Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

USHQIMET E BUKURISE Empty USHQIMET E BUKURISE

27th February 2008, 11:02
Ushqimet e bukurisë

Që të dukeni e bukur duhet patjetër të ushqeheni mirë. Të hash mirë ju mban ju dhe lëkurën e freskët. Më poshtë janë një numër ushqimesh që ju mbajnë në formë dhe që quhen ushqimet e bukurisë

Arrat
Janë ushqim i mirë kundër plakjes. Kanë përqindje të lartë të vitaminës E dhe ndihmojnë që lëkura të jetë e butë. Por mbani parasysh se duhet të hani pak pasi kanë kalori.

Proteinat

Për të pasur thonj të fortë dhe kockën e fortë duhen proteinat. Proteinat i gjeni tek mishi i pulës, te fasulet, te peshku tuna.

Vitamina B

Ushqimet e pasura me vitaminë B i bëjnë flokët tuaj të ndritshëm. Të pasura me këto vitamina janë vezët, qumështi, perimet jeshile, qepa dhe kastraveci.

Peshku

Të hash peshk si salmoni do të thotë që ju keni marrë Omega 3, që ndihmon në hidratimin dhe ushqimin e lëkurës.


Zinku dhe kalciumi

Zinku gjendet te mishi i pulës, veza, ushqimet e detit. Edhe kalciumi ndihmon në pastrimin e lëkurës. Ai ndodhet te kosi, djathi me pak kalori dhe te qumështi. Këto ushqime jo vetëm që zbardhin fytyrën, por reduktojnë edhe rrudhat.

Vitamina C

Kjo vitaminë ndihmon në reduktimin e rrudhave. Kivi si frutë është më i miri për vitaminën C. Të tjerat janë portokalli, mangot, limoni, etj.

Vitamina E

Është e njohur si një nga vitaminat që shmang djegien e lëkurës nga dielli. Nëse hani shumë pjeshka do të keni vitaminën E në trupin tuaj.



Vitamina C dhe hekuri

Këto dy vitamina së bashku ndihmojnë që të largohet rrethi i zi te sytë.

Uji

Pini sa të mundni ujë. Uji ndihmon në largimin e toksinave nga trupi dhe ndihmon në freskinë e lëkurës.

Domatja

Domatet përmbajnë antioksidantë, beta-karotin dhe vitaminë C. Hajeni domaten sa më shumë dhe ju do t’i merrni këta antioksidantë. E mira është që domatja të shoqërohet me pak vaj ulliri.

Molla

Për të pasur dhëmbë të mirë, hani mollë.
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

USHQIMET E BUKURISE Empty Re: USHQIMET E BUKURISE

19th March 2016, 08:46
Ushqimet që të japin shëndet dhe bukuri
USHQIMET E BUKURISE Spinaqi
Çdo ditë në revista mund të lexosh për qindra receta dietash të ndryshme, të cilat duhet të ndihmojnë në humbjen e peshës. Shumë prej tyre të ndihmojnë me të vërtetë, por është e rëndësishme që secili prej nesh të dijë se cilët janë ato ushqime nga të cilat nuk duhet të heqë dorë.

Një revistë amerikane nxori një listë me ushqimet të cilat janë provuar se ndihmojnë në bukurinë e njeriut. Peshku, spinaqi apo vaji i ullirit janë të gjithë në gjendje të bëjnë që lëkura jonë të duket më e bukur, ndër efektet e shumta pozitive që kanë në trupin tonë.
Peshku – Përveçse i dobishëm për trurin, ky lloj mishi përmban edhe yndryrna të dobishme dhe të padepozitueshme, të cilat ndihmojnë në zbutjen e lëkurës dhe mbajtjen e një niveli të duhur të hidracionit në të.

Jogurti – Jogurti natyral dhe jo ai që shpesh gjejmë në supermarkete të përzjerrë me fruta apo çokollatë, është provuar se mund të përmirësojë ngjyrën e fytyrës dhe lëkurës sonë.

Ushqimet e detit – Tek sepjet, karkalecat, kallamarët apo oktopodët gjenden shumë minerale të ujit të detit, shumë të dobishme për të forcuar thonjtë apo flokët. Lëkura gjithashtu përfiton.

Drithërat – Buka apo orizi i bardhë përmbajnë shumë vitaminë B dhe hekur. Këto elementë janë të dobishëm për ndërrimin e gjakut e si rezultat, edhe për një pamje sa më të shëndetshme.

Lajthitë dhe bajamet – Përmbajnë vitaminat A dhe E, antioksidantë që mbrojnë lëkurën nga rrezatimet e dëmshme dhe ruajnë elasticitetin e saj.

Djathi i fortë – Djathi parmixhan përmban shumë kalcium, material që forcon dhe zbardh veçanërisht dhëmbët. Askush nuk duhet të heqë dorë nga një fetë prej 100 gram djathë në ditë, as atëherë kur është në dietë.

Avokado – Fruti ekzotik është në gjendje të mbajë lëkurën dhe flokët të butë. 30% e frytit përbëhet nga një lloj vaji natyral, në gjendje që të rigjenerojë qelizat.

Vaji i ullirit – Në Mesdhe konsiderohet prej kohësh jo vetëm si një produkt, por edhe si një ilaç. Zëvendësimi i vajrave të tjerë me atë të ullirit, sa herë që është e mundur, mbetet i rekomandueshëm.

Qershitë – Nuk janë vetëm shumë të shijshme, por edhe tepër të pasura me vitaminë C dhe E. Vitamina C ndihmon trupin që të prodhojë kolagjen, një substancë që ndihmon në ruajtjen e një paraqitjeje sa më të re.

Spinaqi – Është i pasur me vitamina A, B, C, E dhe hekur. Ashtu si edhe kivi është i rekomandueshëm që të përdoret sa më shpesh që të jetë e mundur.

Karotat – Karotat përmbajnë me shumicë beta-katoten, përbërës i cili i jep një ngjyrë aq të fuqishme të portokallinjtë. Substanca ndihmon jo vetëm sytë, por edhe lëkurën që të luftojë çdo inflamacion që mund të shfaqet. /albeu.com/
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi