- Amelia
- Regjistruar : 02/01/2008
Postime : 909
Points : 1463
Reputacioni : 59
Kur do të hapet llogaria off shore e Edi Ramës…?
21st August 2018, 23:44
Në shtator të vitit 2015 rrodhi në media një dokument i brendshëm i OSBE ku bëhej fjalë për pasuritë e paligjshme e të fshehta të një numri politikanësh shqiptarë. Ky dokument bëri një bujë shumë të madhe dhe shume nga mediat shqiptare e botuan përveç atyre pranë Ramës.
Në këtë dokument “sekret” ndër të tjera shkruhej edhe për Edi Ramën:
Edi Rama(PS): Kryetar i PS, Kryetar i Bashkisë së Tiranës 2000-2-11 dhe tani kryeministër. Është folur shumë në lidhje me dyshimet për përfitimin e një tarife për lejet e ndërtimit, me rreth 1—20 % të vlerës së ndërtesave. Shumë i kujdesshëm për të vepruar nëpërmjet personave të tretë, ai ka mohuar vazhdimisht çdo përfshirje në korrupsion apo krime. Pasuria e tij përflitet të jetë rreth 200 milionë euro, të investuara në kompani “offshore” përmes vëllait të tij. Olsit, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës….
Ky ishte rasti i parë që zyra e Prezencës së OSBE në Tiranë “hartonte” një të dhënë të tillë për një kryeministër në detyrë. Për më tepër nga media u tha se Rama ishte tronditur nga ky lajm befasues dhe që nga segmente të zyrës së tij e të qeverisë së tij ishte bërë presion ndaj ambasadorit të Prezencës së OSBE.
Por asnjëherë Rama nuk doli publikisht të mohonte apo përgënjeshtronte këtë lajm. Nga media është thënë po ashtu se ky përfundim ishte përgatitur dhe filtruar nga përfaqësues të ambasadave të rëndësishme në Tiranë dhe nuk ishte thjesht një “thashethem” i qarqeve shqiptare. Lajmi dukej i besueshëm dhe të gjithë prisnin që të pasohej nga detaje të tjera.
Vetëm dy vjet pas ardhjes në pushtet Rama arriti përmes “miqve” të tij në disa kryeqytete të rëndësishme ta “mbulonte” këtë lajm me terr.
Botimi i këtij lajmi koincidoi edhe me fillimin e reformës në drejtësi për të cilën Ramën këshilltarët i kishin sugjeruar të ishte shumë i kujdesshëm se ajo do të mund të vepronte edhe kundër tij sic kishte ndodhur edhe në vende të tjera. Por Rama nuk duhet ta kundërshtonte këtë reformë dhe ky “mesazh” mesa duket jepej për këtë qëllim. Por Rama do të duhej të shfaqej gjatë të gjithë kohës në mbështetje të reformës dhe ndërkohë do të mbështetej që ai të vendoste nën kontroll drejtësinë e reformuar.
Këto veprime janë zbuluar më vonë nga hetimet e organizatës amerikane Judicial Watch që deklaronte se “paratë e taksapaguesve amerikanë janë shfrytëzuar për të ndihmuar të majtën shqiptare të vijë në pushtet dhe Edi Ramën të vendosë nën kontroll drejtësinë…”.
Tani reforma në drejtësi ka ngecur dhe Rama nuk ka më atë mbështetje që kishte më parë në qendrat e vendimmarrjes globale, aq më tepër që Rama ishte ai që e kishte sulmuar kandidatin për president të SHBA, Donald Trump, si “turpin e njerëzimit” duke i bërë ndërkohë thirrje qytetarëve amerikanë, si asnjëherë tjetër, të mos votonin për Trump gjë që përbënte ndërhyrjen e paprecedentë në zgjedhjet e një shteti partner nga një qeveri e korruptuar dhe e inkriminuar.
Mesa duket janë pjekur kushtet që të hetohet për këtë lajm të zyrës së Prezencës së OSBE në Tiranë. Dhe nuk do të jetë aspak cudi që ky veprim të filloi të vihet në lëvizje këtë vjeshtë.
Në Tiranë flitet se “vetingu” i politikanëve të Tiranës do të nise nga hapja e llogarive të tyre offshore dhe zbulimi i lidhjeve të tyre me kriminelë të rrezikshëm, të cilët janë të regjistruara.
Me shumë gjasa kjo lëvizje për shkatërrimin e lidhjeve të qverisë dhe parlamentit me korrupsionin, krimin dhe pastrimin e parave të nis në javët e para të shtatorit.
Kastriot Islami
Syri.net/ 20 gusht 2018

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi