Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

JEMI SHPIRTI I UNIVERSIT... Empty JEMI SHPIRTI I UNIVERSIT...

10th July 2021, 17:48
JEMI SHPIRTI I UNIVERSIT
 
 WE ARE THE SOUL OF THE UNIVERSE
*
     Jam shumë i gëzuar që kam nderin t’iu përshëndes dhe nuk di, në e meritoj të ndërmarr këtë përshëndetje, por unë përulem me shumë respekt për veprimtaritë Tuaja të deritanishme.
Lidhja ime me “Pegasi” Albania  është shumë e frytshme  që nga viti 2008.  “Pegasi”  Albania nuk është thjesht një Lidhje poetësh, shkrimtarësh dhe artistësh, por një Lidhje ekzigjente, një lidhje e gjallë, që jep kontribut në Letërsinë dhe Artin Bashkëkohor, pasi përbashkon anëtarë potentë nga shumë vende të Botës me shumë nivel; është një lëvizje, për të mundësuar synimin e ecjes përpara të Botës në rrugën e bashkimit, harmonizimit dhe të shkëmbimit të vlerave universale, duke thyer kufijtë  artificialë, nëpërmjet  një ego  të natyrshme dhe të bukur  për të krijuar një arenë të prosperitetit intelektual.
Të nderuar shkrimtarë, poetë, artistë,  studiues, burra dhe gra të letrave, shokët, kolegë dhe  udhëtarë të Botës kreative. Ne  të gjithë jemi të vetëdijshëm për dobësitë tona natyrore, ne nuk kemi fuqinë vdekjeprurëse të pasurisë, por ne kemi fuqinë e madhe të  shkrimit, të krijimit, i cili është i pashoq.   Nëpërmjet shkrimit, ne bëhemi shumë të fortë, eliminojmë  vetminë dhe sjellim përbashkimin nëpërmjet unitetit kreativ, ne ndajmë midis nesh  trashëgiminë tonë kolektive, qytetërimin tonë kolektive, vullneti tonë kolektiv. Dhe bëhemi të pathyeshëm.  Një poemë nga “Y” “X” ose  “Z” nuk është e atij apo e saj që e ka shkruar, pra ajo nuk është vetëm  poemë  apo poezi.  Poezia, poema, krijimi  u takon gjithë njerëzve, i takon gjithë Botës .
Një pjesë e shkruar nga dikush  nuk është pjesë e shkruar për vetëm  atë apo për të, ajo është magjike, pasi shpreh identitetin e një pjese të shoqërisë, është diçka perëndore e fuqishme. Secila dhe çdo fjalë, secili varg apo rresht   shkruar në muret qiellore,  menjëherë,  rezervohet nga qielli dhe vendoset  një shtrat  kreativ për ne shkrimtarët. Mirësi të më jepni  leje mua për të thënë  prerazi, ne nuk jemi spektatorë  pafuqishëm  ne shkrimtarët,  poetët, ne jemi krijues, kemi  lindur për të krijuar. Një  nënë lind fëmijën  dhe ajo është e aftë  të vijojë procesin e vazhdueshëm të gjallërisë së Planetit ... Një nënë e paaftë nuk na duhet  që nuk lind. Pra, në këtë konteks. edhe ne i ngjajmë nënës që lind, ne lindin fëmijë kreativë për të gjallëruar dhe vijuar jetën e Universit letrar... Pra, jemi ne gjallëruesit e kësaj bote. Kështu është fjala për të gjithë kreatorët. Imagjinoni që nënat të mos vijojnë të lindin. Përfytyrojeni Botën. Imagjinoni sikur ne poetët, shkrimtarët, studiuesit, artistët në botë,  të mos lindim kreativisht, si do të jetë Universi i Letërsisë dhe çfarë do të pësojë Bota. Ndaj nënat lindin,   procesi rigjenerues vijon dhe Universi gjallohet  në një proces të pandalshëm...  Pra, jemi ne, ne që kemi krijuar, ne që sigurojmë  Universin  të qëndrojë në themele dhe të progresojë  dhe të dy palët në harmoni do  të qëndrojnë pjekurisht. Nëse, nuk do të sigurohet kjo lindje, në kuptimin e gjithanshëm  të Lindjes,  ç’do të ndodhë me Botën?!... Bota, së shpejti, do të vdesë, nuk do të ketë jetë më në  Univers.  A e kuptojnë këtë gjithë njerëzit, a na kuptojnë ne krijuesit e gjithë Botës? Pra, në rast se marrin këtë rast  gjithçka do të shndërrohet në ineksistente, do të pushojë së ekzistuari,  bota intelektuale do të vdesë. Bota mund të kete konture, trupin, por nuk ka shpirt. Kjo është rëndësia e të qenit tonë në këtë ekzistencë  shumëplanshe...
Në fund, unë kujtoj mirënjohjen time të thellë dhe vendin për përpjekjet e sinqerta të kryera nga më të nderuarit: Teresinka Pierara,  Kristaq F. Shabanit, por, pa përpjekjet e tyre, bota letrare do të kishte qenë shumë e vogël. Dhe unë i përgëzoj  ata dhe stafin e tyre të zellshëm për përpjekjet e tyre drejt së cilës bota shkon drej gjallërimit, sikundërse  Edith Sitwell, poet përshkruante: -
"Ndër rrënojat
Për ata që janë të gjallë,
Bota  s’është kurrë e vjetër,
  Por bota është  e vjetër
për të  sëmurët
që së shpejti  vdesin ".
Duhet   ta shpëtojmë këtë botë. Le të vendosim këtu, individualisht dhe kolektivisht.
Së fundi, unë do t'i lutem Perëndisë  që,  sa më herët  Çmimi “Nobel” për letërsinë të vijë   në Shqipëri dhe ky vlerësim i madh  të vijë  për  shkrimtarin, filozofin nderuar dhe mendimtarin Ismail  Kadare, që mendoj se mos dhënia deri tani  është e vonuar.  Ky do të ishte një nderim për të gjithë ne kreatorët, kudo në Botë, ndërsa për Kadarenë një Nderim  përfundimtar kulmor i krijimtarisë së tij.
Uroj  Simpoziumin në zhvillimin me kualitet të Punimeve, “Pegasit”, tashmë të njohur në Botë  dhe  suksese Shqipërisë!
Të fala të ngrohta për të gjithë pjesëmarrësit e  këtij eventi.
                      Kuldeep K. Srivastava  I.W.A
 Nju Delhi
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi