Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“Përkthimi, ky çelës i globalizmit kulturor”   Nga Lediana Paja Empty “Përkthimi, ky çelës i globalizmit kulturor” Nga Lediana Paja

10th July 2021, 17:33
“Përkthimi, ky çelës i globalizmit kulturor”
 
 Nga Lediana Paja
Zanafilla e përkthimit lind që në kohën e qytetërimit romak, ku i jepet një rëndësie veçantë transformimit, asimilimit, mirëpritjes apo pranimit te kulturës antike helene. Ciceroni shkruan se “kam përkthyer si orator dhe jo si interpretues i një teksti (...) duke bregëzuar termat në atë mënyrë që të mos duken të huaja për natyrën e gjuhës tonë”. Sipas atij, teksti duhet të jetë sinonim i forcës bindëse, i përkëdheljes dhe transmetimit të origjinalit në formën tjetër në mënyrën sa me rigoroze të mundshme. Përkthimet biblike largohen nga mendimi ciceronian duke u bazuar më shumë në kriterin e qendrueshmërisë rigoroze të kthimit të një fjale nga një gjuhë në një tjetër. Luteri në përkthimin e Biblës (1522-1534) respekton kriterin e Shën Jeromit, të besnikërisë me origjinalin, por i vetëdijshëm se në disa vende atij do i duhej të bënte një kompromis për ta bërë këtë proces të realizueshëm. Humanistët dhe Rilindësit evropianë, të bazuar në simetrinë, racionalizmin, ekuilibrin e kulturës antike, mendonin se përkthyesi, jo vetëm duhet njohë gjuhën e origjinalit dhe gjuhën në të cilën vepra “transportohet”, por edhe stilin, rimën, shprehjet frazeologjike, kuptimet e shprehjeve alegorike, marrëdhëniet sintaksore etj. “Asnjë fjalë e një gjuhe nuk është plotësisht e njëjtë (në kuptim) me një fjalë të një gjuhe tjetër”, shkruan Ëilhelm von Humboldt, por të gjitha gjuhët përmbajnë mjetet për te shprehur gjithçka. Përveç besnikërisë ndaj origjinalit, përkthyesit i nevojitet njësimi me veprën në një lidhje pasionale, në atë mase sa të duket “sikur autori të ketë shkruar në gjuhën e përkthyesit”, evidenton Humboldt. Të njëjtën gjë, më vonë, e shpreh edhe Anthony Burgess (1917-1993), ku sipas tij: "Translation is not a matter of ëords only: it is a matter of making intelligible a ëhole culture", pra "përkthimi nuk është një çështje fjalësh, por një çështje e të bërit të kuptueshëm të kulturës në tërësi".
Milan Kundera, shkrimtari i famshëm Çeko-francez, është kuotuar jo pak me shprehjen e tij të famshme: “Common European thoughts is the fruit of the immense toil of translators. Without translators, Europe ëould not exist; translators are more important than members of the European Parliament” - Mendimi i përbashkët Evropian është fryt i mundimit të madh të përkthyesitçave. Pa përkthyes, Evropa nuk do të ekzistonte; përkthyesit janë më të rëndësishëm se çdo anëtar i Parlamentit Evropian, thënë ndryshe, nga nje këndvështrim ndoshta naiv, sikur te mos ekzistonte arti i përkthimit, ne njerëzit, jo vetëm që nuk do te mundeshim te njihnim kulturën botërore me perlat që e karakterizojnë atë, por do të ishim të izoluar në guackën tonë të njohjes primitive.
Ne botën e sotme teknologjike përkthimi është lehtësuar në mënyrë të ndjeshme, ku falë motorëve të kërkimit, softëareve të ndryshëm apo programimeve, mund të arrihet të bëhet një përkthim i çdo lloj vepre në një kohe shumë të shkurtër. Por kjo nuk do te thotë se problemi i përkthimit tashmë ka dhënë sinjalin e vet të agonise. Përkundrazi! Nëse do të pranonim se ajo që e ndan njeriun nga kafsha është arsyeja, kurse ajo që e ndan njeriun nga teknologjia është ndienja dhe perceptueshmeria e saj, ndoshta biem në deduktimin se përkthimi i përket vetëm mëndjes njerëzore dhe asnjë zbulim teknologjik i deritanishëm nuk do të mundej dot të zëvendësonte koloritin që një tekst mbart në një gjuhë tjetër, me po të njëjtën temper, ndjenjë apo shtrirje artistike.
Te përkthesh duhet të gjesh "receten" e ARN-së, për të arritur dhe bërë të mundshme transkriptimin në mënyrën më perfekte. Kjo gjetje e recetës përbën një art me vete, sepse kërkon aftësi të veçanta për realizimin e kësaj mrekullie. Riprodhimi i një vepre, klon, kërkon një kulture të mirëfilltë dhe një talent krijuesi. Nietzsche, te “Shndërrimi i të gjitha vlerave” pohon se Bota mund të konsiderohet si një vepër arti që gjeneron vetveten dhe më pas shprehet se “dukuria artistike eshte transparente (...) efekti i veprave të artit është ajo e të shkaktuarit të gjendjes shpirtërore që krijon veprën e artit, pra dehjes. Thelbesore në art është përsosmëria e ekzistences, lindja e përsosmërisë dhe plotësisë (...)". Artisti qofëe dhe si përkthyes arrin të sjellë shijen e vepres, ta transmetojë mesazhin e saj, ta rikonceptojë e në shumë raste dhe ta rikrijojë për ta bëre të njësueshme dhe te pashkëputur strukturën e saj.
Këtu lind një dilemë tjetër që lidhet me stilin e shkimtarit dhe atë që merr përsipër të transpozojë veprën e tij në një gjuhë tjetër. Ka jo pak raste ku, përkthyesi ka bërë të mundur që një vepër të pëlqehet ndoshta më shumë se në gjuhën në të cilën është shkruar, ashtu siç ka dhe shumë raste, që në gjuhën origjinale, ajo të tingëllojë brilante e në përkthimin e saj del krejt pa shije. Transmetimi i stilit të shkrimtarit në përkthim është i pamundur, pasi çdo njeri është i prirur të krijojë një stil të vetin, që e dallon nga të tjerët dhe e bën atë unik. Nëse kjo do të ndodhte, unë do ta konsideroja përkthimin një mrekulli.
Transmetimi i stilit nuk është i vetmi problem që përkthyesit i duhet të sfidojë. Mungesa e shprehive të caktuara në gjuhën ku përkthehet dhe anasjelltas, çështje këto, që do të zgjerojnë kërkesën e thithjes së produkteve të reja do ta mbajnë atë në një tension të vazhdueshëm. Në kulturën e çdo populli, ekzistojnë shprehje folklorike, të trashëguara, që janë pothuajse të pamundura të përkthehen në gjuhë të tjera, e, nëse kjo do të ndodhte nuk do te mbartnin asnjë kuptim. Në mënyrën e konceptimit të një vepre, të rikrijimit të saj në një gjuhë tjetër, një përkthyes duhet të konsiderohet një artist, ku arrin të ndërlidhë stilin e vet me strukturën e autorit që përkthen. Por, nëse stili i shkrimtarit arrin te tejçohet, rruga e mrekullisë duhet të jetë e hapur.
 
Dilema tjetër lidhet me origjinalitetin e veprës së përkthyer; dualizmi spektik
që ndjek pas ritualin e përkthimit, ka të bëjë me strukturën e shkrimit. Nëse stili i autorit është pothuajse i pamundur të transmetohet, atëhere a tejçohet struktura ndërtuese e vepres së tij? Këtë dilemë e lidh me dy shembuj të thjeshtë: I pari është nxjerrë nga parathënia e “Ana Karenina” të Tolstoit, e tjetri nga “Letra Dashurie” te Flaubert; ku të dy shkrimtarët do të bashkohen në konkluzionin se, vepra e Homerit në gjuhën e lashtë greke tingëllon një perlë e vërtetë. Në njëfarë mënyre është arritur të transmetohet struktura e veprës, por jo “aroma” e saj, ose siç shprehet dhe Borges "origjinali është pabesia e përkthimit”. Është kjo arsyeja që shpjegon faktin se shumë vepra preferohen të lexohen në gjuhën në të cilën ato janë konceptuar për t’u shkruar.
Nuk do të mundesha të vija një thikë midis mrekullisë dhe artit në përkthim, veçse mund të them se, kur përkthimi arrin të kryejë misionin e tij dhe të transmetojë të gjitha vlerat, strukturën dhe estetikën e një vepre, ato janë forma që transpozojnë njëra -tjetrën vazhdimisht e që bëjnë të mundur pasurimin dhe ringjalljen apo dhe krijimin e vlerave, në veçanti atyre letrare.
Përkthimi është shumë i rëndësishëm, sepse përmes tij ne njohim ekzistencën e botës, të popujve, të kulturave dhe trashëgimeve të tyre ndër shekuj, por njëkohësisht është çelësi për të ndryshuar këtë evolim. Çdo vepër që përkthehet bart në vetvete një mister, magji, mesazh, një lajtmotiv të brendshëm apo të jashtëm dhe shtyn gjithmonë e me tepër drejt njohjeve të reja, botkuptimeve të ndryshme, kërkimit të perfeksionimit të vazhdueshëm të gjuhës, bashkëpunimit, evolimit etj. Përkthimi është arti që do të mbaje gjallë kulturën e cdo populli, magjia e fjalës dhe e mendjes së njeriut, shkëmbim perfekt kulturash dhe ndërtues i marrëdhenieve mes tyre, që fillojnë së pari nga njohja.
 
_______________________________________________________________________
 Bibliografi
 
*Ciceroni "De optimo genere oratorum", përkthim në italisht i G.Tissoni "Qual è il miglior oratore", pjesë e librit La teoria della traduzione nella storia e Siri Nergaard, Milano, Bompiani, 1993, fq. 57-58.
 
*Luther "Sendbrief vom Dolmetschen", përkthim  ne italisht i V.Vinay "Epistola sull'arte del tradurre", botuar ne La teoria della traduzione nella storia , fq. 108.
 
*A linguistic cocktail (a critique of Multi-Lingual Advertisements in the English Press) by Dr. Felix Mosses
 
*Shnderrimi i te gjitha vlerave, Nietzsche, fq. 55, 73
 
*The Language Journal, December 2009
 

*Borges and translation by Efrain Kristal, fq. 6 Flag
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi