Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Të dhëna gjeografike dhe arkeologjike mbi qytetin e Tiranës... Empty Të dhëna gjeografike dhe arkeologjike mbi qytetin e Tiranës...

25th February 2016, 19:17

Të dhëna gjeografike dhe arkeologjike mbi qytetin e Tiranës...


TIRANA, Kryeqyteti i Shqiperise shtrihet 110 m mbi nivelin e detit, ne nje rrafsh i cili pershkohet nga lumi i Tiranes. Ne perendim midis rruges Tirane-Durres shtrihet Kodra e Gjate me 491 m lartesi. Ky masiv i vogel mund te kalohet ne veri nga Vora ose ne Jug nga Qafa e Erzenit. Ne lindje rrafshnalta kufizohet nga Masivi i Dajtit (1612 m) dhe nga Mali i Priskes (1365 m). Ndermjet tyre shtrihet Qafa e Priskes (850 m). Ne Jug shtrihet Qafa e Krrabes me 933 m mbi nivelin e detit. Tirana ka nje siperfaqe rreth 40 Km2.

Nga faktet e gjetura ne rrenojat e nje keshtjelle ka mundesi te behet fjale mbi nje keshtjelle te cilen Prokopi von Caesarea ne shekullin e gjashte e ka quajtur "Tirkan". Sidoqofte qyteti i sotem u themelua ne vitin 1614 kur Sulejman Pasha Mulleti ndertoi nje xhami pikerisht ne vendin ku sot ndodhet statuja e Ushtarit te Panjohur. Xhamia u shkaterrua nga Lufta e dyte Boterore. Trazirat e pas vdekjes se Kapllan Pashes (1816) e shkaterruan nje pjese te qytetit si dhe pronat e Familjes Toptani. Ne vitin 1920 Kongresi i Lushnjes shpalli Tiranen kryeqytet te Shqiperise, ne vend te Durresit. Ne ate kohe Tirana numeronte vetem 10000 banore nderkohe qe Shkodra dhe Korça numeronin dyfishin e Tiranes. Vetem pas 1938 Tirana mund te renditej ne nje radhe me keto dy qytete. Tirana u clirua nga pushtimi fashist ne 17 Nentor 1944. Ne ate kohe ajo numeronte rreth 60 000 banore.


Pellgu i Tiranës
Shqipëria e mesme, me zonat malore, kodrinore e fushore të saj ofron një pasuri të ndjeshme në fushën e historisë, administrimit, etnografisë e trashëgimisë kulturore. Tipologjia e përgjithshme e zhvillimit të tyre është reale edhe për pellgun e Tiranës.


Tirana u themelua si qytet më 1614, por toka mbi të cilën u ndërtua ka gjurmë më të hershme banimi.



Gjurmë të lashta banimi në pellgun e Tiranës.
Stacion paliolitik në verilindje rrëzë malit të Dajtit. Shpella e Zezë ose ndryshe Shpella e Pëllumbasit vendbanim i hershëm që dëshmon mbi gjurmët e hershme të banimit në këtë pellg.


Kjo dëshmi i takon zonës perëndimore të qendrës të qytetit. Ajo paraqitet si një ndërtim me aks gjatësor, me drejtim perëndim-lindje dhe përbëhet nga naosi (salla) në perëndim. Ndërsa narteksi (parasalla) dhe mjediset e tjera janë të vendosur në anën veriore.


Me interes për të gjykuar mbi zhvillimin e kësaj treve, në veçanti për këtë qendër banimi fshatare në rrugët që lidh Dyrrahin me Skampën, janë dy mozaikët, ai i naosit dhe norteksit.


Mendohet se godina është rrënuar në periudhën e antikitetit të vonë. Kemi të bëjmë me një ndërtesë banimi të shek. II-III të erës sonë të kthyer në kishë gjatë shekullit të IV-V, në ndërtesë kulti.



Kalaja e Petrelës.
Kalaja e Petrelës nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit të I, në shekullin e VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së Perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë.

Në fillim të shek. XIV-të ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve.



Kalaja e Prezës.
Barleti përmend Prezën si qyteza e Parthinëve. Fakti që e përmend Barleti tregon se ajo duhet të jetë ndërtuar para rrethimeve të Krujës dhe ndërtimi i saj duhet të jetë në fillim të shek. XV nga Topiasit të cilët ishin zotëruesit e kësaj zone.


Me sa kuptohet, braktiset në kohën e Gjon Kastriotit dhe vetë i biri i tij. Pas pushtimit turk asaj iu bënë disa riparime, ndërmjet të tjerave u ndërtua edhe një xhami.

Të dhëna arkeologjike.
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani” në lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaik e pajisur dhe me një absidë ishte ambjenti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004 punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tre stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve ’70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”.
Albo
Albo
Anëtar aktiv
Anëtar aktiv
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 186
Points : 294
Reputacioni : 20
Medalje2 Medalje3

Të dhëna gjeografike dhe arkeologjike mbi qytetin e Tiranës... Empty Re: Të dhëna gjeografike dhe arkeologjike mbi qytetin e Tiranës...

25th February 2016, 19:18

Tri hipotezat për prejardhjen e emrit të Tiranës.



    1- “Tiranë” mendohet se vjen nga fjala “Theranda”, e përmendur në burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Te Ranat, meqë fusha ishte formuar si rezultat i materialeve të ngurta që sillnin ujrat nga malet përreth.    2- “Tirana” vjen nga “Tirkan”. Tirkan ka qenë një kështjellë në shpat të Malit të Dajtit. Edhe sot e kësaj dite ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjelle të lashtë që daton në fillimin e shekullit I para Krishtit. Kjo mendohet të ketë qenë kështjella që historiani bizantin Prokop, (shek.VI), e quan Kështjella e Tirkanit.    3- “Tirana” vjen nga greqishtja e vjetër, “Tyros” që do të thotë bulmet. Mendohet se ky variant ka mbetur ngaqë në fushën e Tiranës bëhej tregtimi i bulmetrave nga barinjtë e zonave përreth.



Për herë të parë emri i Tiranës në formën e sotme përmendet në vitin 1418 në një dokument të Venedikut.

Për herë të parë regjistrimi i tokave u bë nën pushtimin otoman në vitet 1431-1432. Tirana kishte 60 qendra të banuara me rreth 1000 shtëpi dhe 7300 banorë.

Në shekullin XV njihen, siç përmendet nga Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël.

Në regjistrimet e vitit 1583 treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2900 shtëpi dhe 20, 000 banorë.

Tirana u themelua në 1614 nga Sulejman Pasha, i cili ishte me origjinë nga fshati Mullet. Fillimisht ai ndërtoi një xhami, një furre dhe një hamam.

Dy shekuj me vonë drejtimin e qytetit e mori familja Toptani nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës kanë qenë ajo e Mujos dhe e Pazarit, të ndodhura sot në zonën mes qëndrës aktuale dhe Rrugës së Elbasanit, në të dy anët e Lanës.

Në vitin 1703, Tirana kishte 4000 banorë.

Në vitin 1769 treva e Tiranës eksportonte në tregjet e Venedikut 2600 fuçi me vaj ulliri dhe 14.000 dengje duhani.

Në vitin 1820, Tirana kishte 12.000 banorë.

Në vitin 1901, Tirana kishte 15.000 banorë.

Në fillim të shekullit XX, Tirana kishte 140.000 rrënjë ulliri, 400 mullinj vaji, ndësa pazari i saj numëronte 700 dyqane.

Në vitin 1838, Tirana kishte 38.000 banorë.

Në vitin 1945 kishte 60.000 banorë. Xhamia në qendër të Tiranës, e quajtur Xhamia e Et'hem Beut, filloi të ndërtohej më 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela. Xhamia u përfundua më 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et'hem Beu, stërnipi i Sulejman Pashës. Për të punuan mjeshtrit më të mirë të Shqipërisë. Kulla e Sahatit u fillua nga Haxhi Et'hem Beu rreth vitit 1821-1822 dhe u përfundua me ndihmat e familjeve të pasura të Tiranës. Montimi i sahatit u bë nga familja Tufina. Më 1928 u ble në Gjermani nga shteti shqiptar një sahat modern dhe kulla u ngrit në lartësine 35 metra. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Sahati u dëmtua, por u rivu në punë në korrik të vitit 1946.

Kisha Ortodokse e Shën Prokopit u ndërtua në vitin 1780.

Kisha Katolike e Shën Mërisë u ndërtua në vitin 1865 me shpenzimet e Perandorit austro-hungarez Franz Jozef. Ura e Tabakëve dhe Ura e Terzive, (aktualisht ura e Rrugës së Elbasanit), datojnë në fillim të shekullit XIX. Tyrbja e Kapllan Pashës, (pranë monumentit “Ushtari i Panjohur”), është ndërtuar në vitin 1816.

Bibloteka u themelua në vitin 1922 dhe kishte 5000 vëllime.

Kalaja e Petrelës ndodhet 12 km nga Tirana dhe daton në shekullin IV, para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shekullin e XIII nën sundimin e Topiajve dhe më vonë kaloi pronë e familjes së Kastriotëve.

Tirana u shpall kryeqytet i përkohshëm më 8 shkurt 1920 nga Kongresi i Lushnjes dhe përfundimisht e mori këtë status më 31 dhjetor 1925.

Tirana është kryeqendra botërore e bektashinjve nga viti 1925, vit kur bektashinjtë u ndaluan dhe përzunë nga Turqia.

Plani i parë rregullues i qytetit u hartua në vitin 1923 nga Estref Frashëri. Rruga e Durrësit është hapur më 1922 dhe quhej rruga “Nana Mbretneshë”. Për ndërtimin e saj u prishën shumë shtëpi e kopshte. Godina ekzistuese e Parlamentit u ngrit më 1924 dhe fillimisht ka shërbyer si Klubi i Oficerëve. Atje, më 1 shtator 1928, Ahmet Zogu shpalli monarkinë.

Qendra e Tiranës është projektuar nga arkitektët e njohur italianë të periudhës musoliniane Florestano de Fausto dhe Armando Brasini.

Pallati i Brigadave (ish-Pallati Mbretëror), godinat e Ministrive, Banka Kombëtare dhe Bashkia janë vepra të tyre.

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është ndërtuar në vitin 1930 me emrin Bulevardi Zogu I. Në periudhën e komunizmit pjesa nga Sheshi “Skënderbej” deri te Stacioni i Trenit u quajt Bulevardi “Stalin”.

Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri i Operas dhe Baletit dhe Bibloteka Kombëtare, u përfundua më 1963. Ai u ndërtua mbi ish-Pazarin e Vjetër të Tiranës dhe tulla e parë u vendos nga ish-presidenti sovjetik Nikita Hrushov më 1959.

Monumenti i Skënderbeut, i ngritur më 1968, është vepër e Odhise Paskalit, në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon. Ai u vendos me rastin e 500-vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Monumenti “Nënë Shqipëri”, 12 metra i lartë, u përurua në varrezat e “Dëshmorëve të Kombit” më 1971.

Akademia e Shkencave u përfundua më prill 1972.

Galeria e Arteve Figurative u krijua më 1976 dhe në të përfshihen rreth 3200 vepra të autorëve shqiptarë dhe të huaj.

Muzeu Historik Kombëtar u ndërtua më 1981 dhe afresku në pjesën ballore të tij titullohet “Shqipëria”.

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës, ish-muzeu “Enver Hoxha”, u përurua më 1988. “Piramida” u projektua nga një grup arkitektësh nën drejtimin e Pranvera Hoxhës dhe Klement Kolanecit.

Në vitin 1990 Tirana kishte 250.000 banorë. Aktualisht, dyndja masive e banorëve nga gjithë pjesët e tjera të vendit drejt kryeqytetit, e ka çuar popullsinë e Tiranës në mbi 700.000 banorë.

Në vitin 2000 qendra e Tiranës, nga Korpusi Qendror i Universitetit dhe deri te Sheshi “Skënderbej”, u shpall Ansambël Kulturor me vlera të veçanta dhe mbrohet nga shteti. Po atë vit, në këtë zonë filloi një proces restaurimi i quajtur “Kthim në Identitet”

Kjo ishte vetem nje pjese e shkurter e historise se Tiranes. Ne te mungon "revolucioni" 1990-1999, kohe ne te cilen komunizmi u shperbe dhe Shqiperia filloi me ne fund te ece ne rrugen e Evropes. Megjithate 1990-1999 ka nje qene nje dhjetevjecar teper i veshtire per popullin shqiptar i cili ende vuan nga mungesa e ujit, energjise elektrike, infrastruktures (rrugeve etj). Historia ende nuk eshte shkruar nga historiane te paanshem.
Per sa kohe historia shkruhet nga nje parti politike, ajo nuk mund te pasqyroje te verteten lakuriqe.

Disa nga ish-fabrikat kryesore ne Tirane:




  • Misto Mame (Fabrika e perpunimit te drurit, 1947)
  • Kombinati Textil "Stalin" 1951
  • Kombinati Ushqimor Ali Kelmendi 1960. Ky kombinat prodhonte rreth 170 produkte te ndryshme ushqimore duke filluar nga vera, birra, lengje frutash, vaj embelsira, komposto frutash e perimesh
  • Fabrika e tjegullave, 1973 prodhonte tjegulla qe mbulonin 35% te nevojave te vendit
  • Kombinati i Mishit dhe Qumeshtit 1973
  • Kombinati Autotraktorave "Enver Hoxha", 1978
  • Punishtja artistike "Migjeni", 1966
  • Fabrika e Llullave,
  • Fabrika e Porcelanit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi