Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

         Brerorja – “MAJA ÇAJUPIANE”  Nga Petro Dudi, shkrimtar, poet Empty Brerorja – “MAJA ÇAJUPIANE” Nga Petro Dudi, shkrimtar, poet

30th October 2016, 23:42
         Brerorja – “MAJA ÇAJUPIANE”
Nga Petro Dudi, shkrimtar, poet
 

 
Mali i Çajupit, në stinën e dimrit, mbulohet dhe nga bora. Maja Çajupiane, është një lulnajë, që mbetet një jetë e lulëzuar. Kjo është krijmtaria artistike e diellorit Andon Zako Çajupi.
Maja Çajupiane, për të cilin po flasim, është përmbledhje shkrimesh, skicash, poezish, publicistikash të autorëve të ndryshëm, e si të thuash, është aureola përqark krijmtarisë së Çajupit.
Kjo brerore është përzgjedhur e përgatitur me përkushtim pasionant, me dashuri e krenari njëkohësisht, nga dy artistë zagoritë: poeti, shkrimtari, studiuesi Kristaq Shabani, IWA, WPS, AOM, “XASTERON”, UBE, ACLAC, dhe këngëtari i mirënjohur e shpirtmadh, inxhinieri i talentuar, kapedani i lidhjes “ÇAJUPI”, Andon Pango.
Midis dy karvanesh malorë ndodhet lugina e katër shtigjeve dhe e katërmbëdhjetë udhëve, ku buka nxirrej nga guri. Shtigjet e lidhin me botën përreth, udhët e kanë lidhur dhe me dhera të huaj si Greqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Turqinë, Libanin, Ameriqinë e të tjera e plot të tjera. Këto janë udhët e mërgimit, që, veçanërisht, mëmat i kanë quajtur udhët e mallit, të lotit, të dhimbjes, udhët e nëmura.
Pikërisht me poemën: “ZAGORIA, LUGINA E PËRTEJ JETËS”, të poetit Kristaq F.  Shabani, hapet kapaku i florinjtë i luginës dhe i librit. Poema është një frymëzim fantastik, ku poeti, siç i ndodh shpesh, me penelata superlative, përshkruan 777-të mrekullitë, që këto ndodhen vetëm në Zagori. Aty sorkadhja ka shtat më të bukur se në vendet e tjera, doemos nusja del më e bukur, e dhëndri të habit me burrërinë e sapofituar e s’është si Gjinua i komedisë; lepuri s’është frikaman, si në të tjerat vende, e kështu vazhdojnë çuditë e mrekullitë në këtë vend ekzotik, ku dhe “ujku” ka etikë. Kjo është vendlindja e mitizuar e poetit Shabani dhe e babait të madh të vjershërimit zagorit e shqiptar, Andon Zakos. Kur e lexon dhe ti mrekullohesh e thua kur do ta shoh, ah sikur të jetoja e vdisja atje! Po katërmbëdhjetë udhët ç’janë? Një nga ato në moshën 16 vjeçare mori dhe sheperioti, duke lënë Mëmë Zoicën, mëmë Zagori dhe mëmën e madhe Shqipërinë. Vendlindjen malli e bën të florinjtë e një pyetje vjen në majë të gjuhës, pse, mor pse ndodh ARRATISJA NGA PARAJSA?!...
Sa të çuditshëm janë poetët!...Si për të përforcuar magjepsjen e vendlindjes, poeti dhe studiuesi Spiro Dede mbyll poezinë e tij aq të ngrohtë: Zagoria…,Zagoria,…/E vogël sa bebe e syrit,/E madhe sa Gjithësia
                                   *
Lulja s’ka nevojë për stoli dhe trëndafili për parfum. Lulnaja e Çajupit, janë lulet e shpirtit të poetit e që i duhen shpirtit njerëzor. “Me penën e tij shumëngjyrëshe e shumëgjinish, thotë në kumtesën e tij zoti Andon Pango, zgjoi, ndriti dhe impulsoi shpirtin e shqiptarisë…Në ato vite Çajupi, si shumë atdhetarë të tjerë, përjetoi krizën e idealeve të bukura të Rilindjes…”. “Në Shqipëri, shkruan ai më 1922, - një turkoman, një grekoman, një sllavoman, një intrigant, një trathtar, takon të bëhet…regjent, ministër, prefekt, faqe me nder dhe mbret”.
Gjithë shkrimet e librit MAJA ÇAJUPIANE janë si mozaikë që përbëjnë një profil shkëlqimtar. Në shkrimin e tij, akademiku, i ndjeri Jorgo Bulo, natyrisht pas shumë e shumë shkrimesh e hulumtimesh, kushtuar veprimtarisë artistike e atdhetare të Çajupit, shprehet: “Mendja e ilimunuar e Çajupit, është për lirinë e mendimit dhe të besimit, por kundër fanatizmit fetar… Çajupi dhe disa krijues të tjerë, të brezit të fundit të Rilindjes, u ra barra të kultivonin te shqiptarët kulturën dhe frymën kritike dhe vetëkritike për vlerat, por edhe për cenet e tyre morale dhe historike… Vargjet e Çajupit: “Shqipërinë e mori turku, i vu zjarr”, e shqetësojnë profesorin e Prishtinës, Milazim Krasniqi, jo se nuk i di këto fakte, por, e para se i merr të shkëputura nga konteksti historik, dhe e dyta, se ai mendon që pushtimi osman ishte “shpëtimi” për shqiptarët…”.
Siç po shihet, dy shqiptarë të kulturuar në kohët e vona, bien në kundërshti për interpretime të ndryshme të të njëjtës problematikë jetike. Më duhet të them se PUSHTIMI SJELL LIRINË, SI PËRDHUNIMI NDERIN.
Çajupi thoshte: “…Jo të ndërrojmë besën, por të ndërrojmë mendjen”.
“Çajupi, - shprehet ndërmjet të tjerave Mësuesi i Merituar, Stefan Bulo, - është mjeshtri, që shkriu në veprën e tij, përvojën botërore me atë kombëtare, duke mbetur, deri në palcë, poeti i shpirtit dhe i aspiratave të popullit të vet”.
“Çajupi, - shprehet poeti Shabani, - ka qenë korife i vargut të sintetizuar, brilant të rrjedhshëm, ndjenjësor, të profilizuar me një logjikë të çuditshme poetike, që duhet të merret shembull…Karakteristikë është, se poeti thotë fjalën e tij të mençur për “riparimin e Botës”.
Studiuesi, shkrimtari, poeti, eseisti Prend Buzhala, ndërmjet shumë perifrazimesh, bën edhe disa përcaktime: “Çajupi bën një prerje epokash,…Çajupi pati dhe një përmasë tjetër, atë të frymës universale,…Ai futi kategorinë e dyshimit e të dilemës hamletiane,…Ai sjell antikën e fabulës ezopiane,…Ai aq sa është Njeri i Artit, po aq është edhe Njeri i Kulturës dhe i Historibërjes sonë”.
Në përmbledhjen “MAJA ÇAJUPIANE”, gjendet një vjershë e panjohur e Çajupit: “HYMNI KOMBËTAR” me një koment nga Prof. Dr. Sevdai Kastrati.
Prof. Migena Arllati, ndërmjet të tjerave, shprehet se: “Poezia atdhetare e Çajupit, ishte kështu një kushtrim lufte”.
Në kumtesën e vet Oderina Ndreu, ndër të tjera thotë: “Çajupi flet me zërin e vegjëlisë, me zërin e së drejtës së fshatarit, të gruas, të kurbetliut, të intelektualit të kohës,…Çajupi është këngëtari i dashurisë konkrete, të prekshme, tokësore,…”.
                                     *
Në këtë përmbledhje, kemi një Bibliografi, kemi disa botime të autorëve të ndryshëm, nga viti 1981 deri më vitin 2005, ku profilizohet figura e Çajupit. Gjithashtu kemi dhe një informacion, për botimet e veprave të Çajupit nga shkrimtari Dhimitër Shuteriqi në vitet 1947, 1950, 1957.
                                      *
Nga Prof. Dr. Nehas Sopaj, kemi një trajtesë të shkurtër: “Andon Zako Çajupi për fëmijët”,
ndwrsa nga studiuesi Evjen Peri kumtesën: “Tradita zagorite në fushën e letrave”.
Doemos nuk mund të lihen kujtimet e Sofokli Çapit, besniku i Çajupit, e që me të drejtë, ky zagorit fisnik, në kuptim të dyfishtë është quajtur “Ministri i thesarit të Çajupit”.
Zoti Josif Lekgjiku, në fjalën përshëndetëse, para bustit të Çajupit në Gjirokastër, ndërmjet të tjerave tha se Poetit të madh, i thurën vargje zemre, mbi 300 poetë nga të gjitha trojet tona. Me të vërtetë shumë ngazëllyese! Në libër ndodhen disa krijime të disa poetëve.
Poeti zagorit Jorgo Telo e ka quajtur Madhorin “Poeti shpirtdlirë”. Rami Kamberi nga Tetova e ka quajtur Poetin: “Odeon i Atdheut”. Nikollë Ulndreaj e ka profiluar: “Perëndor i penës”. Poeti Thodhori Nikolla, me rrënjë nga Sheperi, është shprehur: “Tashmë kërkoj t’i ngjaj atij,/Të shpërndaj “tymin…”. Poeti Ylli Musta, mbyll poezinë e tij me vargjet: “…sot kur themi Çajupi…/Na përgjigjet dhe toka,/Por edhe Poeti…”.
Koço Sterjo, me banim gjer aty në Amerikw, në poezinë “Motive Çajupiane”, shprehet: “Shqipërinë po e merr “jah-u”/dhelpërisht,/shqiptar, mos fli,/po zgjohu shqiptarisht”.
Poetja dhe shkrimtarja Enrieta Sina, mbyll poezinë e ngrohtë të saj: “Larg mëmëdheut tënd,/Çajup, fole për lirinë,/Ndaj ke mbetur i pavdekshëm,/Dritë e mal për Shqipërinë”. Poeti Skënder Lazaj, mërgimtar në Itali, shprehet: “Çajup mali, Çajup djali legjendar,…”
Poeti  Perikli Shuli thotë: “Po ua them të gjithëve, si burri burrit: /“Sa e zjarrtë qenka kjo krenari e Çajupit”. Poetja Marvina Nushi, Gjakovë, e ka quajtur Diellarti, ndërsa Osman Buzo Libohova e ka quajtur Poetin: “Çajup Perandori”.
Shoku dhe miku im, poeti pugaçovas Murat Vasiari (Memallaj), mërguar në mënyrë të beftë në mbasditen e jetës, gjer aty në Ameriqi, shpërthen në dy vargje tronditës: “Lexo këngët e Çajupit,/Atje trëmbet Perëndia”. Boobo! Sa i çuditshëm është poeti! Kush mund ta gjykojë?!...
Çajupi e vuri gishtin në disa plagë të kohës; po shumë nga ato, sot, jo vetëm janë hapur, por kullojnë gjak e vrer, e jo vetëm kullojnë, po ulërijnë, ulërijnë,…Medet!...Në këto pranvera të përgjakura, vetëm me lule të zeza, stisur nga zotërinjtë grabitqarë me borsalinë, vuajnë, sakatohen e vriten mijëra e miliona njerëz, e mërgojnë të rraskapitur e të tmerruar miliona e miliona refugjatë të pashpresë në këto kohë të ashtuquajtura moderne. Vërtetë moderne është bërë babëzia, vuajtja, tortura, vdekja, përçudnia.
Studiuesi Emir Nika, në kumtesën e tij shprehet për mërgimin e asaj kohe: “…kur ndaheshin, shkulnin pak bar dhe e vinin në shtratin, ku kish fjetur kurbetçiu natën e fundit, me qëllim që ai të mos e harronte kurrë shtëpinë e tij e të kthehej shpejt”. Po ikën e…asnjë s’u kthye. Medet!
Sot mërgon gruaja e mërgon foshnja. Sot, është djegur bari, është djegur vendi, është djegur shpirti, është djegur shpresa. Vaj medet!...
Sot, pas gati 100 vjetësh, tingëllojnë dhimbshëm e bindshëm, fjalët e hidhura po të vërteta të Çajupit: “Në Shqipëri, një turkoman, një grekoman, një sllavoman, një intrigant, një trathtar, takon të bëhet…regjent ministër, prefekt, faqe me nder dhe mbret…Po fajnë më të madh e kanë ata shqiptarët, që besojnë të huajtë dhe shitenë e kërkojnë të shesën dhe Shqipërinë…”
Studiuesi Shabani nga Iliari - FLORIRI I FSHEHUR me të drejtë thotë: “Për Andon Zako Çajupin e madh është shkruar “pak”,…Për Çajupin e madh është shkruar shumë,…por s’është thënë e plotë ende ajo, që duhet thënë!”
                                     *
Çajupi lindi në Sheper të Zagories, e jetoi në Shqipëri gjer në moshën 16 vjeç. Ai u diplomua jurist në Perëndim, e jetoi në orient - Egjipt (Misir). Ai në veprimtarinë letrare dhe shoqërore tregoi se sa për zemër e kishte mëmëdhenë. Po janë dhe dy gjëra të tjera që ai vetpërcaktoi. Ai e quajti veten Andon Zako Çajupi. Pse Zako dhe jo Harito? Edhe besniku Sofokli Çapi, nuk na ka dhënë mundësinë e gjetjes së pse-së.
E dyta është amaneti i tij, që pas vdekjes, eshtrat të prehen vetëm në Sheper, jo pranë babait, jo pranë mëmës, po në Sheper. Mëmëdheu - më i madh se mëma, Atdheut - më i madh se ati.
Në 11 korrik 1930, u nda nga jeta Andon Harito Çako, po rron përjetë në vepra shpirti i Çajupit i poetit Andon Zako. Artistët mërgojnë po nuk vdesin.
Në përshëndetjen e shkurtër, Dritëro Agolli ka thënë për Çajupin:
“Feniksi kombiar nuk shuhet jetë e mot”.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi