Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

Mërgime Emini Latifi, artiste, këngëtare, Shkup Empty Mërgime Emini Latifi, artiste, këngëtare, Shkup

2nd November 2021, 18:31
Mërgime Emini Latifi artiste, këngëtare, Shkup
Flag KONFERENCA VIRTUALE “Femra, produktore krijuese në shumëplashmërinë jetësore”.
Quhet Mërgime Emini Latifi, artiste, këngëtare nga Shkupi.
Është kënaqësi të marr pjesë në këtë konferencë, ku ka prezencë të grave , zonjave dhe zonjushe të mençura.
Pasioni im gjithmonë ka qenë kënga.  Këndoj  që prej moshës 8vjeçare. Me kalim e kohës e rrita jo vetëm në moshë, por dhe   aftësinë e të kënduarit, pasi u aktivizova  gjerësisht.  Kam marrë pjesë në shfaqjet  e ndryshme në shkollë, deri sa arrita të jem prezente në koncerte dhe festivale  të ndryshme që zhvilloheshin në Maqedoninë e Veriut, duke arritur të fitoj identitetin tim  dhe të fitoj,  gjithashtu, admirimin e publikut. Unë  interpretoj këngë popullore  folklorike, këngë dasmash, balada e tjerë, duke përcjellë këngët e traditës shqiptare, që, të them të drejtën, pëlqehen shumë; po kështu, duke pasur dhe sensin e humorit kam kënduar dhe këngë humoristike, apo zbavitëse…Repertori im është pasuruar mjaft. Kam 15 këngë të miat  me tematikë të larmishme, po kështu dhe  tri këngë në duet. Karakteristike është se unë i shkruaj vetë këngët e mia dhe, të them të drejtën, kanë pasur shumë sukses.  Kam tridhjetë vite në skenë duke interpretuar këngën popullore. Natyrisht që tani enjoh mjaft mirë skenën.  Kam në plan që këtë vit të bëj dy albume  të miat si dhe do të inçizoj dhe katër këngë të reja.
Nga repertori im mund të përmend   këngët:
“Kënga e Alfabetit,”Hajde, moj nuse”, “Moj Lulja e Sharrit”, “Mallkoj ditën që të takova”, “Pëllumbeshë e bukur”, Ani, ku ke cucë, “Për ty, nënë” “Hajdeni të  gjithë në valle” , “Do t’ krehi flokë ty, mor djalë”, “Baresha”  e tjerë.
Karakteristika ime kryesore është se unë jam dhe moderatore e veprimtarive letrare dhe kulturoro-  artistike , ku dhe interpretoj këngët  e mia. Kam marrë pjesë në shumë veprimtari të tilla në Maqedoni dhe  tashmë jam dhe sekretare e Shoqatës së Shkrimtarëve  “ABC” Shkup.
Dua të përmend dhe aftësitë e mia aktruese. Kështu kam interpretuar në dy filma humoristikë, në rolin kryesor dhe  në një film tjetër kam luajtur  rolin e Ministres së Punëve të Brendshme.
Po kështu, herë pas herë krijoj poezi  dhe i kam botuar në revista të ndryshme .
Jeta ime i është përkushtuar totalisht familjes dhe artit.
Jeta ime është pasioni për artin dhe këngën.
Dua të theksoj se,  ndihma ndaj këngëtarëve dhe artistëve edhe në Maqedoninë e Veriut është e dobët …Kjo ka nevojë të përmirësohet dhe të respektohet talenti i femrës. Pjesëmarrja ime në këtë konferencë  është nder për mua  dhe falënderoj LNPSHA” Pegasi” Albania  për këtë mundësi.
Ju përshëndes me këngën e Alfabetit, kënduar prej meje…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi