Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"BOTA E  MADHE  E ARTIT FOTOGRAFIK"  nga Nexhmije Hasani  Empty "BOTA E MADHE E ARTIT FOTOGRAFIK" nga Nexhmije Hasani

27th September 2016, 23:52
BOTA E  MADHE  E ARTIT FOTOGRAFIK
Nga Nexhmije Hasani
Të nderuar pjesëmarrës në këtë veprimtari të veçantë! Ne  krijuesit që jetojmë dhe banojmë në vende të huaja, përshtypëzohemi nga këto veprimtari të ndërtuara kaq bukur dhe të ndërthurura.
Të çudit fakti   dhe ndjehesh krenare si në qendër të kësaj veprimtarie është vënë një artist- fotograf i përkushtuar, Luan Qëndro, i cili ka një histori të madhe , një jetë të madhe të fotografisë, duke spikatur në Artin Fotografik Shqiptar.
Gjithmonë e kam dashur këtë art , i cili të afron në mgjarje,  pranë ngjarjes, të kthen në retrospektivë, të njeh me historinë e shkruar, të sjell pasazhe nga vendi yt i dashur, sidomos, kur je jashtë tij të mbush me emocione të papara. Këto ne i kemi përjetuar dhe i përjetojmë çdo ditë larg Atdheut tonë të dashur. Ç‘forcë të madhe ka fotografia, sa të mbreson ajo ,duke krijuar atë dialogim të brendshëm ! 
Vërejta dhe pashë me vëmendje këto eksponate të artistit Luan Qëndro  dhe frymëmora thellë. U ndjeva e emocionuar, u gjallërova . Sa bukur kur jeta hidhet me penelata drite! Sa bukur në këtë kolazh fotografik  duket qielli e deti, toka  dhe materiet e saj! Sa bukur “udhëtojnë” njerëzit në këto eksponate, të cilat do t’i kishte zili çdo njeri! Këtu shikon historinë me dritë. Ndaj, në këtë aspect, fotografia është një skicim, një tregim. Thënia e lashtë kineze: “Një fotografi vlen sa dhjetëmijë fjalë” shihet edhe këtu në këtë ekspozitë dhe në gjithë veprimtarinë e Artistit Luan Qëndro.
Është detyrë e shoqërisë, e pushtetit vendor dhe qendror e Lidhjeve të Shkrimtarëve dhe Artitëve, e Klubeve të Shkrimtarëve, e Shoqërisë Civile që të evidentojë , të stimulojë këto raste të jashtëzakonshme . Për vlerësimin e këtyre rasteve fenomenale, të këtij pasioni të materializuar kaq bukur nuk duhet të heshtet kurrsesi, por të stimulohen , pasi fotografia është një pasuri e madhe , e cila ka vlerë të jashtëzakonshme. Kështu duhet të veprohet e të stimulohet veprimtaria e këtij artisti, sikundërse po vepron “PEGASI” ALBANIA sot.
Ne krijuesit që ndodhemi jashtë vendit, ne që ndodhemi në Angli nëpërmjet fotografisë dhe eksponateve të tilla, ndjehemi shumë afër vendit tonë, përjetojmë emocione të shumta, kemi nostalgji . Fotografia ka shpejtësi drite  dhe reflektuese në përcjellje.  Hapja e ekspozitave fotografike në vende të ndryshme , ku banojnë sot shqiptarët, jo vetëm në Trojet e tyre , por edhe atje, ku kanë emigruar, duhet të jetë një synim dhe një objektiv  për këtë art .
Sinqerisht e uroj zotin Luan për këtë punë të madhe fiksimi, ekspozimi dhe arkivimi.
Respekt për të , respekt për gjithë mjeshtrit e artit fotografik që nga Marubi i madh, Vasil e Jani Ristani, apo fotografët e tjerë Filip e Jorgo Vito, Petrit Ristani, Nikolin Pici, Agron Kurti, Petrit Kumi e tjerë.  
Pjesëmarrjen në këtë Simpozium e konsideroj një ngjarje të madhe në jetën time creative.
Faleminderit Mjeshtër Qëndro, faleminderit të gjithëve  ju që merrni pjesë në këtë event të organizuar bukur  dhe me kontribut në Historinë e Fotografisë shqiptare. Ne sot, së toku, po shpalosim historinw e fotografisë shqiptare.
Sarandë, 17 shtator 2016
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi