Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Trendët më të mëdha të bukurisë për pranverë sipas Instagramit Empty Trendët më të mëdha të bukurisë për pranverë sipas Instagramit

23rd March 2016, 07:26
Trendët më të mëdha të bukurisë për pranverë sipas Instagramit Featured-afvandevorst-780x439
Këto ditë, inspirimi na vjen nga të gjitha anët: nga revytë e modës, kanalet e Yotube, javët e modës në metropole…

Mirëpo, duhet patjetër të pranojmë që burimi më i preferuar na është si na vijnë inspirimet e modës dhe bukurisë nga rrjeti ynë i preferuar shoqëror – Instagrami!

Kemi gjetur trendët kryesorë dhe më të shpeshtë beauty për pranverën 2016, transmeton Telegrafi.
Trendët më të mëdha të bukurisë për pranverë sipas Instagramit Karmini-i-kuq
Karmini i kuq
Buzët e kuqe janë të pazëvendësueshme për cilëndo qoftë stinë të vitit apo rrjet shoqëror! Si edhe gjithmonë, Instagrami është i vërshuar me “hasheteg#Red Lips”, andaj mos e anashkaloni këtë trend beauty gjatë ditëve të pranverës.

Edhe pse mbase keni menduar që ngjyrat e shndritshme do të përshtaten mrekullisht me natyrën e sapolulëzuar, buzët e kuqe sensuale do të mbeten trendi kryesor!
Trendët më të mëdha të bukurisë për pranverë sipas Instagramit Ajlaner-i-kalt%C3%ABr
Ajlaner i kaltër
Detajet e kaltra janë bash gjithkund përreth nesh dhe thjesht na joshin që t’i provojnë në lëkurën tonë! Linja tirkiz e ajlanerit është diçka që do të freskojë pamjen tuaj të përditshme dhe do ta plotësojë HIT-in në Instagram!

Në qerpikët e sipërm vendosni sasi më të madhe maskaraje, derisa të poshtmet zbukuroni me ajlaner të kaltër.
Një këshillë më shumë: Maskaraja prej tirkizi do të jetë detaj i qëlluar dhe freskim i vërtetë këtë pranverë!

Trendët më të mëdha të bukurisë për pranverë sipas Instagramit Sy-t%C3%AB-art%C3%AB
Sy të artë
Edhe pse ngjyrën e artë do ta lidhni me motivet vjeshtore apo mbase me motive të vitit të ri, menjëherë do t’ju informojmë që [You must be registered and logged in to see this link.] do të jetë trend pranveror!

Harroni perishanet dhe tashmë zgjidhni nuancat e arta, të cilat pothuajse na rikujtojnë ngjyrën e pjeshkës, shtoni pak ajlaner të zi dhe promovoni pamjen tuaj pranverore! /Telegrafi/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi