Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Kristal .....Kater poezi nga Nexhmije Hasani  Empty Kristal .....Kater poezi nga Nexhmije Hasani

16th November 2016, 02:00
Nexhmije Hasani


I. Bekim imazhi
1.
Shtratit të ftohtë,
Lëshuar vetmisë,
E pagjumë,
Në meditim .
2.
“Me” ty - pa ty
Dashuri- lule diell,
Përkufizuar:
Ndarje kohore,
3.
Verbërim skllav…
Ngujuar mureve rrethues,
projektuar
nga arkitekt dashurie.
Mure të palëkundur,
lartësuar
themelit tokësor,
Hapësuar
shtratit jeshilor
Me aromë lulesh
shumëngjyrësh …
ndez një qiri të ndrijë.
Aromë e spikatur vjeshtore,
frymëzon fryma jote,
Atje larg, deteve,
në tokën e bekur
nga Krijuesi…
4.
I vetëm
në vetmi melankolare, sonte ,
Ërrësira sjell ... imazhin tim,
“Lakuriqëzuar” territ natë,
lëshuar mbi çarcafin e bardhë.
5.
E vetme
Vetmia, sikur më “ha”!
Hesht, i dashur
Po të lexoj sytë e tu të bukur…
Përmbledhshëm
ndjenjat e shprehura..
Të lutem , dhe pse larg,
le të bëhem sonte,
Muza jote,
Futur, ëmbëlsisht,
vargut flutur.
Subjekt mbresalënës,
le të bëhem,
E pse jo “Kryefjala” !
6.
Vetmia e bukur dhe fatale,
Dy anë të kundërta
të një medalje .
Thyeje murin ndarës,
Kryqëzoje, si guximtar Kohën,
Duke e lënë të çliruar
Dashurinë ,
të cilën, vetë Perëndia ,
iu gëzua Krijesës.
S’më ndal, askush,
të vij
sonte me imazhin tim.
7.
“Bekim….
Bekim,
Bekim”…
Vetmia,
asqë mund të pranohet ...,
në këtë natë të thyer.




II. Hesht!

Heshtje, në kuqëri ndjenje!
Ulur në gjelbëri fushe,
S’ia “nuhat “ dot kuptimin ,
Ciklit “Dhimbje”.
Mallkim nga fundi i Tokës .
Perkulur në gjunjë ,
i verbëri kërkon një shkëndi ,
Të shoh pak “Atë” ,..
Ç‘aluçinacion abstrak përsillet !…
(Ndoshta, kurrë
dhe kurrsesi s’ka ekzistuar).
“Do të të dashuroj…”,
Refuzim krahëfortë.
Shpërthen muzikë e hazuar,
Ëngjëlli dancon vrullshëm.
Hap rubinetin Qielli ,
Qan dhe bashkohet dhimbja,
Mbulohet fusha me lule vjollcë ,
Pellgjet kuqëzohen….
E kuqe tërësisht - dashuria .
Kërkoj harresën,
por, më kot,…
Jo, s’mundem!
Histori ... me krye mallkuar.
19 .10 .2016 .TIRANE.




III. Sa e rëndë qenka pritja!


E ulur në shkallë të prita,
o Nëna ime.
(Sa e vështirë qenka Pritja!)
Shpresoja se mos ktheheshe
me pranverën...
I numrova pranverat
e Majit të verdhë.
Pritja u bë e zezë..
Natës ëndrrës
dëshiroja të më vije,
Të shikoja sytë e munguar,
flokë e arta...
Në furtunë të jetës,
pentagramë vajtimin tim...
Malli më ka tretur në madhim.
Dhimbjen vargut e gdhenda,
Këngë : Vuajtjen e bëra,
Dielli u fsheh në largimin tënd,
Nëna ime.
Bebezën e syrit hodhe nga lart,
si bekim,
Dritë ylberi në baçen tonë.
Në udhë të fundit ike,
e mira Nënë....
Sa të kam pritur, mos vije !
Shihja, në pritje, lindjen e Diellit...
Gjiri më është tharë ...
nga pritja e gjatë, moj Nënë.
Tokën, ku prehesh
e puth, e mira ime,
sikur puth faqet e tua,
buzëqeshjen tënde!...
E vadis tokën me lotin tim...,
Trëndafilin
në baçen time të shpirtit...
Dhe toka çahet
nga dhimbja.
Zotit ia besove
Timen fëmini.
Dhe veten atij ja dorëzove,
yllesha ime.
S’ti pashë dot thinjat mbi flokë,
se ti s’u plake kurrë...
Të prita...,
gjatë të prita...
Në atë derë...
që kurrë
të faniteshe,
më s’u hap...
3 maj 2016



IV. Kristal

Kristal pikon loti yt ,
Kristal loti im.
Ëmbël
përcjellim dashuri.
Të shoh, të ndjej,
përmes syrit tim ,
(Sa ngjajnë këta sy!)
Aty gjej pafundësinë
E rrjedhës .
Heshtje...
Asnjë fjalësi .
Dy zemrat
kuptohen nga larg…
Një gjak ,
Një ndjesi.
(Kristal loti yt,
Kristal loti im…)
Oh, ç’fat,
të kesh një motër ,
si ty:
Rrahje zemrash,
ngjashmëri!
Ç‘dhuratë ,
ç’bekim ,
nga madhëria PERËNDI!
Te falem, dashuri e lindur ,
Të betohem ,do te të ruaj
me xhelozi!
Je vazhdimësia e lindjes time,
Përfaqësuese e denjë
e gjeneratës në gjelbërim …
Dy kristalet e lotëve
bashkohen në një …
E ç’mund të them tjetër përveç:
“Të dua , o motra ime,
me gjithë shpirt !”
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi