Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

     Dy Mbretërit: Eoli i Erërave dhe Poeti i Vjershave (vreshtave) poemave "  nga Petro Dudi poet  Empty Dy Mbretërit: Eoli i Erërave dhe Poeti i Vjershave (vreshtave) poemave " nga Petro Dudi poet

18th July 2020, 23:56
Një befasi trajtimi i analitkës poetike
Dy Mbretërit
Eoli i Erërave dhe Poeti i Vjershave (vreshtave) poemave
Vështrim i shkurtër analitik mbi vëllimin “ Eol, të falem” të poetit , shkrimtarit të mirënjohur KRISTIAN SABANI ( Kristaq F. Shabani)
nga Petro Dudi , poet , IWA
“Eol, të falem…
më thotë Poeti mua , - tha Eoli, -
Ja , këtu dua të ndalem.
*
I shkrepi Poetit,
ashtu siç di vetëm Poeti.
Po ky qerrata Poeti,
Qenka dhe tregtar misteri.
*
Jam i ngazëllyer ,
doemos dhe paksa i shqetësuar,
vetë Poeti është si erat,
vetë poeti kalëron mbi erërat,
po pse më falet mua?!...”
*
Eoli e shikon Poetin me adhurim,
dhe me dyshim;
Poeti i falet,
i kërkon ndihmë:
“Ndaloni Erërat!…”
“Stinët” janë 54,
Shumë janë.
TË MËDHENJTË
duan vetëm dy.
Cilat janë?
Po Poeti cilat do nga këto?
E nëse Poeti do të tjera,
ç’janë këto erëra?
E nëse, Eoli do të urdhërojë?
Kë do të urdhërojë?
Ç’era do të ndalojë?
*
Përsëri Eoli kridhet në dyshim,
Poetin
e njeh dhe s’e njeh mirë,
Por ç’të bëjë,
more ç’të bëjë dhe Eoli i mjerë”,
Një mbret i miteve është,
Poeti është çudi
dhe tregtar misteri.
*
Poetit i është bërë zakon,
Dhe të fluturojë
Dhe të rrezatojë
Dhe të lodrojë
Dhe të fshikullojë
Dhe të provokojë.
*
“Lere ç’pyet, -
tha Eoli mbret, -
Dhe vetë Mefistofelin,
Poeti
e ka vënë në siklet.
*
Si ta besojë Eoli Poetin,
Kur sytë i lëshojnë xixa,
i lëshojnë shkëndia…
E ai thotë:
“Unë vetëm buzët e mia
puth,
Por edhe buzët e pyetjes
mund”.
Edhe buzët e pyetjes, …
Ndoshta, për të mos i dhënë shkas
hatërmbetjes?
Urrejtjes?
Adhurimit,
apo harrimit?
*Kur marrin zjarr drurët,
flaka fërkon duart,
buzët kërkojnë buzët.
*
Eoli e di ,
s’ka zjarr të mbyllur në kuti
Dhe zjarri i zemrës
shfaqet në sy.
- Dhe mua , - tha Eoli, -
dhe Poetin,
Na trazojnë mendjen,
na trazojnë shpirtin
erërat,
Ndaj nga fundi i librit
Poeti thotë:
“ Puthmë me forcë shpirti,
të më tronditen hemisferat”.
*
Eoli ishte i pari
që shfletosi vëllimin,
Po u lumturua
e u bë erë,
E s’përmbante dot ngazëllimin,
u befasua dhe tha: “
“Dhe ne të Mëdhenjtë e miteve
dhe në këtë botë
çnjerëzore, hënore e vullkanore,
Paskemi goxha nder e goxha vlerë “.
*
“Në fund të fundit, - tha Eoli, -
Kjo botë është ashtu si është,
po botë mitesh është.
*
Pa i filloi me radhë
e me ëndje poezitë,
Të gjitha iu dukën mozaikë.
*
Dhe unë, - tha Eoli, -
poezitë i dua,
Poeti si bleta
i ka qëmtuar nga jeta,
Pazazhe të jetës,
shkrepje shpirti.
*
Ku nuk shkon Poeti
zgjedh e mbledh,
Me një rrahje qerpiku
gjendet në Univers.
Po pse më folët mua?
Ky shejtan poeti më tronditi.
*
“S’e thotë keq poeti, - tha Eoli, -
Si në këtë jetë
Askush s’klithi
qoftë dhe një herë
e me sinqeritet:
“Unë jam fajtori”
“Dhe koha na kërkon falje,
Dreqi e mori!
Po faji është faj,
“Faji mbetet shtërpan paskëtaj!”
*
Në këtë jetë gazavaj,
Për DREJTËSINË,
“ÇDREJTËSIA është emri real i saj”.
*
Po vërtet, në këtë jetë ,
“Nëse gjithçka do të shkonte vaj,
Me pelte e reçelëra do të merrej Poeti?
Po filozofi?
Me fijet e tjerrura
të mençurisë së mjekrës,
Do na bënte veshje gëzofi?
Çdo të bënte polici?
A do të ishte Don Kishoti?
Plastelinë e manekinë
Vërtet botë, tejet intreresante
Edhe Ëngjëj
edhe me allate?...
As do të shanim,
As do të mallkonim,
Vërtet, pa prapësira,
pa poshtërsira, si do të jetonim?!
*
Po vërtet,
“ Kur Qeniet do të lënë
Mundjet
Dhe do të afrojnë
Mendjet,
Ç’do të ndodhë
me Mumjet? - thotë Poeti.
Po, vërtet , - mendoi Eoli, -
A do të ndodhë ndonjëherë,
Që njerëzit të lënë Mundjet
e të rrëzojnë Mumjet?
E nëse mundet,
E dinë, e dinë vetë,
ku e kanë vendin Mumjet.
*Të tëra këto, -tha Eoli, -
Duken fjalë në erë,
Po, unë, mesa kuptoj
Ky lloj Poeti,
Është vetë mister.
Duhet të dijë
ndonjë gjë të fshehtë,
Po pse e mba sekret?”
*
“Mua poezitë , - tha Eoli,
Më duken edhe si tufë zambakësh,
Me rrënjë te misteri i jetës,
te misteri dehës,
te misteri rrëngjethës,
te misteri therës,
te misteri i erës.
*
Nuk më ngjajnë si nimfa e detit,
Si zoçkëza e matka,
Në panairin e prapanicave
në plazh
me tatuazh
Vithet e kolme,
alpet,
Topat e basketbollit
fare përjashta…
*
Se si më duken
flutura, flutura,
me koka grerëze.
Sesi më duken
si shtojzovalle mali,
Që flladi i Çajupit
lot me kaçurelen e ballit,
E hapet paksa jaka e këmishës.
Mos, të lutem, mos!...
zbardh lugina magjepse,
ai vendi mahnitës;
Si në vallëzim
hidhet fustani në lëndinë
e zbulohet pulpa
Dhe ca më lart, aman, aman!…
Tejet rrëngjethëse
fshehtësitë e bukura.
*
Kjo poezi kështu
sa të lodh e të tërheq
lozonjarja, nazemadhja!
*
Dhe unë Mbreti i Erërave,
që kudo vrapoj,
E kam vështirë ta gjej,
ku fshihet sorkadhja.
*
Ky lloj poeti,
kështu u drejtohet njerëzve,
doemos botës,
Si dikur
lëshon piskamën
Ku është pjesa e re e kokës?”
*
Po me të vertetë
a është sqaruar mirë,
Narcisi në ujë
shikonte thellësinë,
apo shihej në pasqyrë?
*
E vshtirë është të gjendet
ajo që zor se gjendet;
Sa më tronditi vargu:
“ Nga Kulla Ejfel
Parisi trëmbet!”
*
Nuk është fjala ku flë lepuri,
po te kokërrjepuri
Ata rrinë varur
si zogjtë e natës,
E duan rakinë të fortë
E gjithmonë me ngulm
e në fshehtësi gjuajnë,
Sa u hipën gjaku në kokë
Poeti e thotë
siç do dhe siç di
Të gjith këta
janë përherë në gatishmëri.
*
Unë dyshoj
dhe dyshoj vërtet,
Poeti kalëron mbi erë,
apo është erë vetë?
*
Kjo rrjedhë e jetës e rëndomtë
Si ca peshq të vegjël
në cektinën e turbulltë
“Letrarët kalibërvegjël”.
*
Çudi e batërdi
Poeti
me kalërimin e tij
zbret hënën
Dhe e vë pikën mbi “i”.
*
“Nata hemoragjon
Seks”,
Poeti nuk përgjon,
por zhbiron,
Vetullrënë e sheh jetën në sy.
E dallon si:
“Rëndomësia
luan rol heroi…
……………..
Qesharakëria harbon”.
*
Dikur
“LULJA E RIMËT:” e lulnajës së tavanit,
Priste në ankth,
Kur sot në botë
“Pije magjike ka plot, or plot”.
“Seksi pi,
Arinjtë pijnë,
Luanët dëfrejnë,
Majmunët gjuhëzat përdredhin,
Në tejkënaqje qentë,
Në harbim “macet”…
Kjo është sinoptika,
Kjo është metamorfoza!...
*
Sa shumë pije,
Si erërat
trazojnë gjakun,
trazojnë ëndjet,
trazojnë mendjet…
*
Dhe pendesa
është goxha gjë e madhe,
Pendesa
për harbim në livadhe,
Pas çdo faji,
një falje
radhë pas radhe.
Ua siguroj unë,
Me “perdet” dhe “kurtinat”,
Erërat
s’kanë gisht në këtë punë.
Poeti vetë e ka pohuar,
Organoja i ka rrëzuar!...
*
Urata kungonte
dhe puthte
Gruan (“e përdalur”)
……… doli,
në “qiell “ të hapur!
*
Eeeh!...
Pendesa
është goxha
gjë e madhe,
Pas çdo faji,
një falje,
radhë pas radhe.
*
Problem është
se në këtë botë
ka shumë sykaltër;
Interesant
shumë interesant!
Po si ta gjejë djali
babanë sykaltër,
Nuk ka ndonjë gjë tjetër
të veçantë ?!
*
Ç’të thuash, more, çfarë të thuash,
kur Poeti zemërmirë
lëshon një si ofshamë,
si psherëtimë:
“Paçim xhinde të mirë!”
*
Eh, këto bukuritë
dhe përçdunitë
Çmenduritë
gajasen me marrëzitë ,
E lum kjo ditë,
e ditë përditë llamburit:
“Zhukat dancojnë me mushkonjat”
……………………………
…vajzat paradunojnë organet ,
Djemtë kthejnë prehistoriken
pa pikë turpi,
Mbulesën vegjetale
e kanë rruar”…
Koka tullë,
Një tufë lesh në mjekër
e ca qime në hundë,
Truri – patate
pa një rrudhë!...
*
Eh, Poet, Poet!
“Bëhu i mirë, Eol!” – më thua.
Veç erërave të miteve,
ç’kam unë në dorë?
Mos është ndonjë Eol tjetër
që më ngjan mua?
*
Ti m’u fale Poet,
mua Mbretit të Erërave,
Dhe unë të falem Ty,
Mbretit të vjershave (vreshtave)
poemave.
*
“A ka Zot,
të konstruktojë këtë qiell,
kur nata s’ka hënëz,
Dita s’ka diell?!”
*
Ne jemi dy mbretër
E jemi që ç’ke me të ,
A thua s’bëjmë dot gjë?
Hajt pra:
“Rroftë Qershia e Egër!”
(?!...
… ?!)
Korrik 2020
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi