Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"POETI"  Nga PETRO DUDI (kushtuar poetit Arben Duka) Empty "POETI" Nga PETRO DUDI (kushtuar poetit Arben Duka)

8th June 2023, 10:53
          POETI



Nga PETRO DUDI
 
Një penë si sqep zogu,
     një shpatë majëmprehtë,
Një zambak që psherëtin,
         një det që buçet.
Një penel që ngjyen
          te lotët e mjeranëve,
 Një shufër vetëtimë
         për xanxat e rrufjanëve.
 Një galeri e skicuar
         kalorësish pa fytyra,
Në vorbullën e kohës
     me partira, përçdunira.
Një degë me yje-
      kënga- prush e dritë,
Në udhën tymnajë
     shpirti i jep shpirt.
Një qiell me zogj
      ulur në festivale,
Se jemi nga jemi
     nga Rrëza, nga ato male.
Fodullëku doemos,
        salltanet i trevës,
Barbaroz mbi vesh,
      Borzilok në xhep të xhaketës.
Dhe ia thotë Poeti
      prej dufit , prej qejfit,
Dhe i teket e i shkrepet
    siç i shkrepet Poetit.
Sherr e shamata
     shkruar me rakinë,
I butë dhe ëmbëlzak
       me hyjnore POEZINË.
Biberonat 
          shtëllunga fantazirash  tjerrin,
Në rrënojat e së shkuarës
      larashët përmjerrin.
Shpupuriten gjinkallat
    me avazin cinxëritës,
Laraskat në kafaze
        te ballkoni i politikës.
Poeti- furtunë
    siç do, i këngon shpirti
Ky bilbil protestues
     Arben Duka Laboviti.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi