Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“GJUHA E SKËNDERBEUT APO ARBËRISHTJA NJË RARITET KULTUROR”  nga Prof. Bexhet Asani    Empty “GJUHA E SKËNDERBEUT APO ARBËRISHTJA NJË RARITET KULTUROR” nga Prof. Bexhet Asani

18th July 2021, 14:11
GJUHA E SKËNDERBEUT
APO ARBËRISHTJA NJË RARITET KULTUROR”
nga Prof. Bexhet Asani
 
                    Arbërishtja arkaike, apo siç mund ta quajmë edhe gjuha e Skënderbeut, flitet sot e kësaj dite, në disa vende të botës. Arbërishtja flitet në krahinat Jugut të Italisë, në Kalabri e në Sicili. Arbnishtja, siç e quante ilirologu i shquar kroat, me origjinë shqiptare Akademik Aleksandar Stipçeviq, flitet në qytetin e Zarës së Kroacisë. Gjurmë të arbërishtes i gjejmë edhe në fshatin Mandricë në Bullgari, në fshatin Karakurt të Odesës në Ukrainë e në ndonjë vend tjetër.
                    Arbërishtja, në të kaluarën, ishte dialekt i gjuhës shqipe, sepse atë e flisnin një numër i madh arbëreshësh. Marrëdhëniet e arbëreshëve me shqiptarët në tokën mëmë intensifikohen me një vrull të hovshëm gjatë Rilindjes sonë Kombëtare me në krye Jeronim de Radën, Dhimitër Kamardën, Zef Seremben e shumë të tjerë. Ky bashkëpunim vazhdoi, kështu arbëreshët kishin përfaqësuesin e tyre Prof. Josif Ferrari, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Barit, në Kongresin e Drejtshkrimit më 1972 në Tiranë. Kohët e fundit kontaktet me arbëreshët janë edhe më të shpeshta, falë zhvillimit të elektronikës e të internetit, i cili lehtëson dhe mundëson komunikimin me ta, si dhe me mbarë botën.
                Studiuesit shqiptarë, në të kaluarën, me vetëdije apo pa vetëdije, asnjëherë nuk e kanë përmendur dialektin arvanitas!  Mbijetojat e gjuhës arvanitase sot i gjejmë pothuajse në të gjitha krahinat e Greqisë, gjer në ishullin e Salaminës, dyzetë kilometra larg Athinës. Gjuha arvanitase është një shqipe arkaike e ngjashme pak a shumë me të folmen e arbëreshëve, me gjuhën e Skënderbeut, madje edhe shumë më e vjetër se koha e Skënderbeut, që në epokën e lashtë pellazgo- ilire.
 
               Po si qëndron puna sot, në fillim të shekullit të njëzetë e një, me dialektin e arbërishtes? Arbërishten, sot e flasin një numër shumë i vogël, i banorëve arbëreshë. Si të gjitha të folmet e gjuhëve, kudo në botë, që ndryshojnë, ashtu ndryshojnë edhe të folmet arbëreshe ndryshojnë nga njëri katund, në tjetrin. Kjo mbase  është normale për këto katunde larg njëri-tjetrit dhe të shpërndarë në dy krahina të mëdha, siç janë Kalabria dhe Sicilia. Ndryshime të tilla kemi në të folmet e shqipes edhe pse fshatrat janë të ngulitur shumë afër njëri-tjetrit. Vihet tani në pikëpyetje, se a mund të quhet dialekt i shqipes arbërishtja!? Fatkeqësisht, arbërishtja nuk mund të quhet më dialekt i shqipes, por ajo mbetet edhe më tej e folme e shqipes. Për këtë kanë ndikuar disa faktorë. Le të përmend ndonjë prej tyre: papunësia është një nga shkaqet kryesore për shpërnguljen e arbëreshëve nga krahinat jo të industrializuara të Kalabrisë dhe të Sicilisë, për në Veri të Italisë dhe në vendet e tjera të botës, mos hapja e shkollave në gjuhën arbërishte nga shteti italian etj.
                  Rinia arbëreshe ka marrë botën në sy. Fshatrat janë zbrazur, në disa katunde arbëreshe kanë mbetur pleq mbi moshën gjashtëdhjetëvjeçare që e flasin arbërishten, siç pohon profesor Franco Marchiano, një studiues i njohur, i cili merret me historinë dhe kulturën e arbëreshëve. Në shumë fshatra, gjuha arbëreshe është zhdukur prej shumë shekujsh dhe në disa të tjerë zhduken dalëngadalë nga ulja demografike për mungesë sensibiliteti dhe kulture të familjeve dhe për shumicën e familjeve që nuk janë të huaj. Ruhen vetëm disa zakone e adete, veshja dhe busti e kujtimet për Skënderbeun si dhe origjinën e tyre matanë detit! Ata vetë deklarojnë në emisione të ndryshme dokumentare: “Është mëkat të biret gluha arbërsh!” Arbëreshi Antonio Miozzi në facebook m’ u përgjigj: “Një lis pa rrënjë, nëng ishit i fortë. Një lis pa rrënjë, isht dru pë zjarrin”. Sa bukur e ka thënë!
              Nga të gjitha këto të dhëna mund të përfundoj se, arbërishtja, gjuha e Skënderbeut, në mos është tani, së shpejti, do të mbetet një raritet kulturor. Me shkuarjen e këtyre pleqve në amshim, arbërishtja edhe mund të zhduket si e folme në këto krahina, nëse të dy shtetet, ai shqiptar dhe ai Italian, nuk marrin masat e nevojshme për ta ruajtur këtë të folme arkaike të shqipes, me vlera historike, gjuhësore e kulturore – gjuhën e Skënderbeut! Ndërsa të rinjtë e paktë nuk e flasin arbërishten.
                   Gjuha shqipe, gjatë shekujve, ka pësuar një evoluim, në trungun e saj, në Iliri, ndërsa arbërishtja ka stagnuar në këtë drejtim, sikur është ndaluar në kohë. Në të folmen e arbërishtes kanë hyrë shumë fjalë të gjuhës italiane. Ajo na vjen nga thellësitë e shekujve, duket sikur e shijojmë epokën e lavdishme të Skënderbeut, pa marrë parasysh se tanimë ajo flitet edhe me theksin e italishtes dhe ka plot e përplot huazime.
 
 
  Kishë arbëreshe (Kozencë – Kalabri)
                Në vazhdim do të paraqes disa fjalë, frazeologji, shprehje e fjalë të urta nga disa katunde  arbëreshe, disa prej të cilave i ruan shqipja e sotme e disa nuk i ruan:
Hami e pimi, helmet harromi!     (Hamë dhe pimë, e mërzinë harrojmë!)
Sonde isha te balkuni, ruaiata nj yll, aio mua më runi! (Sonte isha në ballkon, pashë një yll, ai më ruan mua!)
Doja t’ isha ndallandishe e t’ fjuturoja, e folen tek jot via e bëja! (Do të doja të isha dallëndyshe, e të fluturoja, e folenë te gërsheti yt do të vija ta bëja!)
Skëmandil ( Shami)
I, e  shprishur  ( I shpërndarë)
I, e shtrëmbur   ( I shtrembër)
Dritësoj o yll pir mua dhe pi rata ç’ më duan mire mua! (Dritëso o yll për mua dhe për ata që më duan!)
Errëmja nuk ka këmb! (Gënjeshtra nuk ka këmbë apo Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtëra!)
Kaciqi (Keci, i vogli i dhisë)
Kucër (Cung, kërcu)
Shtut (Hedh, shtie, i shtie kripë gjellës)
Kanatë-a ( Brokë, enë balte, druri, porcelain etj)
Drugë-a  ( Petës, okllai)
Bajtë-a (Baltë-a)
Bombak-u, te disa katunde pumbak (Pambuk-u)
Kapëshole-ja (Rrip, shirit, kordele)
Derk-u   (Derr-i)
Çirzë-a  (Derr i vogël, derrkuc)
Rikëz-a  (Derrkuc)
Drellë-a (Frikë)
Fuckë-a (Fshikë)
Gunë-a  (Fund, fustan)
Gjipjer- i, gilpër (Gjilpërë)
Filanë-a  (Kosë-a)
Illëz-a, në disa katunde ill, illi, ilëz, ilit  (Yll – i)
Hidhëzë-a  (Hithër-ra)
Eshtrëmbia, te disa katunde: e shtrëmbura  (Gënjeshtra, rrena)
Shërtime      (Psherëtima)
Mosnjeri    (Asnjëri)
Bathë   ( Bizele)
Shrokesh (Shërohet)
Somenat (Në mëngjes)
Penxhoje  (Mendoje)
Nesërmenat  (Nesër)
Trutë  (Grep)
Burua  (Buroj)
M’ buthtua, te disa katunde buftonj,buthonj  (Më trego)
Sa arukull je!    (Sa rrumbullak je!)
Qavarisjen   (Qeverisen)
Kuel, kuelt  (Kuajt)
Gjërshi    (Qershi)
Kënatë-a   (Kanë uji)
Kufi  (Kujdes)
Kulish-i  (Këlysh)
Kushullonj  (Flas)
Parathire-ja  (Dritare)
Kamne-ja   (Blozë)
Hiramer-i, te disa fshatra: hjoromer-i   (Proshutë)
Kamastër-ra  (Çengel)
Vatër-ra  (Oxhak)
Lihar-i, te disa fshatra: linar, hilnar, hinar (Llambë me vajguri, fener)
Vrokë-a  (Pirun)
Makarnar-i  ( Dyshek-u)
Malardë-a, te disa fshatra milardë   (Rosë e egër)
Mekem   (Humb ndjenjat)
Mëruri-i   (Dorëz)
Napëzë-a  (Peshqir)
Shurr-i    (shurra, urrina)
Të ndërruome   (Rroba që zhveshim e janë për të larë)
Nenjë-a. në Spixanë: nëngj   (Nyjë)
Nge-ja   (Kohë)
Ngjas, edhe gjas   (Krahasoj)
Pisë-a, pisa  (Skëterrë, ferri)
Sirëzë-a   (Kalem me sytha për t’ u shartuar)
Skalisinj   (Shkul barin e keq nga misri, gruri, herr barin e keq).
 
Fjalë të rralla ka Spixana/Spezzano Albanese
(Cosenza-Italy)
 
Anangjì,(Fatkeqësi)
Anangàs(Rapo)
Çùnjez, (Mishi që lidh dhembët)
Qènez, (Mishi që lidhet me thoin)
Lucë, (Lagështira e hënës)
Cèpez, (Shtresa me yndyrë sipër qumështit edhe pus te syri)
Ljimonòre, (Valëtim i vazhdueshëm)
Hjoropàne, (Copë petk i vjetër)
Èlbëz, (Sëmundje e syve që del te qerpikët një kokërr si në formë të elbit- elbanik)
Hjoromèr, (Është lëkura e derrit me një shtresë mishi dhe me yndyrë)
I, e kopàniasur, (D.m.th. i zbrazët)
Kamnè, kamnùa, (Blozë)
Mustìs, (Mospëlqej)
Ljàpë, (Yndyrë e barkut)
Currubìlj, (Fëmijë rrugaç)
Llambarìs, (Shkëlqen)
 
Kisha e Ungrës në krahinën e Kozencës
 
Shënim:
  “Falënderoj vëllezërit  e mi arbëreshë: prof. Franko Markiano, prof. Mario Massaro dhe prof. Kosta Costa Bell, për ndihmën e pakursyer që më dhanë gjatë përpilimit të studimit “Gjuha e skënderbeut apo arbërishtja një raritet kulturor”.
 
 
 
 
 KËNGA ARBËRESHE
 
Vjen nga thellësitë e shekujve si gurgullim',
Sjell me vete: një dashuri, një trishtim.
O këngë arbëreshe, këngë e vendit tim,
Që ngërthen në vete, tërë atë përdëllim.
 
Këngë arbëreshe, o këngë e rrall',
As Vjosë, as Drin, s' ta shuan dot mall.
Si rojte në shekuj, tërë atë dashuri,
Për tokën e Skënderbeut, për mëmën Arbëri !?
 
LA CANZONE ARBËRESHE
Giunge come un gorgoglio dalla profondità del passato,
Portando con se amore e tristezza.
O canto arbëresh, canzone della mia terra,
Che combaci in tutto e tutto comprendi.
 
Canto arbëreshë, canzone rara
Nè la Vjosë (Voiusa), nè il Drin riescono a placare il tuo dolore.
Come sei riuscita a contenere nei secoli, tutto questo Amore?
Per la terra di Scanderbeg, per la madre Arbëria.
 
Përktheu prof. Xhemi Hajredini
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi