Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës Empty Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës

19th February 2008, 17:34
Azhurimi i fundit: 17:28

Kosova i ka kufijtë e garantuar ndërkombëtarisht, tha Thaçi
19.02.2008 17:03 Prishtinë (KosovaLive)

Kosova i ka kufijtë e vet tashmë të pranuar dhe garantuar ndërkombëtarisht dhe asnjë incident i izoluar nuk do ta zbehë festën dinjitoze të pavarësimit të vendit, tha në Prishtinë kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, pas një takimi me Javier Solana, përfaqësues i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri.


Thaçi tha se gjendja në veriun e Kosovës në Leposaviq dhe Zubin Potok është nën kontroll të autoriteteve të NATO-s, Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK) dhe UNMIK-ut.


“Janë incidente të izoluara nuk e zbehin madhështinë e fetës. Nuk ka vend për panik”, tha kryeministri.


Në mesditë e së martës disa serbë lokalë, kanë djegur dy pikat kufitare të Kosovës me Serbinë në Leposaviq dhe Zubin Potok, në shenjë revolte për njohjen ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës.


Burimet e KosovaLive nga terreni njoftojnë se aktualisht situata është nën kontroll të forcave të KFOR-it dhe protestat e serbëve kanë marrë fund.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës Empty Re: Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës

19th February 2008, 17:56
Ruecker mbylli për 24 orë pikat e kalimit kufitar në Leposaviq dhe Zubin Potok
19.02.2008 16:22 ET Prishtinë (KosovaLive)

Shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe komandanti i KFOR-it gjenerali Xavier de Marnhac, kanë vendosur që pikat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinje në Leposaviq dhe Banjë në Zubin Potok, të mbyllen për 24 orë.


“Çdo lloj dhune është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. I kam kërkuar Komisarit të policisë së UNMIK-ut dhe komandantit të KFOR-it që të vendoset rend në këto pika kufitare”, tha Ruecker duke shtuar se sulmet janë në kundërshtim me mandatin e UNMIK-ut.


Ai tha se pret nga qytetarët e Kosovës të jenë të qetë dhe të respektojnë UNMIK-un dhe KFOR-in, që do të vazhdojnë të sigurojnë ambient të qetë dhe të sigurt në të gjithë territorin e Kosovës.


Ndryshe, Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK), konfirmoi të martën për KosovaLive se grupe protestuesish serbë kanë sulmuar dy vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi, Jarinje në Leposaviq dhe Banjë në Zubin Potok, të cilave u është vënë zjarri, ndërkaq janë djegur edhe disa vetura të UNMIK-ut.


“Rreth orës 11:30 dy vendkalimet kufitare, Kosovë - Serbi në vendin e quajtur Jarinje (Leposaviq) dhe Banjë (Zubin Potok) janë sulmuar nga grupe protestuesish dhe pasi janë demoluar ndërtesat dhe gjërat që kanë qenë përreth, iu është vënë flaka”, tha Veton Elshani, zëdhënës në SHPK.


Ai tha se aktualisht njësitet e KFOR-it janë të vendosur në ato vende dhe situata në mbarë territorin e Kosovës paraqitet e qetë.


Gjatë këtyre ditëve të festës së pavarësisë, janë shënuar disa aksidente, siç janë tre shpërthime të cilat kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, ku janë djegur disa vetura të UNMIK-ut. Ndërkohë, bëhet e ditur se përgjegjësinë për serinë e shpërthimeve në veri të vendit e ka marrë një organizatë serbe. /t.hykolli-gashi/
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës Empty Re: Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës

19th February 2008, 19:33
Faalenderimet i shkojne forumistit dhe kolegut tone Nardlushnja per temen,

ajo qfare ndodhi gjat dites ishte vertete gjest bishash me te cilat jemi mesuar edhe ne me skena te atilla mirepo mendimi im eshte se sigurimi i shtetit duke perfshire ketu SHPK; spo e kuptoj qe demonstruesit atyre t'ua kallin edhe vendqendrimet e tyre!!!, me kete gadishmeri qe ata treguan per mua ngelin te skuqur, te pa pregaditur dhe jo-profesional ne sherbim te detyres dhe te atdheut!!!

respekt
Albini
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës Empty Re: Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës

20th February 2008, 17:00
Azhurimi i fundit: 16:55

Rihapen pikat kufitare në veri, por SHPK nuk kthehet në to
20.02.2008 15:46 ET Prishtinë (KosovaLive)

Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, i konfirmoi të mërkurën KosovaLive se autoritetet e Kosovës, hapën pikat kufitare në Jarinje të Leposaviqit, që njihet si porta 1 dhe në Banjë të Zubin Potokut, që njihet si porta 31, në pjesën veriore të Kosovës, por administrimin e tyre do ta bëjnë KFOR-i dhe Policia e UNMIK-ut, ndërsa SHPK mendohet të rikthehet më vonë në to.


Ai tha se në orën 15:00, është bërë hapja e këtyre pikave, vetëm nga policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i, ndërsa SHPK-ja do të vendoset në momentin kur të krijohen kushtet e sigurisë.


Ai tha se aktualisht të dyja forcat e sigurisë ndërkombëtare janë në dy pikat kufitare dhe po përpiqen të rregullojnë edhe çështjet teknike që janë demoluar ditë më parë nga serbët.


Ndryshe, shefi i UNMIK-ut, Joachim Ruecker dhe komandanti i KFOR-it gjenerali Xavier de Marnhac, kanë vendosur dje që pikat e kalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë, Jarinje në Leposaviq dhe Banjë në Zubin Potok, të mbyllen për 24 orë.


“Çdo lloj dhune është e papranueshme dhe nuk do të tolerohet. I kam kërkuar komisarit të policisë së UNMIK-ut dhe komandantit të KFOR-it që të vendoset rend në këto pika kufitare”, tha Ruecker duke shtuar se sulmet janë në kundërshtim me mandatin e UNMIK-ut.


Ai tha se pret nga qytetarët e Kosovës të jenë të qetë dhe të respektojnë UNMIK-un dhe KFOR-in, që do të vazhdojnë të sigurojnë ambient të qetë dhe të sigurt në të gjithë territorin e Kosovës.


Të martën, grupe protestuesish serbë kanë sulmuar dy vendkalimet kufitare Kosovë-Serbi, Jarinje në Leposaviq dhe Banjë në Zubin Potok, të cilave u është vënë zjarri, ndërkaq janë djegur edhe disa vetura të UNMIK-ut.


Gjatë këtyre ditëve të festës së pavarësisë, janë shënuar disa aksidente, siç janë tre shpërthime të cilat kanë ndodhur në veri të Mitrovicës, ku janë djegur disa vetura të UNMIK-ut. Ndërkohë, bëhet e ditur se përgjegjësinë për serinë e shpërthimeve në veri të vendit e ka marrë një organizatë serbe. /t.hykolli-gashi/
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës Empty Re: Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës

20th February 2008, 17:07
Hetuesit kanë xhirime filmike të sulmeve në pikat kufitare
20.02.2008 14:08 ET Prishtinë (KosovaLive)

Përfaqësuesit e forcave të rendit e sigurisë në Kosovë, deklaruan të mërkurën se pas protestave në Leposaviq dhe Zubin Potok, këto dy pika kufitare, për shkaqe teknike, ende vazhdojnë të jenë të mbyllura, ndërsa theksuan se hetimet do të zhvillohen në detaje meqenëse posedojnë xhirimet e terrenit.


Këto komente, dolën të mërkurën në konferencën e rregullt të administratës së UNMIK-ut, ku ndër të tjera u tha se terreni në dy vendet ku ka pasur protesta të dhunshme është duke u pastruar, ndërsa pritet shumë shpejt që pikat kufitare të rihapen dhe policia të kthehet atje.


Zëdhënësi i administratës së UNMIK-ut, Alexander Ivanko, tha se kreu i UNMIK-ut ka kërkuar nga KFOR-i që ta kthejë rendin dhe ligjin në pjesën veriore të Kosovës, gjegjësisht në Leposaviq, e cila njihet si Porta 1 dhe në Zubin Potok ose Porta 3-1.


“Porta 1 dhe 3-1 janë të mbyllura ende, për shkaqe teknike dhe presim të hapen sa më shpejt që të jetë e mundur në mënyrë që pjesëtarët e policisë dhe doganierët të rikthehen atje”, tha Ivanko.


Duke sqaruar punën e policisë në veri, Ivanko tha se policia e UNMIK-ut së bashku me atë të SHPK-së, ka bërë një punë të mirë, ndërsa për përkatësinë e policëve të SHPK-së që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje dhe mënyrat e reagimit të tyre nuk deshi të komentojë.


Ivanko tha se nuk ka marrë ndonjë kërkesë për vizitën eventuale të zyrtarëve serbë në Kosovë, ndërsa me deklaratat e ministrit të Serbisë për Kosovën, Slobodan Samardzic se protestat ka qenë në përputhje me qëndrimet e qeverisë serbe, ai tha se UNMIK-u nuk pajtohet me këtë.


Ndërsa, zëdhënësi i KFOR-it, Bertrand Bonneau, tha se grupi i serbëve që kanë protestuar ka qenë agresiv, ndërsa KFOR-i, sipas tij, ka dërguar ushtarët e vet në atë pjesë që të fuqizojë mbrojtjen në pikën kufitare.


“Këto pika kufitare janë mbyllur për kalim, ndërsa kushtet për udhëtim të ndihmave të shpejta janë caktuar në koordinim me shërbimet mjekësore”, tha Bonneau.


Ai mos-prezencën e KFOR-it në kufi para fillimit të protestës, e arsyetoi me qëndrimin se mbrojtja e vendkalimeve kufitare është në përgjegjësi të administratës ndërkombëtare në Kosovës, ndërsa sipas tij për të qenë prezentë në kufi duhet të ftohen nga UNMIK-u.


Bonneau, duke dënuar protestat e djeshme të dhunshme në veri të Kosovës, tha se KFOR-i ka reaguar shumë shpejt dhe në mënyrë të vendosur për ta kthyer rendin dhe ligjin, ndërsa sipas tij vendi është duke u pastruar në mënyrë që të rifillohet komunikacioni normal.


Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), Veton Elshani tha se është duke punuar një ekip për vlerësimin e dëmeve, ndërsa nga raportet e dala do të dihet se çfarë dëmesh reale janë shkaktuar.


“SHPK do të zhvillojë hetime në detaje se çfarë ka ndodhur aty, sepse kemi xhirime dhe mjaft pamje...Pjesëtarët e SHPK-së dhe policisë së UNMIK-ut janë duke u intervistuar dhe do të shohim se çfarë ka ndodhur aty”, është shprehur Elshani duke shtuar se dyshohet që protestuesit kanë shkuar në ato vende në mënyrë të organizuar me autobus dhe vetura nga ana e Kosovës.


Ai theksoi se pas pastrimit të vendit, SHPK-ja ka për qëllim të kthehet në ato pika, ndërsa mohoi qëndrimet se disa pjesëtarë të komunitetit serb në SHPK në mënyrë të organizuar kanë sabotuar punën.


Largimin e pjesëtarëve të SHPK-së, nga vendngjarja, Elshani e arsyetoi me faktin se qëndrimi i tyre atje ka qenë i rrezikshëm dhe prania e tyre do të mund të shkaktonte viktima.


“Qëndrimi i tyre atje ka qenë shumë rrezik, sepse nëse do të qëndronin aty dikush kishte mundur të vdiste, mirëpo se çfarë do të bëhet më tutje SHPK-ja ka procedurë që do të zbatojë dhe kjo është që sa më shpejt të kthemi atje”, tha Elshani.


Ndryshe, me 19 shkurt, në të dy pikat kufitare në Leposaviq dhe në Zubin Potok në mesditë rreth 1.600 persona serb kosovar kanë protestuar në mënyrë të dhunshme të pakënaqur me pavarësinë e Kosovës.


Në këtë mënyrë ata kanë rrezikuar personelin kufitar të cilët janë detyruar ta braktisin objektin, ndërsa protestuesit kanë djegur automjetet e SHPK-së, kamerat e doganës dhe kanë shkaktuar dëme tjera.


Për shkak të rrethanave të krijuara në atë pjesë, policët e SHPK-së janë evakuuar nga KFOR-i, ndërsa thuhet se shumë shpejt pritet kthimi i tyre në pikat kufitare në Leposaviq dhe Zubin Potok. /
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës Empty Re: Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës

21st February 2008, 17:18
Gjermani Rainer Kyn drejton shërbimin policor në Kosovë


Berlin, 21 shkurt - Gjermania do të luajë një rol shumë të rëndësishëm në kuadër të misionit të EULEX it, i cili do të merret me ndërtimin e shtetit ligjor në Kosovë. Nga 1829 vetë që parashikohen të dërgohen në Kosovë, 210 janë gjermanë, prej tyre 131 policë. Posti më i lartë i gjermanëve në këtë mision është ai i drejtuesit të shërbimit policor, Rainer Kyn (Reiner Kuehn). Gjermania ka të stacionuar në Kosovë afro 2500 ushtarë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës Empty Re: Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës

27th February 2008, 17:27
Amerikanët dhe evropianët kërkojnë që Maqedonia ta njohë shtetin e Kosovës
27.02.2008 17:14 ET Shkup (KosovaLive)

Ndihmës sekretari shtetëror i SHBA-ve, Dainel Fried, ka porositur Maqedoninë të mos kushtëzojë pranimin e Kosovës me çështjen e pazgjidhur të demarkacionit të kufirit.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës Empty Re: Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës

27th February 2008, 17:29
SHPK nuk e quan bojkot refuzimin e detyrave nga policët serbë të rajonit të Gjilanit
27.02.2008 13:39 ET Prishtinë (KosovaLive)

Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës (SHPK), Veton Elshani nuk pranon ta quajë bojkot të punës faktin që qindra pjesëtarë të SHPK-së të komunitetit serb në rajonin lindor të Kosovës, kanë refuzuar të marrin urdhrat nga eprorët e tyre shqiptarë.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës Empty Re: Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës

27th February 2008, 18:29
kufijet ne kosove jan me te siguruarit ne rajone keshtu deklaroj sod kryeminstri Thaqi .
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës Empty Re: Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës

27th February 2008, 19:49
gje shume emire eshte qe kufijte te jene te siguruara
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës Empty Re: Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës

28th February 2008, 19:25
Mali i Zi vendimin për Kosovën do ta marrë "kur të vijë koha", tha Gjukanoviq
Podgoricë, 28 shkurt - Mandatari për kryeministër të qeverisë malazeze Milo Gjukanoviq deklaroi sot se Mali i Zi vendimin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës do ta marrë "kur për këtë të vijë koha". "Do të prëcjellim zhvillimin e mëtejshëm të ngjarjeve dhe kur të vijë koha për këtë, do të miratojmë vendimin para së gjihash duke respektuar interesat shtetërore të Mali të Zi", ka thënë Gjukanoviq në parlament, duke paraqitur ekspozenë për programin e qeverisë së tij. Gjukanoviq ka theksuar se Mali Zi është angazhuar për "një zgjidhje me marrëveshje" të Beogradit dhe Prishtinës për statusin e Kosovës, me bindjen se ajo ishte "më e mira".
Sponsored content

Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës Empty Re: Kosova dhe kufijte e saj-Lajmi i ditës

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi