Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

“Romanca “e një dite …     Nga Sadete Metaj , shkrimtare “PEGASI” ALBANIA Empty “Romanca “e një dite … Nga Sadete Metaj , shkrimtare “PEGASI” ALBANIA

25th January 2022, 14:49
“Romanca “e një dite …
 
Nga Sadete Metaj , shkrimtare “PEGASI” ALBANIA
 
Sot, në mbrëmje, kur po kaloja rrugës në lagjen time ku banoj,,më thirri, papritur, një vajzë e vogel katërvjeçare nga ballkoni i saj: ” Hello!(Tungjatjeta)”. U ndala dhe e përshendeta.
“Shikoni, sa fustan të bukur më kanë dhuruar!”  Dhe rrotullohej si shtojzovalle, aq bukur, me fustanin e kuq, sa mua më dukej  sikur ngjasonte me  valët e detit, kur  dallgëzohen  nga era e lehtë e vjeshtës. Për një moment, u hutova dhe pyesja veten:
 “A janë sytë e mi që ndezin shkëndija apo rrezja e diellit që shkëlqeka fort?”
Por, shpejt, dola nga hutimi  dhe thashë me vete: “ Është lumturia e vajzës me fustan të kuq mëndafshi”.
 Më sillej mendimi se si mundet njeriu ta largojë këtë ndjesi të bukur, e cila   ka rëndësi dhe vlerë për vajzën e vogël.
Shumë vajza fshihen mbas “titullit” ose nuk prezantohen fare nga turpi që të jenë vetvetja. Shumë janë të ndrojtura  të shprehen  për veten e tyre dhe  kanë frikë që të tjerët t’i gjykojnë, ose mendojnë se të tjerët nuk duan t’ ia dinë për to. Mendoni, sikur ne, të ishim shumë të mirë dhe t’u japim shembull të tjerëve me fustanin e kuq…; të flasim për vetveten dhe për të gjitha gjërat që nuk mund t’i kemi.
Të mendojmë  për to dhe t’i duartrokasim ditëve dhe t’u dhurojme dashuri, pa kushte.
E tillë dhe mbresëlënëse  ishte “romanca” e bukur e një dite.
Në kujtesen time do të mbetet gjatë vajza e vogël  me fustan të kuq, e cila  më mahniti me bukurinë dhe guximin që kishte.
Ah, sikur të kishin këtë guxim të gjitha vajzat e lagjes sime e përtej saj !
Si do të ishte jeta?…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi