Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

 Si te kuptojme perceptimin e ndarjes sipas shenjave te horoskopit? Empty Si te kuptojme perceptimin e ndarjes sipas shenjave te horoskopit?

1st January 2017, 11:08
 Si te kuptojme perceptimin e ndarjes sipas shenjave te horoskopit? Images
DASHI

Ndarjet i përjeton me dhimbje, edhe pse përpiqet që ta lë përshtypjen e zemërthyesit të pamposhtur, por kur Dashi përfshihet nga vështirësitë në dashuri, brenda vetes ndihet shumë keq. Edhe pse është shenjë e zjarrtë, ndihet sikur të jetë lagur me ujë të ftohtë, nëse vjen deri te ndarja nga partneri. Për arsye se beson që “në dashuri dhe në luftë – lejohet çdo gjë”, përpiqet ta bëjë për vete personin që do në të gjitha mënyrat dhe me të gjitha mjetet. Nëse nuk ia del mbanë, u kthehet gotës dhe miqve, kushërinjve, kolegëve.

DEMI

Edhe pse duket i relaksuar, sikur të mos ketë asnjë problem, madje as të llojit të dashurisë, përjeton rëndë ndarjen me personin e dashur, madje edhe kur njëri prej atyre dyve duhet të udhëtojë. Nëse ndarja është përgjithmonë, Demi emocional do të tërhiqet në shtëpi dhe të vuajë në heshtje, eventualisht do të bisedojë me ndonjë mik të afërt, i cili do të ketë vështirësi ta nxisë që të dalë diku me shoqëri. Nëse del, mbetet deri në kohën kur mbyllet lokali, duke u përpjekur që ta gjejë ngushëllimin në vargjet e ndonjë kënge e cila ia përkujton dashurinë e humbur.

BINJAKËT

Edhe pse duken sikur të gjitha ndarjet, madje edhe ato të dashurisë, i përjetojnë në mënyrë sportive, sipas principit “nuk është ai/ajo personi i vetëm në botë”, Binjakët nuk kalojnë aspak lehtë. Janë mësuar që t’i duan të gjithë, t’i thërrasin, tërheqin për mënge dhe t’i lusin që të rrinë edhe pak, pra me të vërtetë nuk e kanë të qartë se kush dhe pse do të mund t’i linte. Ndërsa kur ndodh kjo, personit të dashur do t’i dërgojë SMS- porosi, do ta thërrasë në telefon dhe ta ndërpresë linjën, do të shkruajë ‘email’-a ta presë para shtëpisë ose punës dhe të flasë me të gjithë që janë në kontakt me të.


GAFORRJA

Gaforrja përjeton shumë rëndë ndarjet, madje edhe ato të përkohshmet nga personi i dashur, ndërsa në dëshpërim, shumë lehtë devijon nga rruga e duhur. I jepet pijes dhe ushqimit, viziton kafene pas kafeneje, dhe shpesh pa kurrfarë mase ose shije dorëzohet në përqafimet e personave nën nivelin e saj. Nuk mërzitet Gaforrja as çfarë, as kush flet për të; vetëm imagjinon lidhur me ditën kur përsëri do ta shohë dashurinë e jetës. Të gjitha gjërat e tjera janë tërësisht të parëndësishme, madje as këshillat e familjes.

LUANI

Luani krenar vuan në mënyrë dramatike dhe të gjithë rreth tij duhet ta dinë që Luani është lënduar emocionalisht. Ndërsa të gjithë vuajnë së bashku me të. Aq rëndë i përjeton ndarjet sa që nganjëherë nuk mundet ta kuptojë se a është duke vuajtur nga lëndimi i krenarisë apo nga zemra e thyer. Ndoshta janë të dyja, mendon Luani, duke u përpjekur që ta kuptojë partnerin të cilin deri dje e ka dashur aq shumë, ndërsa sot i shkakton dhimbje e cila e bën të kuptojë ulërimën e luanëve në xhungël.

VIRGJËRESHA

Virgjëresha zgjedhëse, por tolerante shumë vështirë ndahet, por nëse megjithatë vjen deri te ndarja, do të bëjë gjithçka për ta kuptuar arsyen. Do ta hajë çokollatën e saj të preferuar, do të ofshajë dhe do të mendojë për porositë të cilat do t’ia dërgojë personit të dashur. Kur do që të ndahet nga partneri, do t’i rregullojë gjërat në mënyrë që të duket se ajo (Virgjëresha), është lënë, sepse nuk do që ta komplikojë jetën, e cila edhe ashtu është mjaft e komplikuar edhe pa vuajtje të dashurisë.

PESHORJA

Peshorja e përmbajtur dhe krenare, si aktore e lindur, nuk do t’ia ofrojë askujt, madje as personit të dashur, kënaqësinë që ta shohë vuajtjen e saj dhe botën e saj të shkatërruar, nëse lihet dhe duhet që disi ta mbijetojë ndarjen e dashurisë. Do të buzëqeshë para të tjerëve dhe të shtiret se si ajo e ka lënë partnerin e jo ai atë, derisa në shtëpi do të vuajë, qajë dhe të zgjohet në jastëkun që ende ka aromën e parfumit të personit që i ka shkaktuar dhimbje.

AKREPI

Vuan si asnjë shenjë tjetër, kur është i dashuruar dhe kur ndahet, sidomos nga personi që e do sinqerisht, sa që gati ndjen edhe dhimbje fizike, kur vjen deri te ndarja. Nuk di kujt t’i telefonojë më parë, nuk di me kë do të bisedonte në një gjendje të tillë, sepse për Akrepin telashet më të mëdha janë ato të dashurisë. Ndërsa ndarjet, a ka diçka më të rëndë se ato? Asnjë mik, asnjë kafene, si dhe asnjë pije nuk mundet ta ndihmojë, sepse Akrepi i përjeton rëndë ndarjet.

SHIGJETARI

Në mënyrë që Shigjetari hedonist ta kalojë vuajtjen nga ndarja, ai fshihet nga realiteti i vrazhdë. Ai përpiqet që të del nga shtëpia, shkon në restorantin e tij të preferuar ose vozitë nëpër qytet. Tani që ka mbetur vetëm, i thotë vetes se do të ishte më mirë që të mendojë për ndonjë takim të ri, dhe ta harrojë ndarjen e tmerrshme.

BRICJAPI

Bricjapi praktik por edhe i ndjeshëm nuk e ka të qartë se kush do që ishte aq i çmendur për t’u ndarë nga ai, kur nuk ka gjë që nuk do ta bënte për personin e dashur. Nëse partneri ndahet nga ai, Bricjapi mendon se me të diçka nuk është në rregull dhe e kthen filmin prapa, duke u përpjekur që të gjejë diçka që nuk i është përshtatur partnerit të tij. në mendime kthehet te dashuritë e vjetra dhe ushqen kujtimet dhe mallin për to. Çdo gjë dikur ishte më mirë, më romantike, më e sinqertë dhe më e ngritur, veçanërisht në dashuri, ngushëllohet Bricjapi, vetë në dhimbjen e tij.

UJORI

Si jeton ashtu edhe vuan, nga kodra tatëpjetë, nga ekstremi në ekstrem, i lënë pas ndarjes së dashurisë, Ujori vrapon prej kafenesë në kafene, nga miku në mik duke mos kuptuar se partneri e ka lënë edhe për shkak se kur nuk ka qenë i qartë me qëllimet, planet, premtimet dhe ndjenjat e tij. Ujori do të bëjë gjithçka të mundur që ta bindë partnerin që t’i kthehet, madje edhe nëse duhet të bjerë në gjunjë.

PESHQIT

Peshqit janë të lindur për të huajtur, dhembshurinë dhe dhimbjen që e durojnë në mënyrë aq filmike thua se janë të lindur me të, ndërsa ndoshta edhe janë, sepse pikëllimi në shikimin e tyre është më i madh se të gjitha fjalët, vajtimi dhe lotët mbeten të paderdhur te Peshqit, sepse ia dalin që fazën më të vështirë të ndarjes ta kapërcejnë në vetmi. Ashtu, në atë keqardhje ndaj vetes, të pakuptuar dhe të refuzuar nga partneri, Peshqit në konfuzionin e tyre emocional kujtojnë edhe disa ndarje të tjera, për të cilat kanë menduar se do të ndalet bota. Por, megjithatë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe jeta vazhdon me dashuri të reja. (Shqipmedia)
Dezdemona
Dezdemona
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Mendimtare

Regjistruar : 15/05/2016
Postime : 3163
Points : 3302
Reputacioni : 90
Medalje Red Medalje Blu Medalje3

 Si te kuptojme perceptimin e ndarjes sipas shenjave te horoskopit? Empty Re: Si te kuptojme perceptimin e ndarjes sipas shenjave te horoskopit?

4th January 2017, 11:24
AKREPI

Vuan si asnjë shenjë tjetër, kur është i dashuruar dhe kur ndahet, sidomos nga personi që e do sinqerisht, sa që gati ndjen edhe dhimbje fizike, kur vjen deri te ndarja. Nuk di kujt t’i telefonojë më parë, nuk di me kë do të bisedonte në një gjendje të tillë, sepse për Akrepin telashet më të mëdha janë ato të dashurisë. Ndërsa ndarjet, a ka diçka më të rëndë se ato? Asnjë mik, asnjë kafene, si dhe asnjë pije nuk mundet ta ndihmojë, sepse Akrepi i përjeton rëndë ndarjet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi