shefin e qendres se majte dhe kryetarin e bashkise se Romes, Walter Veltroni.

Kerkesat e te djathtes dhe percarjet e te majtes, te rritura nga doreheqja e Romano Prodit te enjten e kaluar, e bejne edhe me te veshtire detyren e Napolitanos. "Te humbasesh kohe per te diskutuar nje ligj elektoral qe parlamenti nuk ishte ne gjendje ta miratonte ne 18 muaj, do te thote te mos i kesh me te vertete per zemer interesat e vendit", kritikoi Gianfranco Fini, shef i Aleances Kombetare (e djathte konservatore), duke treguar me gisht percarjet e te majtes qe nuk arriti te binte dakord per nje menyre te re zgjedhjesh.

Ne perfundim te konsultimeve qe pritet te perfundojne te marten ne mbremje, Napolitano mund te zgjedhe mes krijimit te nje qeverie tranzicioni, ose ne rast kundershtimi nga shumica e partive ndaj kesaj zgjidhjeje, te shperndaje parlamentin dhe te therrase zgjedhjet. Megjithate, ai mund te zgjedhe edhe nje opsion te trete, duke i besuar nje personaliteti "nje mandat eksplorimi" per vazhdimin e konsultimeve edhe per disa dite te tjera, sipas shtypit. E djathta e ka parashikuar se ky skenar nuk do te ndryshonte ne fakt asgje. Sipas "Corriere della Sera"-s, "edhe nese kryetari i shtetit nuk ka ndeshur ne pengesa te vecanta ndaj tentatives se tij per dialog me te djathten, "sinjalet qe ai merr nuk jane per momentin shume inkurajuese".

Pothuaj e gjithe e majta kerkon nje qeveri tranzicioni per te ndryshuar ligjin elektoral, por duket tashme e nenshtruar ndaj idese se zgjedhjeve te parakohshme. "Sipas skenarit me te keq te mundshem, ne do te bejme ate qe kemi bere per nje jete te tere: opoziten", deklaroi dje ne mbremje ish-komunisti Massimo D''Alema, minister i Puneve te Jashtme dhe nje nga lideret e Partise Demokrate (PD), e lindur nga bashkimi i dy formacioneve kryesore te qendres se majte italiane.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi