Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Fjala e autores Nexhmije Hasani në prezantimin analitik të veprës së saj "TRAJEKTORJA E JETËS" data 13.08.2016   Empty Fjala e autores Nexhmije Hasani në prezantimin analitik të veprës së saj "TRAJEKTORJA E JETËS" data 13.08.2016

28th September 2016, 00:03
TRAJEKTORJA E JETËS
Të nderuar miq ,poetë, shkrimtarë, njerëz të Lëtërsisë dhe të artit,
Të nderuar pjesëmarrës  në këtë event prezantues..
Më keni nderuar sot me praninë Tuaj, duke ma bërë ditën shumë të bukur dhe ndjehem shumë e lumtur.  
Ajo çfarë unë dua të shpreh, pikërisht sot , në këtë ditë të veçantë, të mbushur me njerëz të bukur dhe plot emocion, është  “aprovimi” i një sprove të re  imja, e cila ka si qëllim të më bindë mua dhe lexuesin për talentin tim.
Pas prezantimit të veprës sime të parë "Kalvari i diagramës " në shqip dhe në aglisht, sjell për lexuesin sot përvijimin e një libri të dytë me tregime dhe skica , të titulluar "Trajektorja e jetës"  , libër në të cilin shprehet apo është  zëri që pasqyron kendvështrime të ndryshme të jetës dhe fateve njerëzore. Është dhimbja më e tmerrshme, ku nëpër botë mbizotëronte diktatura, ku dhe ne, vendi ynë ishte prezent në këto vuajtje, ku ndjehej mungesa e të drejtave njerëzore , e ndjenjes dhe e mendimit.
Është po ky zë i mekur që vjen, pikërisht, në periudhën, ku ne, familjeve shqiptare, figurës femërore i imponohen rregulla çnjerezore, ku nga tirania mediocre, i duhej femrës të rebelohej, duke shkatërruar zinxhirrët e tiranisë. Qenie që vuajnë në heshtje, që sillen nëpër botë si krijesa të brishta të pafajshme. Jo, pa qellim, zgjodha pesë tema, të cilat krijojnë një larmi tematike. Doja të pasqyroja njeriun hyjnor në një vend, ku vuajtja shkakton viktima të pafajshme, pas, vetë unë, i përkas, i  takoj atij brezi, i cili u  lind dhe u rrit nga hyjneshat, të cilat  pasqyronin thjeshtësinë, mirësinë, gjuhën e të shprehurit ëmbël.  Është, pikërisht, femra e urtë shqiptare, ajo që unë sjell. Ajo femër që pasqyron realitetin e një bote, ku vuajtja shndërrohet në force , forca në ndjenjë dhe ndjenja në dashuri .
Nga kjo dashuri, unë mora guximin dhe arrita ta bind veten për të ngulmuar në vepra të reja.
Të shkruash do të thotë të harrosh dhimbjen, urrejtjen; të hedhësh veshtrimin tutje, duke vlertësuar vitytet që zbukurojne qenien njerëzore dhe duke shpalosur, nëpërmjet mendimeve, një material abstrak dhe real.
Të shkruash do të thotë  të zotërosh artin e të shprehurit , ndjenjën që lind natyrshëm dhe të bën të flasësh me zërin e shpirtit. Unë, si natyrë,  gjithmonë, e kam patur më të lehtë të shprehem përmes vargut, pra kjo ishte dhe arsyeja që u “dashurova” pas letërsisë . Nëpërmjet penës pasqyrohet dhe shprehet realiteti, në të cilin përjetohet dhimbja, malli , dashuria dhe optimizmi për një shoqëri,  në të cilën ndjenjat motivojnë emocionet drejt një të ardhme positive, frytdhënëse.
Dhe unë, si pjesë e kësaj jete, në të cilën isha dhe jam prezent, e preka dhimbjen, në të gjitha kohët e saj . Preka dhe dashurinë me të gjithë bukurinë e saj .
I preka personazhet e librit me ndjenjën reale dhe, si i thonë, vesha këpucët e tyre dhe eca me ta. Ishin personazhe të gjallë realë dhe unë ashtu i solla këtu mes jush të gjallë .
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi