Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"Poezia e gjetjes refleksionit dhe shprehësisë"  “Shtatorja  e kurorës” vëllim poetik i poete Mimoza Agalliu nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM Empty "Poezia e gjetjes refleksionit dhe shprehësisë" “Shtatorja e kurorës” vëllim poetik i poete Mimoza Agalliu nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM

3rd February 2017, 14:02
Poezia e gjetjes refleksionit dhe shprehësisë
 
Nga Kristaq F. Shabani IWA, WPS, AOM
 
Pas  vëllimit poetik “Çelnaja” Mimoza Agalliu shfaqet rishtas  me vëllimin poetik “Shtatorja  e kurorës”, duke treguar diagramën e saj poetike të ecurisë në poezinë, të cilën aq shumë e ka për zemër. Ajo çdo ditë jeton me simbolikën, me peizazhin natyror dhe shpirtëror si dhe me kombinimin  e saj ndividual peizazhin shpirtëroro-natyror, duke bashkuar ndjeshmërinë  e dy shpirtrave, të cilët, herë faniten e hërë shfaniten, duke krijuar panaorama për të këndvëstruar adhuruesit e produktit shpirtëror…Është një poezi, e cila e ka rrjedhojën te kërkimi me “eksplodator” në mendje. Në një  këndvështrim serioz të  poezisë e saj ndesh me një dukuri të fenomenizur spontaneiteti, duke sjellë gjetje e duke luftuar për krijimin e një individualiteti poetik gjithmonw nw rritje. Gjasat janë për këtë dhe flasin pikërisht për këtë.
Një poezi kjo e karakterit meditativo- peizazhor, e cila vjen me zbulim të natyrshëm të ndjesive, fenomeneve tw brendshme…, duke kaluar në një fazë simbolike konstatuese e duke lënë gjurmim në mendimin e individit. Tematika  e këtij vëllimi është e gjërë dhe prek fenomene tipikë, por edhe të rrallë të mendimit. Materia lëviz, transformohet me forcën e impresionit dhe të shfaqjes së dukurisë së konturuar fare natyrshëm, e cila rritet në përmasë…Në pamje të pare, të jashtme,  duket, sikur hallkat e sistemit vjershërues  nuk janë të lidhura njëra me tjetrën, por, me një studim analitik dhe duke u futur në fshehtësinë e krijesës ndjen pulsantin e lidhësisë së hallkave. Është poezia e ndodhjes në qëndrim, e lëvizjes, e dinamizmit e gërshetimin “molekular”, e precipitimit edhe e ngjyrimeve të rrymave të ndryshme poetike… Duke i mëshuar fort  simbolit, metaforës  si dhe përzgjedhjes së fjalës, nëpërmjet një “qërimi” të mirë mundohet të “qëndisë” , sipas mënyrës së saj. Është objektiv i krijueses të tentojë në koincizitet, shpeshherë, në krijimin esaj dhe t’u mëshojë gjetjeve të kompozitave, të cilat zgjidhin situata poetike  ngandonjeherë dhe të shumta në numër…    
Spontaneiteti, madje, dhe në kërkimin e figurave, të cilat burojnë natyrshëm e shquajnë poezinë  e saj , e cila fiton herwpasherë notësime profetike, konceptualitet të shfaqur në një natyrë vetjake  dhe lënie gjurmë në kujtesën e lexuesit… Natyrisht, për të përvijuar dhe “thelluar” dukuri të shfaqura kërkohet ngulm dhe ecje në natyralitet.
Shumë krijime në këtë vëllim kanë prezencën e këtyre elementëve të renditura mw lart… Retorizmi është një dukuri e konkretizuar: A duhet shpresuar /te kjo  e drejtë e “padrejtë” ?! Detaji i metaforizuar: Shtangur nga habia, /Shpirti gdhend histori zemre…
Metaforat prezente  vijnë dhe qëndrojnë mbi kurora:  Urat shëmben nga fjalëgurë; bari u rilind lotit sa një planet, (elemente të personifikimit).
Pasqyrim dhe qenësia e gjendjeve në disa shembuj  : Askurrë,  për të mos t’u ndarë! Zogu dhe unë  dolëm nga ngrirja… Natë e mbarsur rëndë, abortoi dhimbshëm agimit.
Koha dëshmitare kthehu faqe të re,  në zbardhërim të brishtë.
Kënga me nota të ngrira /mbeti mbi dy buzë, pa  u kënduar!
E ardhur me një natyrshmëri thënieje: Sa lot janë kthyer në baltosje mbi këtë tokë,/ pa asnjë dëshmitar, /shpirtkëputur dhimbje, duke vrarë?!...
Peizazhi kombinues shprehet  dhe dallohet nga syri i mprehtë :   Me sy putha rrezen shpirtdehur, /  renda në agim të paqtë. /Trëndafili shpërthen, tek hapet një buzë!… Sikundër rezulton nga shembujt i të bëjmë me një poete kërkuese në vijim dhe në ecuri, për të krijuar individualitetin e saj.
Vëllimi  “Shtatorja  e  kurorës” është gjetja  e një profili të një kurore, e cila përfaqëson shtatoren e kurorave në kërkim të plotësisë.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi