Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"GLOBI LAKURIQ TE "VILA E FORMACIONEVE" - "TEMPULLI I PËLLUMBAVE" DHE "ANTITEMPULLI I QYQES" TE "SHEKULLI I LOTUAR" NGA ZEKERIJA IDRIZI Empty "GLOBI LAKURIQ TE "VILA E FORMACIONEVE" - "TEMPULLI I PËLLUMBAVE" DHE "ANTITEMPULLI I QYQES" TE "SHEKULLI I LOTUAR" NGA ZEKERIJA IDRIZI

4th January 2020, 12:59
"GLOBI LAKURIQ TE "VILA E FORMACIONEVE"
- "TEMPULLI I PËLLUMBAVE" DHE "ANTI-TEMPULLI I QYQES" TE "SHEKULLI I LOTUAR"

(Një pjesëz nga një vështrim imi më i thellë etik dhe socio-filozofik për dy romanet e prof. Kristaq F. Shabanit)
Isha duke përfunduar në lexim librin "Tranzit nëpër Ballkan" të shkrimtarit francez François Maspero, në mënyrë që të rifreskoja kujtesën e rrugëtimeve të mia, sa reale, aq edhe imagjinare, në atdhe dhe jashtë në mërgatë. Ndërkohë që kisha lexuar së dyti herë neoromanin sensual dhe filozofik "Vila e formacioneve-Drama e Globit lakuriq, në një copë letër" të autorit erudit, Prof. Kristaq Shabani, në postë elektronike më erdhi romani i sapobotuar "Misteret e kohës" i romansieres brilante znj. Elhame Gjyrevci. Mezi pres t'i rrekem leximit, meqë, më parë, pata mbetur i mahnitur skajshëm nga narracioni i saj magjik te romanet: "Princesha Meri", "Luisi" dhe "Dështimi në jetë".
Hmmm...thënë të vërtetën, shumë «telashe» më ka nxjerrë neoromani i z. Kristaq F. Shabani “VILA E FORMACIONEVE” - Drama e Globit lakuriq, në një copë letër” (“Botimet Barleti”, Tiranë, 2016)! Shkas për një meditim të thellë dhe zhytje në rilexim: udhëtim nëpër “pyjet narrative” të Umberto Ecos, Valter Stejsit, Max Horkheimerit, Nikollaj Berxhaevit, Frensis Fukujamës, Çesllav Milloshit, René Guénonit, Hans Küngut etj....
Derisa lexoja romanin “VILA E FORMACIONEVE” , duke shijuar thellë përmbajtjen dhe mesazhet e fuqishme që ngërthente në vete vepra në fjalë, thash më vete: «Këtë vepër duhet medoemos ta lexojnë jo vetëm shqiptarët por i gjithë njerëzimi, planetarisht, meqë ajo i referohet botës-globit“ -, për të konstatuar: «Kjo vepër vë në fokus mjeshtërisht «manjatizmin mbytës» që ka marrë përmasa alarmante në Glob, duke katandisur në theqafje, deri dhe në mortje, miliona njerëz, kudo në botë...Autori klith zëshëm me gjuhën e protagonistëve: «KUJDES, NJERËZ, GLOBI PO SËMURET RËNDË, PO KOLLITET, PO VDES NË MËNYRE «ELEGANTE»...SOT PO LULËZOJNË GËRMAT E VDEKJES D,P,T,K,S APO DPTKS, PESË GËRMA TË FRIKSHME, TË CILAT PO PËRTYPIN PËRFUNDIMISHT GLOBIN, QË PO ME PESË GËRMA FORMOHET...!...»
Sakaq, iu drejtova Kristinës: «Kristinë, «Vila e formacioneve» është një Kryevepër, që do rrezatojë ndër shekuj e breza, sa të rrojë dhe vetë universi. Në jetë timen, kam lexuar shumë romane, por ama ky neoroman më ka lënë pa tekst, nga shumë këndvështrime. Nëse simbolizmi, sikundër pohohet shkencërisht, është tipar imanent i letërsisë moderne botërore, atëherë ky neoroman i prof. Kristaqit, është vepra me simbolet dhe metaforat më të fuqishme ezoterike që do të kem lexuar në jetë... Pra, është një kryevepër kjo, e cila do lërë gjurmë të pashlyeshme në historinë e letërsisë moderne botërore... 
Më duhet të ardhmen, sapo të lirohem nga projektet aktuale, të publikoj një vështrim më të thellë për këtë vepër nga pikëpamja etiko-morale e socio-filozofike… Në këtë roman, ndërkaq, është shpërfaqur një narracion magjik letrar dhe një tematikë e thellë socio-filozofike, e fjalëndërtuar mrekullisht përmes krypersonazhëve, Enteli dhe Masarela, si dhe personazhit tjetër "negativ", zonja Fridler, e cila, sikundër bukur e portretizon autori, si një "Madonë e Hartës së Zhubravitur", e cila në çdo ecje e pozim kurthin e kishte kryefjalë të gjithçkaje, e shpie gradualisht, me shumë takt e dredhira sensuale Entelin drejt greminës: "në kaotizmin gjigant të katit të fundit të Vilës së Formacioneve, "BINAJE" kjo së cilës nuk i dihej kurrë fundi...Një ngrehinë e akullt kjo "binaje", në të cilën njerëzit vdesin në mënyrë "elegante": " Binaje e varrëzuar, e piramidëzuar, e sarkofagëzuar, ,,, ku njerëzit e shëndoshë shndërrohen paradoksalisht në kufoma...", - konstaton autori, për të shtuar: 
"Kjo binaje është e shtruar me bulevarde të bukur, por edhe me shumë labirinte, dredhi, kurbime, kurvime e pangopësi: makthe, aktrime, divorcime, arkivolizime, shitje të materies së bukur në gjithfarë formash, përfitime përmasash makabrale..., shndërrim në racë tjetër dhe humbje identiteti, maskarada të gjithfarëllojshme, putanizëm..., epshim kafshëror, vejusha "të rinuara" me operimet plastike, martesa me diferenca moshore... Në tëra këto skena apokaliptike, njeriu i sotëm, në mënyrë marramendase, po shndërrohet në një MISHBARDHËZIMONGOLOID në globin e lakuriqësuar. Një mishmash mishi i kremastuar ky që metastazon në: mish të bardhë, mish mulat, zezak, metis, mongoloid, fytyrëpushas me forma shtazësh....Një shpërfytyrim fatal! Një metamorfozë morbide, rudimentare e tragjiko-komike!
„Zekerija, duhet t'i rikthehemi në lexim më të vëmendshëm dhe romanit tjetër të tij me titull „Shekulli i lotuar", meqë, unë konsideroj, do të të shërbejë si shkas për një meditim akoma më të thellë te përsiatjet e tua rreth monologut me Shën Nënën Terezë. Pikërisht te ky roman pasqyrohen metaforikisht dy botët kontrastive: „Tempulli i Artemidës në Efes“ dhe „Tempulli i Shenjtë, i Pëllumbave në Libohovë" - nga ku pëllumbat e shqiponjat fluturojnë ansamblisht për në hapësirat kozmike të Sovranit, dhe „Anti-Tempullin e Qyqes", nga ku qyqet, sorrat e korbat me kukuvajkat e tyre-onomatope kobdjellëse, për çdo ditë mëtojnë të qyqëzojnë e skëterrojnë tokën dhe qiejt, globin në tërësi… Këtu, mandej, në këtë kontrastualitet, me një gjuhë të bukur narrative vehet në spikamë beteja heroike e perandorëve gjigantë iliro-arbërorë, Justiniani, Konstandini e Gjergj Kastrioti Skënderbeu, përballë sulmeve të hordhive barbare e pushtuese. Madje-madje, edhe rolet e personazheve flasin qartazi për synime madhore, sa sublime, aq edhe të shenjta: Dhespina, Dhimitri shenjtor, Kostena Njakarina – kapedania koshovicare, e cila ngjasonte në heroinat e famshme Bubulinë e Zhan D'Ark, Magdalini engjëlleshë, Stefani, Eleni, Stiliani, martiri Mantho – i cili solli nga Amerika Ungjillin e shqipëruar nga i madhi Fan Stelian Noli në kishën e Shën Mërisë në Libohovë. Ishte ky një akt sublim plot heroizëm, meqë nga tani edhe Zoti fliste shqip në vend të greqishtes, që kishte kohë që ishte instaluar brenda kishës nga shovenët e ultra-fundamentalistët grekë me pretekst të asimilimit të shqiptarëve ortodokosë. Pikërisht për këtë ndërmarrje kolosale, Mantho do të pushkatohet me mitroloz nga armiqtë e kombit tanë…, si dhe ca personazhe të tjerë pozitivë…", - më foli gjerë e gjatë Kristina rreth romanit "Shekulli i lotuar" (Kristaq F. Shabani, Shtëpia Botuese "Marin Barleti", Tiranë, 2014)....
***
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"GLOBI LAKURIQ TE "VILA E FORMACIONEVE" - "TEMPULLI I PËLLUMBAVE" DHE "ANTITEMPULLI I QYQES" TE "SHEKULLI I LOTUAR" NGA ZEKERIJA IDRIZI Empty Re: "GLOBI LAKURIQ TE "VILA E FORMACIONEVE" - "TEMPULLI I PËLLUMBAVE" DHE "ANTITEMPULLI I QYQES" TE "SHEKULLI I LOTUAR" NGA ZEKERIJA IDRIZI

4th January 2020, 13:00
Zekerija Idrizi Është thënë me plot sens nga të urtit, veçanërisht nga nobelisti meksikan Oktavio Paz: "Janë shembujt e artistëve krijues që, duke afirmuar vetminë e tyre dhe duke refuzuar auditorin e kohës së tyre, arritën një komunikim, i cili është më i larti që mund të synojë një krijues: komunikimin me pasardhësit. Falë tyre, gjuha, në vend të shpërbëhet në zhargon apo të ngurtësohet në formulë, harmonizohet dhe bëhet e vetëdijshme në vetvete e për fuqitë e çlirimit.
Hermetizmi i saj – asnjëherë e padepërtueshme, veç gjithnjë e hapur ndaj kujtdo që guxon të kapërcejë pas mureve valëzues dhe të ashpër të fjalëve – është i ngjashëm me atë të farës. Atje, e mbyllur fle jeta e ardhme. Shekuj pas vdekjes së tyre, errësira e këtyre poetëve e shkrimtarëve bëhet dritë. Dhe ndikimi i tyre është aq i thellë sa mund t’i quash jo thjeshtë shkrimtarë e poetë poemash, por dhe krijues poetësh e shkrimtarësh. Në armët e tyre figurojnë gjithnjë feniksi, shega dhe kalliri eleusin"....
Unë do ju dorëzoj dorëshkrimin vetëm pasi të kem përfunduar vështrimet per katër librat tuaj, që unë i kam në bibliotekën time private...
Respekt të thellë për ju, i nderuar Prof. Kristaq!
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"GLOBI LAKURIQ TE "VILA E FORMACIONEVE" - "TEMPULLI I PËLLUMBAVE" DHE "ANTITEMPULLI I QYQES" TE "SHEKULLI I LOTUAR" NGA ZEKERIJA IDRIZI Empty Re: "GLOBI LAKURIQ TE "VILA E FORMACIONEVE" - "TEMPULLI I PËLLUMBAVE" DHE "ANTITEMPULLI I QYQES" TE "SHEKULLI I LOTUAR" NGA ZEKERIJA IDRIZI

4th January 2020, 13:01
Zekerija Idrizi Harrova të shtoj dhe këtë: ka kohë që jam i mendimit që, përsiatjet e mia rreth ca veprave tuaja të përbotësohen një ditë në një libër të veçantë. Më duhet fillimisht të çlirohem nga barra e projektit tim aktual dorëshkrimor, në mënyrë që të vë në jetë idénë që ju përmenda....
Kam një "mani", rrallë, shumë rrallë më ndodh të shkruaj diçka e t'mos e kem paraplanifikuar që të gjenerohet të ardhmen si një publikim libror. Dorën në zemër, veçanërisht "Vila e formacioneve..." m'ka mahnitur nga shumë pikëpamje. Së këndejmi dhe buron afshi im për ta zbërthyer dhe shpërndarë këtë dëshirë, këtë emocion sublim...
Hide or report this
Pëlqej
· Përgjigju · 12orë
Kristaq F. Shabani
Kristaq F. Shabani Koncizitet mendimi ..."Tryeze' e mendimit te ri kritik, per te cilin kemi shume nevoje, pasi eshte ende "hamullor...Doja se kete vit ky neoroman ka lexues te shumte , qe nuk e merr me mend... Kjo me gezon shume...
Redaktoje ose fshije këtë
Pëlqej
· Përgjigju · 12orë · Redaktuar
Zekerija Idrizi
Zekerija Idrizi Kam shkruar te një libër imi për atë shkrimtaren e famshme franceze Ana Gavalda, romanet e së cilës sot janë një bestseller. Cka më habit diçka këtu në Gjermani, që nuk shoh fare të ndodhë te ne. Romani i saj "Bashkë, ndjehemi më pak të vetmuar,", i përkthyer tashmë në shumë gjuhë të botës, reklamohet këtu në një mënyrë të thjeshtë por shume të këndshme. Qindra e mijëra lexues gjermanë, veçan berlinas, e marrin librin e autores në duar dhe dalin enkas në "youtube" dhe shpërfaqin mbresat e tyre rreth librit në fjalë....Mandej, lajmi, si zakonisht me çdo botim merr dhenë në opinionin lexues. Rezultati gjigant: miliona copë shiten në tregun e librave gjithandej... Mos të flas ketu dhe për qindra e mijëra kafenetë e klubet letrare, si dhe po aq organizime tryezash, tribunash, seminaresh e organizimesh nga më të ndryshme në shërbim të librit, leximit,,,,literaturës...
Sponsored content

"GLOBI LAKURIQ TE "VILA E FORMACIONEVE" - "TEMPULLI I PËLLUMBAVE" DHE "ANTITEMPULLI I QYQES" TE "SHEKULLI I LOTUAR" NGA ZEKERIJA IDRIZI Empty Re: "GLOBI LAKURIQ TE "VILA E FORMACIONEVE" - "TEMPULLI I PËLLUMBAVE" DHE "ANTITEMPULLI I QYQES" TE "SHEKULLI I LOTUAR" NGA ZEKERIJA IDRIZI

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi