Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Nexhmije Hasani  "Krijimtari , e cila  të detyron të  “prekësh”  rininë"   Empty Nexhmije Hasani "Krijimtari , e cila të detyron të “prekësh” rininë"

27th September 2016, 23:45
Krijimtari , e cila  të detyron të  “prekësh”  rininë 
 
Përsiatje për vëllimin poetik ““Frymoj në fluturim zogu”të autorit Petraq Zguro
Nga Nexhmije Hasani
 
Meditim në heshtje të vrulltë …. Shpirti e mbart këtë meditim mbi vete në rrugën e  përcaktuar prej fatit dhe vitet fluturimthi  ikin në rrugëtimin “ JETË” .
 Me atë forcën e vet të padukshme  vargu kërkon të na marrë   dorazi drejt hapësirës dhe ëndrra e bukur ledhaton shpirtin. Ledhaton atë  shpirt të brishtë që shkon në amshim me synim të shfaqet  një ditë të re, një ditë  e qeltë me diell.
Autori frymon bukur qenien e tij të dashuruar. Mundohet t’ia rrëmbejë  dashurinë qiellit , duke e veshur atë me petkun hyjnor të hënës. Ndjenja , si vocërrakee “pabindur” i përkëdhelet plot ngjyrim jetësor, duke dallgëzuar  dhe pastaj duke dalë jashtë kraharorit të tij gufues.  Pulson, pra,  brenda vetes e vërteta dhe ofshama thërret me zërin e dashurisë. Krijuesi Zguro  është në trajtë dhe në mënyrë emocionant,    një i dashuruar i zhuritur.   Me sjelljen e tij   ngjason , apo kërkon të përafërohet  me personazhe të kësaj bote  me emër. Dhe lind pyetja e vrullshme gjatë leximit të krijimeve të tij : A i ngjan një “Romeo” të vogël  të dashuruar?
"Dhe në mundsh…, -  shprehet ai me mundësinë e tij të ndjenjës .- Ujëvarën e lotëve, dot, kurrë, s’ke për ta tharë” .
Ndjesi këto që  i jep me forcë vargu  emocional.   Në krijimet e tij ka nota dramatike, ku bukur metamorfozohet imazhi bukuror, natyra lindëse e bukurive dhe e dhimbjeve “ jetë” . Dashuri pra, kombinative me   dhimbje të ndërliksur. Largësia në dhe’ të huaj, e bën jetën t’i ngjasoi trungut të thatë, duke humbur gjithë biskëzimin gjelbërues. Buza dridhet, duke kafshuar gjuhën në tinguj muzikorë të këngeë së përvuajtur të mallit. Noslagji për të bukurën, për dashurinë e lenë largësisë së  vendit tënd. Kjo gjendje frymon brenda vetes, brenda shpirtit  të krijuesit dhe shpesh herë, për të mos thënë gjithmonë lë gjurmë, të cilat janë aktive, vepruese, e pse dhe torturuese.  Por ngandonjëherë kjo “torturë’ kthehet në torturë të ëmbël. Mosprania e nënës, e fëmijës,  e vashëzës  sjellin etjen  dhe mungesën e pandalshme të mallit. Vetë krijuesi Zguro përpiqet me mundësinë e tij  të nxjerrë këtë mall të madh që i zien përbrenda me një forcë vitale.  Dhe lexuesi mbushet me oksigjenin e krijimit  përmes vargut të mallit. Dy pika loti guxojnë e rrjedhin mbi faqe  dhe, shpejtësisht  mbushin një det, një oqean. Madje pastaj i “thajnë” duke sjellë fashitjen e largësisë dhe duke përbashkuar zemrat  e ndara.  Autori i këtij vëllimi,  Petraq Zguro në vëllimin e tij ““Frymoj në fluturim zogu”,”  të  “detyron “ ta prekësh rininë. Ai zbret në “audiencat”dhe takohet me poetët e tjerë, të cilët i kënduan aq bukur lirikisht  viteve studentore. Në  poezinë  " Ç‘mall !...", ku vargu potretizon mallin,  Petraqi derdh emocionin e tij, me mënyrën e tij: “  Fytyra jote më vjen, pa gdhirë...,/Ulet mbi sytë e mi…”,  ose : “Urimet dalin nga zemra, / Ç‘zjarr, mall, kanë përbrenda! /Vetëm zemra ime e di,/Ty duhet ta marrë mendja …”.
Dhuratë e vyer është kjo poezi ,për lexuesin, e pasuar me  poezinë “Eja, me fluturim zogu…” , “Si pulëbardha e Anakreontit…, Panorama e lotëve,   “Vallëzim marramendës yjesh” e tjerë , ku toni lirik godet emocionalisht dhe shpreh botën poetike me sinqeritet..   Lehtë e bukur mund të futesh brenda zemrës së tij. Ai mban dyert e hapura për këdo që dashuron poezinë, lirikën . Në çdo  poezi të tij, kryefjala është dashuria. Yjet i merr në pëllëmbë të dorës dhe e kristalizon zjarrminë e ëmbël  të femrës. E bën atë të freskët ëngjëllore.  Jeta ka rezervuar misteret e saj, duke të mbajtur mbërthyer në monotoni . Jeta ka ca kthetra të çuditshme, të cilat të mbërthejnë dhe nuk të lëshojnë, të cilat ta bëjnë ditën të errët , pa agim. Syri qan në heshtje, duke thyer largësinë . Ah, poet ! Kur të gjithë flejnë , ti zgjohesh, je i pagjumë. Kundron perëndimin . Aurolë ngjyrash shfaq imazhi yt dhe noton Galatikës në pafundësi qiellore. “Ah , Galaktika!…/Dritën e një ylli  më afronte, /pa vonuar, duke u shfaqur në paraqitje Ëngjëlli…”
Sa pranë e afron vashëzën , e përkëdhel mes syrit dhe buzës. Vajza e valëve, shkumbuar bregut lotues. Krijuesi Petraq Zguro shkruan  lirshëm  me mënyrën e tij, është  i vërtetë, sa tundohesh ta lexosh librin me një frymë. Ja, sa bukur shprehet:
" Mos u çudit, lule zemër, /Pse shkruaj në këtë mënyrë./ Je ti ajo që më shtyn  në rrugën e artit ".  Pra vajza me brishtësinë e saj është  shtysa e frymëzimit të  poetit. Në notat pentagramorë , që luan dhe këndon  poeti dashurues zemra jone merr jetë dhe jeta bëhet më e bukur. Jeta vishet plot shumëllojshmëri  ngjyrash dhe shpirti gëzon ... Lind një agim, lind një jete e re.
Ç‘buzëqeshje ! Më sillte zgjimin /Dhe fjala e artë e përshëndetjes : “Mirëmëngjes”…/
Eh , ku s’ të çon Ëndrra!
Vëllimi“Frymoj në fluturim zogu”, natyrisht, ka kaluar në një proces profesional redaktimi, i cili ka ndikuar në këtë paraqitje të tij qoftë nga subjekti, qoftë nga kompozicioni. 
 
 
Tiranë , 27 shtator 2016
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi