Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

 Lirikë e kulluar e fjalës poetike Empty Lirikë e kulluar e fjalës poetike

30th October 2016, 23:38
Lirikë e kulluar e fjalës poetike
 
Përgatiteshim të përballeshim me një botim mbushur me enigmatikë meqë autori Shefqet Dinaj e titullon “Enigma” krijimin e sapobotuar. E në fakt, me shfletimin qoftë edhe të faqeve të para, zhytemi në thellësitë e një deti me lirikë e po- ezi ndjenjash intime, të cilat autori vendos t’i ndajë me lex- uesin, duke na dhënë të gjithëve të drejtën e përjetimit të tyre. “Enigma” ky botim me 40 poezi, që të gjitha lirike, vjen në tri gjuhë: në gjuhën shqipe, gjermane dhe atë frënge, të cilat janë sistemuar në tre cikle: “Ne të dy dhe liqeri”, “Shega ime” dhe “Flas me Muzën”. Ashtu si një melodi e bukur, mbushur me ritme dhe pasion, me dromca historishë dhe përjetimesh, ashtu vijnë njëra pas tjetrës këto tre ndarje të cilat që në titullime të bëjnë të fitosh bindjen se autori do të na mbështjellë në një au- reolë më se romantike.
Si profesoreshë e gjuhës dhe letërsisë, gjithmonë më ka shqetësuar pyetja nëse pas Lasgush Poradecit, do të endet dikush tjetër aq sigurtë në përjetimet poetike frymëzuar nga liqeni. Poezia shqipe ka shumë poetë frymëzuar nga liqeni, por ndoshta pas Lasgushit, droja për t’iu qasur kësaj pasurie naty- rore dhe frymëzimi ndjesor, shfaqet tek çdo shkrimtar. Nuk është e lehtë të shkruash për liqenin, sepse si koncept ai u bë i pavdekshëm në poezitë lasgushiane. Por është e pamundur të prekësh këmbët dhe duart në ujin e tij, të notosh sytë dhe imagjinatën në thellësitë e tij, dhe të mos pushtohesh nga Poe- zia. Kështu më duket se i ka ndodhur edhe poetit tonë, i cili tek “Ne të dy dhe liqeri”, liqenin nuk e konsideron thjesht si të ka- ltër e të bukur, të freskët e të kthjellët, por e sheh si ndërmjetës të dashurisë së tij me atë, me vajzën e përjetimeve të cilën e bën të pranishme në çdo situatë. Nuk ka krijim që ajo të mos ndjehet aty, bile edhe atëhere kur mungon. Nuk ka çast që ajo të mos jetë e pranishme, nëse jo fizikisht, në meditime dhe imagjinatë. Liqeni si çdoherë, bëhet dëshimtar, pse jo cytës dhe ushqyes i çasteve të magjishme. Krijimet të fusin në botën e një dashurie të thellë, si ajo dashuria e parë që përjetohet vetëm një herë në jetë, por që aroma dhe ëndja s’të shqiten gjatë gjithë jetës. Kjo ndjenjë e mbush plot së pari poetin dhe së dyti poezinë.
Kjo dashuri, në ndijim dhe perceptim, garon me botën për sa i përket vendit që zë tek krijuesi. Dhe sigurisht që triumfon pasi mban në vete dimensionin universal: Bota sa e vogël/për dashurinë tonë të parë!
Ujëvara, lumi, gjoli, liqeni… a thua ka dëshmitarë të tjerë përveç tyre përqafimi poetik?! Sigurisht që po, nga sot e tutje autori na jep të drejtën ne të gjithëve të jemi dëshmitarë të përjetimeve të tij, qofshin ato të fantazuara, qofshin reale. Ky peisazh i magjishëm, pasurohet nga prania e Lisit plak, Qar- rit, Hënëzës, Diellit, Qiellit, Muzgut, elemente këto që autori i harmonizon bukur, si të ishin një orkestër me shumë vegla dhe zëra, por kryefjala mbetet gjithmonë Ajo: Vashëza. Ndërsa ai, mbret në Kështjellën e Dashurisë!
“Shega ime” sjell lajtmotivin e ëmbëlsisë dhe aromatikës së veçantë. Cikli me 8 poezi, mban në vetvete krahasime, ep- itete, metafora dhe simbole, të cilat kanë të njëjtin emërues të përbashkët: frutin e shegës, me kokrrizat e saj të kuqe të ëmbë- la, të cilat kanë veti të mrekullueshme shëruese dhe përtëritëse. Kësaj here, autori Dinaj i vë ato në funksion të epshit dhe erosit, duke qenë i njohur me vetitë e frutit magjik. Në fakt për të, shëruese, stimuluese, magjike etj., është vetë dashuria, ndaj thotë se e ka mbjellë në tokën e shpirtit, në membranën e trupit. Poetin e tundojnë fillimisht degët e saj, pastaj fruti i lëmueshëm, kokrrizat e kuqe, dhe përfundimisht e ndjen veten të dobët para kësaj magjie që ka krijuar natyra. A thua mund të mjaftohet vetëm duke e vrojtuar, mund të rezistojë duke medituar në vetmi? Ai i bën një thirrje të heshtur, që i vjen nga shpirti i ndezur: Shegë e mallit ndezur/fluturo tek poeti i heshtur… Në këtë areal përjetimesh, ai i bën asaj vend në Panteonin e dashurisë. Herë si Beatriçe e herë si Shegë, herë në


Ferr, Purgator a Parajsë, vashëza mbetet për të e njëjta dashuri, e pakrahasueshme dhe e papërsëritëshme, një ndjenjë e ëndër- ruar, thellë në shpirt e strehuar:
 
Ëndërroj Shegë kokrrizën të shijoj, mbi shkumbëbardhën e detit kalëroj, në Panteonin e shpirtit të strehoj
të bardhën, të mirën Dashuri!
 
Që të gjitha poezitë nën petkun e shegës, nuk janë gjë tjetër veçse krijime të mirëfillta dashurie, në të cilat më shumë se tek çdo pjesë tjetër e librit ndjehen të pranishme elementet erotike, vrulli, epshi. Duke u ushqyer me lëngun dhe kokrrizat e frutit të shegës, autori duket se dëshiron të na bindë se në zemër dhe shpirt, do të mbetet përgjithnjë i ri, i gatshëm për të dashuruar dhe pushtuar me krahët e Erosit.
Ndryshe nga krijimet e tij të mëhershme në të cilat domi- non epika, kësaj here autori ka zgjedhur të jetë qind për qind lirik. Në këtë përjetim të thellë lirik, atë e ndihmon Muza Po- etike, me të cilën dialogon e monologon, derisa vërteton se kjo Muzë shndërrohet në vajzën e ëndërrimeve reale. Tek “Flas me Muzën” ai përjeton ndjesinë e një dashurie unike dhe të shen- jtë, si ajo e Laurës dhe Petrarkës, ku shpirtit s’i mbetet gjë tjetër veçse të lundrojë në një oqean emocionesh. Ashtu si Muza e ka vendin atje lart në Panteon, ashtu dhe ajo e ka vendin aty, në zemrën e tij, ndaj ai i thur serenatë për ndjesinë më të shen- jtë e humane që mund të përjetojë njeriu: dashurinë. Ai për të hapëron shtigjeve të Olimpit, e kundron nga maja e Kështjellës, shkrihet si qiriu i Naimit, dhe në fund kafshon mollën mëka- tare që ajo ia ofron si një Evë e vërtetë. Vasha mban veshur petkun mitik të zanës së malit, të floçkës së detit, dridh tokën si një shtojzovalle, kërcen si një balerinë, e në fund fare, si një lozonjare e vërtetë shfaq para tij dëshirën për të luajtur me teka e huqe, ndërsa ai ka vendosur përjetësisht vetëm një gjë:


Të presë! Të presë takimin me të edhe pas 77 bjeshkësh! Të gjitha këto elemente marrë nga gjurmët e lirikës tradicionale shqipe, shenjojnë një poezi sa moderne aq edhe autoktone, ku nuk mungon as hiperbola.
Në përgjithësi i gjithë vëllimi mund të lexohet me një frymë, pasi krijimet e tij janë të shkurtëra dhe të këndshme, herë-herë të rimuara dhe gjithnjë të stilizuara. Pas tyre ne sho- him të qëndrojë një poet me gjuhë të gjallë, entuziast dhe me shumë dëshirë për jetën/artin. Shpesh herë poezitë janë intros- pektive, duke na mundësuar të shohim nga pranë, nga brenda shpirtin e poetit, me të gjitha fortësitë e dobësitë e tij, sepse dashuria të jep forcë dhe të ç’armatos njëkohësisht. Si një tra- ditë jo edhe aq e re në letërsinë tonë, por gjithashtu e përdorur me kursim prej autorëve me emër, poezia erotike e Shefqet Di- najt vjen si vazhdimësi e asaj të Çajupit, Serembes, Agollit, një poezi që me gjithë ndjenjat e pakursyera që e karakterizojnë, më shumë duket se mbulon se sa zbulon. Mund të them se stili i tij është ndër të paktët raste kur fjala nuk i tejkalon limitet e saj, pa bërë të ndjehen ngushtë as vetë autorin, por as lexuesin. Marrë në tërësi, libri është një tendencë personale që autori ka treguar ndaj zhanrit lirik, në të cilin ndoshta ai tani e tutje do të jetë më i pranishëm. Po ashtu, tendencë është edhe përkthimi në gjuhët gjermane dhe frënge në të cilat vetë poezia, sidomos ajo e dashurisë, tingëllon aq këndshëm e natyrshëm.
 
Redaktore, Migena ARLLATI
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi