Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Femrat, 1 vit e 3 muaj tualet gjatë jetës Empty Femrat, 1 vit e 3 muaj tualet gjatë jetës

13th June 2016, 17:31
 Femrat, 1 vit e 3 muaj tualet gjatë jetës Femrat-1-vit-e-3-muaj-tualet-gjat%C3%AB-jet%C3%ABs
Është e zakonshme që vajzat dhe gratë të harxhojnë kohë të bollshme përpara pasqyrës, duke u përjekur që të realizojnë tualetin perfekt përpara se të dalin nga shtëpia.
Megjithatë, se sa kohë u merr me të vërtetë ky aktivitet femrave ishte e panjohur, deri në momentin e publikimit të një studimi, që vlerësoi në një vit e tre muaj jetë kohën mesatare që harxhohet deri në fund të jetës duke u marrë me tualetin.
Një studim i tillë u realizua nga një klinikë e specializuar për shërbimet kozmetike në Britaninë e Madhe, që duke analizuar një grup prej qindra femrash arriti në përfundimin se ato harxhonin tre orë e 19 minuta në javë, për t’u rregulluar përpara pasqyrës.
Në një ditë të zakonshme, realizimi i tualetit ka nevojë për vetëm 14 minuta kohë, ndërsa në daljet e të shtunës dhe të dielës, zakonisht kushtohet më shumë vëmendje, duke e zgjatur kohën e tualetit në mesatarisht 24 minuta.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi