Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Shejmondë Paçarada dhe botimi i fundit poetik i saj “Kam Emër Ilirie” Empty Shejmondë Paçarada dhe botimi i fundit poetik i saj “Kam Emër Ilirie”

30th October 2016, 23:34
Shejmondë Paçarada dhe botimi i fundit poetik i saj “Kam Emër Ilirie”
Rreth librit Shejmondë PAÇARADA, Kam Emër Ilirie, Poezi, Shtëpia Botuese “Marin Barleti”, Tiranë, 2014.
Nga Dr. N/Kolonel ® Hekuran A. Rapaj
 

 
 
I nderuar Kryetari i Lidhjes së Poetëve, Shkrimtarëve, Artistëve Ndërkombëtarë, “PEGASI-Albania”, Prof. Dr. Kristaq SHABANI!
E nderuara Znj. Shejmondë PAÇARADA!
Të nderuar dhe të respektuar pjesëmarrës!
I.”Kam një emër...” – thotë autoria Shejmondë PAÇARADA. Kjo nuk është befasuese. Të gjithë kanë një emër dhe mbiemër, por me ndjenjë shpirti, atdhedashurie, aktvitet risi ndryshimi intelektual, nuk  mund ta meritojnë gjithkush një emër “Ilirie”. Me kushtrimin e saj krenar autoria thërret: “Kam një Emër Ilirie”. Ne i themi: “Ta trashëgosh me nder e lavdi!”
Kjo ndjenjë fisnikërie, buron nga damarët e gjakut dardan, atje në Vushtricë të Kosovës martire. Gjaku fisnikëror së bashku me ndjenjën emoncionale të brendshme, nuk mund të mos i shpërbënte zemrën e njomë një vajze adoloshente që historia e hidhur e vazhdimësisë së jetës e kishte pjekur e trimëruar para kohe.
Në moshpranverën më të re, ku simotrat bashkëmoshatarë të Kontinentit Plak, Dinak, Evropian, lodronin në ëndrrat e rehatisë paqësore, Shejmonda përkushtohej se si mund t’i dilej përballë atij krimi monstruioz që xhelatët hesterik serbokriminel, në tokën tonë, në dheun tonë, në trojet tona, në përjetësinë tonë, në zemrën tonë të shqiptarizmit që e ka emrin Kosovë, na klasifikuan si të ardhur, shovenë, irredentistë, barbarë, terroristë e gjithfarë broçkulla të tjera. Gjithçka e ngatërronin me vetveten. Ishte kjo rracë e egërsisë antinjerëzore, mbështellë me lëkurë gjarpëri, vërsulur mbi foletë e trojeve tona, vrisnin e vranë, kurrë s’u ngopën, ëndërrat e ëngjëve rinorë, të ardhmen tonë plot dritë. Gjenocidi i paparë dogji tokën tonë gjer nën dhe. (“Ata vinin”)
II.Përpara kësaj maskarade, koha ikte me rrokullimën e saj të pakthyeshme dhe jeta e Shejmondës mori një tjetër drejtim, u gremis drejt vektorëve të ndryshëm që imagjinata normale e kësaj moshe nuk mund ta përjetonte. Një hartim me titullin vetëtimë: “Një ngjarje që s’harrohet”, bëri që e ardhmia e saj të mos harronte, por të rezatonte në retë ogurzeza të furtunës serbe të ardhmen diamant të jetës së rë që ndriçoi hapësirën mbarë shqiptare. Ishte lindja e një force çlirimtare me tre shkronja të mëdha simbol: “UÇK”. Ata lindën nga zjarri i i dashurisë për liri e çlirim kombëtar, u shndërruan në simbol të luftës çlirimtare. Ishte força e saj uragan që zgjoi heshtjen mbështjellë nga errësira e kohës. Ata luftuan. Ata që botën sfilitur zgjuan duke dhuruar copëza dielli gjirit të tharë, trupave të vrarë e të masakruar, ata që i dhanë tjetër ngjyrë jetës, duke sjellë të tjera agime e tjetër ngyrë ylberi, ëndrrave të shuara. Luftuan dhe luftuan deri sa tronditën botën mbarë, bënë aleatë fuqitë jashtëveropiane: NATO dhe SHBA-në. “Në çdo këngë e fjalë peng mbetën Ata ... Ah!...Ata ishim ne! ...”. (“Zgjim me puls dashurie”).
III. Autoria dinjitivisht shpërndan gjithandej, me fjalën poetike të lirë, rrezatimin e saj mençuror, për t’i qëndruar besnik vendit të të parëve, të ilirëve, pellazgëve e dardanisë. Ajo e ndjen që gjithkush shqiptar i ka borxh Kosovës, gjakut të martinizuar. Ajo, kudo ku ka punuar e jetuar, ka shpërndarë përkushtimin aktiv ideor e artistik, qyteteve evropiane deri në Londër, dhe pse nuk e ka patur fare të lehtë. “Gjuhën gozhduar, në çastin e shprehjes...Gishtat thyer, ende pa arritur penën, Trupin e njomë mijëra herë copëtuar, Mijëra herë e vdekur...Por shpirti i saj, këndonte lirshëm...Çdo shpatë thyhej, ende pa e prekur...(“Shpirt në këndim”).
IV.I tëri ky vëllim poetik është i ndarë në dy pjesë të mëdha: “Nisin ëndërrat për të frymuar” dhe “Gjersa agimi im të zbardhë”, të pashkëputura artistikisht dhe në vlerat e mesazheve që shpërndajnë, në funksion të shpirtit poetik dhe nivelit të autores. Mundet të ishte bërë dhe një ndarje disi më ndryshe nisur nga idetë, vlerat dhe mesazhet që përcjellin grup-poezitë.
V.Lira patriotike në vetën e parë, mjaft interesante, pas një dekade largimi nga vendlindja e ndjenë pjekurinë e penës poetike në rritje: “Arrrita lart, Aty ku dikur ëndëroja të arrija, Arrita ... gjithmonë, me shikimin para drejtuar, Pa frikë nga stuhitë”. (Cek një dritë të bardhë). Apo më tej në poezinë “Dua të iki”, ajo me një ndjenjë lirike atdhedashurie shpërthen se; gjithçka kërkon të lërë pas e të kthehet sërish atje pranë gjelbërimit dhe frymëmarrjes atërore, duke e bërë të ditur se vëtëm Atë ndjenjë ka në shpirt, atë do çmendurisht. 
E ka përjetuar autoria dhimbjen e ikjes nga e shtrenjta vendlindje, duke lënë mbrapa heshtjen dhe tronditjen e shpirtit, por ndoshta dhe të dashurin e saj të parë të ëndërruar, heshtjen që vret me pikëpyetjen: A thua, mundet që sërish të dashurosh dhe pse gjithçka humbi, humbi jeta, frymëmarria e shpirtit dashuri, ëndrra e vogëlushes Paçarada. “Për ty lashë pas gjithçka, Humba dhe jetën time. A thua falet mëkati i shpirtit? A do frymojë sërish ëndrra ime?”. (Frymimi i ëndrrës). 
Në atë kohë tronditëse, kur ne në Shqipëri ndiqnim me zemër të lënduar përgjakjen e vëllezërve në demostratat masive nëpërmjet pamjeve dhe spikerit të mrekulllueshëm të RTVSH __________, me zërin e tij magjeps i jepte shpresë asaj zymtie. Në ato vite, pak më i rritur se autoria, sa kisha dalë oficer i ri në FASH, mora detyrën e organizimit të kollonave të transportit ushtarak për furnizimin dhe përforcimin me armë dhe municione në vijën kufitare Tropojë-Kukës. Me atë përforcim që i bënim kufirit të brendshëm etnik, njerëzve që përgjakeshin rrugëve në Prishtinë, të tjerë që largoheshin nga imazhi i pemëve, kopshteve, rrugëve e stinëve të ëndrrave të vendlindjes u jepnim shpresë dhe rreze drite në atë tunel errësire ku ishte shtrirë e tërë Kosova. “Të humbur ndihemi dhe bulevardeve, Me dhimbje malli e shpirt të etur, Si pemë kopshti, pa një fllad, Rrimë të ngrirë e të heshtur...” (Dita e kthimit nga majat e mërgimit). Tërë kjo jetë e lodhur e autores, mbajtur mbi supe mallëngjimin e atdheut e lutjet që vetëm shpresa të mbetej e gjallë.
VI.Ka një merak, një hall të madh Mikesha jonë Shejmonda Paçarada, e cila e shpreh të theksuar kryesisht tek pjesa e dytë e vëllimit poetik “Gjersa agimi im të zbardhë”, duke i dhënë forcë magjike idesë. “Jam fjalë, me peshëguri, Jam frymë, me lashtësi shekujsh, Jam emër nga Iliria lindur e pagëzuar, Jam tingull lahute, derdhur stinëve të bardha, Jam këngë nga zë kanarinë thurur, Jam flamur me bulzë gjaku ndritur, Jam flutur me krahë shqiponje, Lartësive ngritur,...” (Jam). Nuk mund të bësh me koment, s’ka vend për kompliment. Poezia flet vetë, i jep vazhdimësi jetës (Një diell tjetër lind), krenohet me çdo gurë të kalave e qyteteve, ka emër e gjak Ilirie, lindur nga ai hi i lashtësive.
Autoria fal çdo gjë. Fal deri në zbardhjen e agimit. Ajo pranon shkeljen deri në dërrmim, por, veç ndjenjën për lirinë që ka në shpirt, mos guxo ta prekësh, o xhelat. Me guximin femëror intelektual largëpamës hedh ndriçimin andej nga i vjen një zë përtej deteve, si këngë apo bubullimë, shoqëruar me një daulle çame. Të gjithë ne si intelektualë, shkrimtarë, poetë e artistë, por më tepër politika shqiptare i ka një borxh të madh historik Luginës së Pershëves dhe Çamërisë.
Po cila forcë mund ta ndalojë poeten Paçarada, që nga Londra i bën mjekim zemrës që pëllcet nga mall largësia për qytetin, rrugët, bulevardin me përjetimet e dikurshme të vajzërisë, duke u ndjerë dhe pas shumë vitesh, njësoj e përmalluar, e dashuruar. (“Porsi dikur”, “S’dua të hesht”, “Pulsi i dashurisë”, “Sonte më fol…”, “Të ndihesh gjallë”, “Ngjallja krahë mbi shpresat e thyera”, etj.)
VI.Lirika e dashurisë, e poetes Paçarada, nuk paraqet vetëm orgjinalitetin e saj poetik. Ngelen pjesë e kësaj ujvare të pandërprerë jetësore e shpirtërore e autores që pothuajse kanë gjarpëruar tërë poezitë e dashurisë në këtë botim. Lundrimi i dallgëve të dashurisë, frymëmarria, aroma, puthja e çmendur, buzët e ëmbla, buzëqeshja, qepallet e netëve që përkëdhel hëna, afshi i fjollës së dëborës që fillon të shkrijë dashurinë, ngjyra e ylberit me vellon thurur të magjisë, rrezet premtuese të dritës në agim, trupi që digjej gjer në agim, etj., metafora gjurmëlënëse, mbeten si pjesë e pandarë e jetës reale nga Londra e deri në vendlindjen. (“Do të ndihem njësoj”, “Eja të ikim së bashku”, “Endrra jonë”, “Fjalë kumbuese dua’’, ‘’Ta jetojmë këtë natë’’, ‘’T’i vëmë flakën heshtjes’’,  ‘’Mjaftojnë dy fjalë’’, ‘’Në heshtjen e natës’’, ‘’Përshpëritjet e ëndrrës’’, “Tinguj”, “E shkruar me zjarrin e dashurisë”, “Shpirti i etur”, etj.). “Të heshtur të gjeta në pritje, Me vështrimin e vjedhur tinzar, Mbrëmjeve kërkoje përkëdhelje, Kërkoje... Një dorë të shtrihet, mbi zemrën e vrarë.” – thotë autoria në poezinë “Dridhërimë e ëmbël”.
Po le të bashkëbisedojmë më hapur. Më duket se diçka ka autoria, ka një breng, një hall të madh që lexuesi i kujdesshëm edhe mund ta hulumtojë. Në Prishtinë i ka ngelur ende diçka nga jeta dhe shpirti dashuror rinor. Pa e futur në xhelozi bashkëshortin e saj, me mirëkuptim e këshilloj që vetëm të mos e lerë të udhëtojë Shejmondën për në Kosovë. Sepse ajo disa herë është shprehur, por, kur ka ardhur në Prishtinë më datën 18 dhjetor 2009, shkruan: “Veç njëherë të marrë frymë, Të çmallem mirë, të jem vetvetja, Të lumturohem edhe pa ty, Ta ndiej... sa e ëmbël është jeta!”
VIII. Dashuria njerëzore e gjakut poetik të autores merr frymëmarrje rale të papërmjatshme kur një ëngjëll me emrin Kiara erdhi dhuratë nga Zoti, bota merr ngjyrën e parajsës në belbëzimet e vajzës “Mami” në prehërin e saj dhe pas asaj akullnaje shpirtërore e jetësore të së shkuarës autoria s’përmbahet: “Ti më mbush jetën time Me ngrohtësi, ëndrra, përjetime… Do të doja me ty, Kiara, dhe kohën ta sfidoja, Se je dritë, dritëzim i jetës sime.” (Ëngjëllli im). Është një fill i kuq real poetik dhe shkencor, që në këtë botim lidhet me poezinë detikuar Nënës “E shenjtë e kësaj bote”: “Gjithçka merr jetë nga vështrimi yt! … Dhe Yjet e ndriçuar, njësoj, Të thërrasin “NËNË”. Dhimbja jonë shuhet, Kur nga dora jote përkëdhelet, Edhe malli ynë tretet, kur fytyra e jote buzëqesh E nga fryma jote, gjithçka merr jetë”. Por, dhe një tjetër poezi me këngë bilbili, kushtuar motrës M. Basholli. Është një mesazh për jetën tonë familjare. Të kujtojmë Nënën dhe të veprojmë me fëmijët si ajo. Nuk duhet harruar që jetën e kohën e ke sfiduar e nderuara Shejmondë Paçarada. Jetë të lumtur e suksese të ketë Kiara se e meriton me këtë Mam të bukur dhe brilante!
Përfundim. Të gjitha janë për poeten, sa thamë më sipër. Nuk do të ishte aspak njerëzore nëse këto vlera krijuese jetësore nuk do ngriheshin si atribut i një angazhimi dinjitoz të një gruaje që punon e jeton largë mëmëdheut, që me mallin përvëlues të zemrës, me kurajo guxim artistik, na jep këto mesazhe të kristalta.
Vetë autoria, Shajmodë PAÇARADA, nuk do të qe kënaqur që të bënim këtë përfundim të merituar vetëm për të. Ka marshuar nëpër botë, por nuk mund të harrohen gjurmët e gjakut lënë pas dhe mijra ëngjëj të zhdukur dhe të vrarë në Tokën tonë – Kosovë. Dhe tani është më e qetë, por jo pa plagë për Kosovën:
 “Edhe pse e dhunuar nga lufta, Edhe pse e djegur, e bërë hi, Një gulç i zemrës sate, mbahej nga shpresa, Mblodhe dejet, dhe u zgjove përsëri!
S’të mbuluan të ftohtët dimra... S’të rrëmbyen as të furishmet stuhi... Të gjithave u bëre ballë, Kosovë! Trimërisht, me fuqinë që ke vetëm ti!
Të kafshuan tinëzisht Me plagë të hapura, shekujve brodhe E shkelur e dërmuar plot dhimbje, S’rreshte kurrë...Diellin e Lirisë kërkove...
Tani nga ty, të pagëzuar me emër, Të lumtur shohim me sy dielli, të bardhën botë Pa dhimbje, pa plagë, të gjithë njëzëri thërrasim: “Të duam Kosovë ! ... Të duam, o jetë!!...Të duam, o Tokë !!!!...
Nuk ka asgjë më tepër se sa kaq forca shpërthyese emoncionale poetike e letrare e një poeteshe në rritje.
Suksese autores.
Faleminderit.
Tiranë, më 18 shtator 2014
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi