Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"SAGA E NJË ËNDRRE TË VRARË" nga Dr. Bexhet Asani  Empty "SAGA E NJË ËNDRRE TË VRARË" nga Dr. Bexhet Asani

27th January 2018, 15:24
"SAGA E NJË ËNDRRE TË VRARË" Krahas romanit “Përsëri në këmbë” të Dhimitër Xhuvanit, letërsia shqipe u pasurua edhe me një vepër tjetër në prozë, me novelën “Vijë e lakuar” e shkrimtares tanimë të afirmuar, Nexhmije Hasani. Dy personazhe jo imagjinarë në letërsinë tonë, Din Hyka në “Përsëri në këmbë” dhe Iliri te novela “Vijë e lakuar”, i pari personazh real në periudhën e socializmit dhe i dyti, po ashtu, personazh i vërtetë në periudhën e tranzicionit të pafund. Dy protagonistë tragjikë, të cilët, me sakrificat e tyre heroike, do të mbeten përgjithmonë figura shembullore e të dashura për lexuesin shqiptar. Këto dy personazhe skalitën figurat e tyre në lëmin e letërsisë shqiptare. Heronjtë e këtyre dy veprave janë të dashur për lexuesin, jo pse lexuesi ndjen apo duhet të ndjejë mëshirë, por pse ata e donin jetën, duke e dashur jetën ata mposhtën vdekjen e sigurt. Po le të këndvështrojmë se kush është Nexhmije Hasani? Nexhmije Hasani është me origjinë çame. Dhe kjo na mjafton, me të përmendur Çamërinë, ne kemi parasysh dy tragjedi: tragjedinë e madhe familjare, të ikur nga genocidi i familjes së Nexhmije Hasanit dhe tragjedinë tjetër edhe më të madhe, tragjedinë e popullit çam dhe arvanitas. Të dy këto tragjedi 
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"SAGA E NJË ËNDRRE TË VRARË" nga Dr. Bexhet Asani  Empty Re: "SAGA E NJË ËNDRRE TË VRARË" nga Dr. Bexhet Asani

27th January 2018, 15:28
shkrimtarja e talentuar Nexhmije Hasani, do t’ia paraqesë opinionit shqiptar, pse jo edhe atij të huaj, nëpërmjet prozës së saj artistike dhe estetike. Pena e mprehtë dhe mendja e saj e hollë me rrëfimin mahnitës, po trondit lexuesin. Veprimtaria e saj artistike dhe shkencore është vlerësuar lart dhe për punën e saj të vyer ka marrë çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo tregon sesa serioze është në punën e saj kreative shkrimtarja çame, Nexhmije Hasani. Për të vërtetuar produktivitetin, këtë sa u tha më lart, le të përmendim veprat e botuara në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaja, gjer më sot: “Kalvari i diagramës” roman 2015, “Trajektorja e jetës” skica dhe tregime, 2016, “Aureola e shpirtit” , poezi, 2017 etj. dhe vepra më e re, ja kjo që e kemi në duar, të cilën e prekim, e shfletojmë, e lexojmë dhe e shijojmë këtë krijim e rrëfim estetik me kënaqësi, novelën me karakter monografik
– artistik “Vijë e lakuar”.
Që në fillim të novelës shkrimtarja Nexhmije Hasani, e paralajmëron lexuesin, njëlloj si korifejtë në tragjeditë antike dhe përsëri mban të gjallë kërshërinë e lexuesit gjer në fund të novelës. Dhe lumturia e kryepersonazhit zgjat sa një ëndërr!
“Dua të shoh henën në ndriçim të saj dhe yjet duke biseduar me natën. Tani është vërtet natë dhe unë dalloj ngjyrat në reflekse yjësore, se këtu ndrit, në çdo kohë. Veç heshtja kërcet si vdekje. Kjo kohë e pafund kujtimesh, në nostalgjinë time krijonin mite, për ata që më mungojnë e s’i kam pranë. Më presin të kthehem dhe unë mbështjellur do të marr ëndrrën time dhe me rrjedhën e lumit do të rrëshqitem fshatit tim, ku dhe balta e shkëmbi flasin për histori. Do të kthehem nga mërgimi, nëna ime, por i plotësuar me ëndrrat e mia “.
Ëndrrat e Ilirit mbetën ëndrra, që nuk dolën dhe nuk u realizuan kurrë. Akti i dytë i kësaj tragjedie është më i prekshëm, më i dhimbshëm, më mynxyrëmadh. Le të shohim për një çast këndelljen e kryepersonazhit tragjik Ilirit:
“Ethe, në dridhje elektrike, përshkojnë trupin e tij, nga kjo plagomë, e cila dhemb në shpirt. S’ka gojë të flasë dhe as lot
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"SAGA E NJË ËNDRRE TË VRARË" nga Dr. Bexhet Asani  Empty Re: "SAGA E NJË ËNDRRE TË VRARË" nga Dr. Bexhet Asani

27th January 2018, 15:31
për të derdhur... Janë tharë, si çdo pjesë tjetër e trupit. Vdekja do të ishte më e bardhë, se ky moment dhimbjeje tmerri! Zëri i tij ulëret brenda kokës: “Jo, jo nuk dua të jem pa dritë! Mos eksperimentoni tek unë! O Zot, çfarë, nuk po më dëgjoni? Zëri im është kumbues”.
Doktorët ngrënë supet, pa ditur asgjë për pacientin e aksidentuar. Asnjë emër, asnjë dokument për të identifikuar atë. Thërret dhimbja në gojë të ujkut, e grith gjuhën, por zëri nuk del; gozhduar trupi në hekura tuba në kokë, tuba në këmbë.
“Nënë, nënë moj, a nuk e kuptoni gjuhën time? Vetëm ne shqiptarët thërrasim “Nënë”. Përse nuk i ndjej duart? Ç‘më keni bërë? Mos më keni gozhduar si Mesia? Por unë nuk jam ai... Ç‘iu duhem unë që më gozhdoni? S’kam ajër!... S’kam dritë!... Tubi në fyt, po më torturon”.
Ky është fillimi i një kalvari të jetës së Ilirit. Saga e novelës “Vijë e lakuar” sillet rreth strumbullarit,
pra kryeprotagonistit Ilir dhe personazhet e tjerë janë tepër fragmentarë dhe episodikë, të cilët mund të ndahen në dy grupe: në personazhe që kanë hedhur flamurin e bardhë ende pa filluar beteja, thjesht janë dorëzuar e s’ kanë pasur guximin të ballafaqohen me të keqen, me tragjedinë e heroit të novelës Ilirin, e që këtu mund të përfshihen disa mantelbardhë që e shpërfillin “Betimin e Hipokratit”: “Ai do të vdesë!... S’e ka të gjatë, prandaj dhe e sollën në Shqipëri” dhe në personazhe, të cilët janë bërë njësh me të keqen, me vuajtjet, me pesimizmin, me dhembjet, me tragjedinë e personazhit kryesor të novelës “Vijë e lakuar” të prozatores së shquar Nexhmije Hasanit.
Subjekti i novelës është ky: Iliri një i ri entuziast. Një i ri me plot ëndrra si të gjithë të rinjtë. Lëshon vendin e tij, për një jetë më të mirë, të përmirësojë kushtet ekonomike të familjes që e kishte kapluar
varfëria. Kapërcen kufirin dhe shkon në Greqi. Aksidenti, sa nuk i merr jetën! Përfundon pa ndjenja në spital. Pas qëndrimit disa ditësh, sipas “ligjeve të shtetit Helen” duhej të
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"SAGA E NJË ËNDRRE TË VRARË" nga Dr. Bexhet Asani  Empty Re: "SAGA E NJË ËNDRRE TË VRARË" nga Dr. Bexhet Asani

27th January 2018, 15:37
deportohej në atdhe, pa iu shëruar plagët, te spitali më i afërt. Në spitalin e atdheut të tij të dashur i bëhet një pritje e ftohtë, si rrasa e varrit. “Merreni e çoni në shtëpi se s’ bëhet…!” E nisin për në vendlindjen e tij, në Peshkopi. Një gëzim, një hidhërim. Dasma e të vëllait dhe Iliri kufomë. Mjekësia
popullore triumfon, krahas asaj shkencore. Mblidhen plakat dhe pleqtë, ngjiten maleve të Peshkopisë për të mbledhur barërat tradicionale për t’ia mbyllur plagët Ilirit. Pas mbylljes së plagëve duhej të vazhdonte terapia intensive në Tiranë. Me ndihmën altruiste të dajës së tij ia arrin qëllimit. Shesin shtëpi e katandi e vendosen në Tiranë. Jeta vazhdon me ëndrra të vrarë…!
Autorja e novelës “Vijë e lakuar” Nexhmije Hasani mbizotëron një stil të lartë të rrëfyerit. Ajo, me një aftësi të jashtëzakonshme, ka hyrë në botën shpirtërore dhe emocionale, jo vetëm të protagonistit të novelës, por edhe të personazheve të tjerë. Duket sikur autorja ka përjetuar traumat e heroit. I ndjen ato, vuan me to. E njeh shumë mirë botën shpirtërore e psikologjike të nënës së Ilirit. Atë e
paraqet, herë si nënë me karakter të fortë, tepër burrërore e skofiare, kur është para të birit të saj të gjymtuar e herë si grua të ndieshme, të dhimbshme, e të prekshme, nga dhimbja që ka zë kujën, kur është vetëm, larg djalit të saj Ilirit.
Novela është e mbushur fund e krye me tablo realiste e me peizazhe mahnitëse që të kujton prozën poetike “Katër stinët” të Rilindësit tonë të shquar, Naim Frashërit.
Novela “Vijë e lakuar” e shkrimtares së talentuar Nexhmije Hasani është një vepër monumentale që flet artistikisht e që sjell risi në letërsinë tonë në veçanti dhe që do të zërë një vend të merituar në kalanë e kulturës shqiptare në përgjithësi. Altruizmi i shkrimtares Nexhmije Hasani është për t’ u
admiruar. Ajo ka pasur durimin që ta shikojë, që ta dëgjojë, e ta dojë me përgjërim protagonistin Ilir, në novelën e saj “Vijë e lakuar”.
Shkrimtarja e talentuar, Nexhmije Hasani, me lexuesin e saj komunikon artistikisht, me një gjuhë të pastër e të rrjedhshme, shprehjet e saj burojnë si Ujëvarat e Mirushes
dhe Lumi i Valbonës.
Shpresojmë që novela “Vijë e lakuar” e shkrimtares Nexhmije Hasani do të zërë një vend të rëndësishëm në fushën e letërsisë shqipe.
Bloomingdale,
më 22 prill 2017
New Jersey – SHBA
Sponsored content

"SAGA E NJË ËNDRRE TË VRARË" nga Dr. Bexhet Asani  Empty Re: "SAGA E NJË ËNDRRE TË VRARË" nga Dr. Bexhet Asani

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi