Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Kimete Berisha-Kolumne... Empty Kimete Berisha-Kolumne...

14th February 2016, 18:34
Message reputation : 100% (1 vote)
Në festa, e fshehnin të vdekurin...!

Shqiptarët e kanë pasur zanat, që kur e kanë nisur dasmën, e ndërkohë ka vdekur dikush i familjes në shtëpi, e kanë mbajtur fshehtë të vdekurin dhe vdekjen në dhomën tjetër, derisa është kryer dasma, dhe derisa e kanë marrë nusen e kanë sjell në shtëpi.

Kaq biofilë kanë qenë shqiptarët, sa që gjithmonë i kanë dhënë përparësi Jetës dhe gëzimit.

Atyre dy tre anëtarëve të familjes të cilët e kanë ditur që ndërkohë po vazhdonte dasma e madhe (që përpara ka zgjatur s'disa ditë), nuk ua ka hetuar kush çehren, përkundrazi ata i kanë prirë valles.

Askush s'ka qenë aq ogurzi dhe aq 'dashamir i vdekjes' që t'ua prish gëzimin dasmorëve.

Prandaj, pasi është kryer dasma, dhe ka mbërritur nusja në shtëpi, të njejtit krushqi e kanë varrosur pastaj familjarin e vdekur në dasmë.

Ndoshta, biofilia e madhe ka bërë që shqiptarët të neveriten nga çdo gjë që ka lidhje me funeralet, vdekjen, të kaluarën, varrezat.

Ndoshta, biofilia e madhe ka ndikuar që shqiptarët nuk e kanë zanat t'i mirëmbajnë varret e tyre dhe t'i vizitojnë ato.

Vdekja pret, i vdekuri pret! Protesta pret, rebelimi pret, dhe shtyhet për një ditë tjetër, por festa e pavarësisë nuk pret për t'u festuar një ditë tjetër.

Vetëm dashamirët e robërisë shqiptare dhe vdekjes kombëtare nuk e festojnë pavarësinë e Kosovës.

Prandaj, nuk është fer, nuk është e drejtë dhe nuk është shprehje e dashurisë ndaj pavarësisë sonë, nëse protestojmë bash në ditëlindjen e saj.

Askush nuk proteston në ditëlindjen e tij, askush, as ai që i ka njëmijë arsye për të protestuar kundër fatit të tij, as ai që është duke vdekur.

Sepse, siç thash, dëshira për ta shndërruar festën në protestë është shprehje e 'nekrofilisë politike'.

Ka shumë arsye për të protestuar, ama festa e pavarësisë është arsye në vete për ta festuar, dhe i mund të gjitha arsyet tjera për mos ta festuar.

P.S. Protesto për ditëlindjet e familjes tënde, Rambo.

Dhe në muret e shtëpisë tënde të madhe, ekspozoji dhe vari vuajtjet t'ua, me pllakata.

Shprehe hidhërimin tënd bash ditëve kur keni gëzime familjare.

Po të them ty, Rambo, se vetëm ti e din kur bëhet 'boll'.
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Kimete Berisha-Kolumne... Empty Re: Kimete Berisha-Kolumne...

15th February 2016, 17:32
Ky është kuptimi i vërtetë i parrullave me të cilat Vetëvendosja ka zaptuar sheshin tonë kryesor dhe po poshtëron festën e pavarësisë së Republikës së Kosovës..!
Kimete Berisha-Kolumne... 12743898_726804820788092_4303555736865581228_n
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Kimete Berisha-Kolumne... Empty Re: Kimete Berisha-Kolumne...

20th February 2016, 16:02
Message reputation : 100% (1 vote)
Më shumë gjen antiamerikanë në Amerikë sesa në Kosovë!
Qysh e keni ndier sot veten, kur jeni zgjuar në mëngjes dhe e keni parë se 12 orë pasi që e keni inicuar peticionin për largimin e ambasadorit amerikan nga Kosova, i keni tubuar vetëm 500 përkrahës.
'Shaban' gjermani që e ka inicuar peticionin kundër ambasadorit amerikan më të 'butë' që kemi njohur deri tani është ankuar se pse ambasadori po i përkrah institucionet e Kosovës, pse po kërkon dialog politik, pse është kategorik kundër dhunës në parlament dhe pse nuk thotë se 'gazi lotsjellës është mjet politik'.
Gjejeni ndonjë ide tjetër, të mençur, që dhez, sepse të kërkosh nga presidenti Obama shkarkimin e ambasadorit amerikan vetëm pse ai nuk e përkrah dhunën në parlament, e vetmja këshillë miqësore që do të vinte nga Amerika në peticionin tuaj do të ishte: shërojini njerëzit, lypni ilaç, lëvizni, ecni, hapeni një senatorium të madh në mal, dhe eventualisht do të xhirohej ndonjë film amerikan për fenomenin e një grushti shqiptarësh që janë të bindur se gazi lotsjellës është mjet politik.
Prandaj, edhe sikur 10 mijë shqiptarë ta kishin nënshkruar peticionin kundër ambasadorit amerikan, prap se prap do të dështonte ideja juaj e paparë. Sepse vetëm njerëzit jonormal mendojnë se përdorimi i gazit lotsjellës është gjë normale.
Vetëm nëse e kanë sosë ta nisin një luftë mëhallash, përndryshe nëse e vazhdojnë forën me gazra, njerëzit do të fillojnë t'i pështyjnë rrugës, s'do t'u lënë kund vend.
Asnjë njeri normal nuk do tym, flakë, urrejtje e dhunë.
Binduni.

Ama, nëse deputetët nuk po aktrojnë por përnjëmend janë të bindur se përdorimi i gazit lotsjellës në parlament është gjë normale atëherë po hyni në gjynah me ta, ata kanë nevojë për ndihmë profesionale, nuk e kanë vendin në burg, por në senatorium.


Kimete Berisha
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Kimete Berisha-Kolumne... Empty Re: Kimete Berisha-Kolumne...

24th February 2016, 12:29
A jemi diçka në rrezik, a çka është puna që po na 'ruani' me polici?
Në njërën anë, kafenetë e Prishtinës plot me njerëz.
Në sheshe, gjithë ditën enden e shetisin gjinja, nuk ke ku e qet gjilpanën.

Në anën tjetër, qindra policë qëndrojnë tok bashkë, të ndarë në grupe të mëdha, i kanë rrethuar institucionet qeveritare.
Pse Skender Hyseni nuk po tregon çka është puna?
Pse po punohet nën 'mbijëqyrje' policore!
A jemi diçka në rrezik, a çka?
Nga kush duhet të kemi frikë?

Një autobus policë e ruajnë 'presidencën e ardhshme të Hashim Thaçit', pastaj qosh më qosh sheh policë shesheve, në gjendje gatishmërie!
Nëse ka shkuar puna deri aty sa të 'frikësohet' pushteti se opozita i sulmon institucionet bashkë me punëtorë, atëherë kjo është paranojë e tmerrshme!
E nëse dini diçka, ndonjë info që zbulon se institucionet janë të rrezikuara nga ndonjë sulm terrorist, ju e keni obligim të na njoftoni, dhe së paku në orar të punës të vishemi e të mbathemi adekuat, për të ikur më lehtë në rast rreziku.
Nuk është normale me t'ndejt polici te dera e zyrës, e ti mos me ditë për çka po rrin dhe nga kush po të ruan!
Nëse janë këto varianta të pushtetit për të krijuar atmosferë frike, dhe për të përfituar nga frika, s'di qysh nuk po e shohin se nuk është rendi që frika t'i mbyll njerëzit në shtëpitë e tyre.
E nëse pushteti ka arsye të ketë frikë, janë të obliguar të na tregojnë nëse jemi najsen në rrezik.
Ky është absurd i llojit të vet: në vend se të ndihesh i sigurt, ti frikësohesh kur i sheh rreth vetes gjithë ata policë.

Diçka nuk është në rregull.
Ose është në rrezik pushteti, ose jemi në rrezik ne.

Një i tretë mund ta shfrytëzojë rastin dhe të përfitojë politikisht nga kriza juaj politike.
Qe, tash, edhe nëse një 'shkëndijë elektrike' e ka djegur veturën e ministrit të bujqësisë, askush më nuk do ta besojë.

P.S. Që institucionet qeveritare (brenda dhe jashtë) janë të rrethuara nga policia, nuk ka raportuar asnjë TV-gazetë.


Kimete Berisha....
epanjohura
epanjohura
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 27/02/2014
Postime : 1241
Points : 1375
Reputacioni : 108
Medalje Red Medalje2 Medalje3

Kimete Berisha-Kolumne... Empty Re: Kimete Berisha-Kolumne...

26th February 2016, 12:16
Message reputation : 100% (1 vote)
Albin Kurti i kam dy fjalë për ty.

1. Hashim Thaçi e ka shkatërru këtë vend, e më mirë se shumë aktivistë e pjesëtarë të “Vetvëedosjes”, e di unë. Më 1 mars më bëhen 15 vjet që merrem me gazetari, e kam provu në lëkurën time me më kërcënu, me më hy në banesë, me më dërgu në gjykata njerëzit e Hashimit...
2. Anëtarë të familjes kanë ikë prej Kosovës shkaku i paperspektivë, të tjerë jetojnë me 200 euro në muaj.
3. Burri im, Andin Lokaj, gazetari njësh i sportit, ka 1 vjet është papunë. Unë s’e kam ngre telefonin t’i kërkoj favor askujt. Nuk e kam punësuar askë në RTK. Jetoj veç me të ardhurat e punës që bëjë. Nuk kam biznes, e as nuk jam aksionare në ndonjë kompani. As këshilltare nuk punoj.
E bëjë punën time në gazetari, sepse e dua këtë vend, por jo pse s’mund ta gjejë ndonjë punë tjetër më të rehatshme.
4. Kam përjetu kërcënime e poshtërsira të mëdha, porse s’i kam ba të mëdha. Ditë më parë nana ime është kërcënu në mes të Gjakovës për të dytën herë ekstremistët fetar, por s’e kam bërë publike në media.
5. Se kam besu që Kosovës mund t’i bëjë dëm dikush më shumë se: hajnia, korrupsioni e krimi.
6. Je marrë prej muajsh me dy akuza “Zajednicën” dhe “Demarkacionin” , por jo me zorin e qytetarëve.
7. Deklararta e mbrëmshme e jotja se “Kosovarët nuk e dojnë Amerikën e amerikanët”, është naivitet politik dhe dëm më i madh se të gjitha ato që i përmenda sipër. Nuk mund ta duash Kosovën veç duke mos e vjedhë. Kjo çfarë dëgjova nga gojat jote, as prej Shefqet Krasniqit se kisha pritë.
8. Albin Kurti, unë sot jam bindë se ti me veprimet tua më shumë se askush tjetër je duke e forcu Hashim Thaçin.
9. Je tu i shti qytetarët e Kosovës me zgjedh mes një të korruptuari dhe anti amerikani!


Arbana Xharra
Sponsored content

Kimete Berisha-Kolumne... Empty Re: Kimete Berisha-Kolumne...

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi