Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Përçarje në mesin e të majtës shqiptare Empty Përçarje në mesin e të majtës shqiptare

22nd February 2008, 18:43
Përçarje në mesin e të majtës shqiptare





Ilir Meta tha se koalicioni opozitar kishte pushuar së ekzistuari.
Në Shqipëri koalicioni i majtë opozitar është përçarë, pas vendimit të Lëvizjes Socialiste për Integrim për krijimin e një grupimi tjetër opozitar.
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, bëri të ditur krijimin e një koalicioni të ri me emrin “E majta për integrim”

Ai tha se koalicioni opozitar kishte pushuar së eksistuari që pas zgjedhjeve të 18 shkurtit të vitit 2007.

Zoti Meta fajësoi për këtë lidershipin e Partisë Socialiste.

Ai akuzoi gjithashtu Partinë Socialiste se 'po bashkëpunon me PD-në për reformën zgjedhore'.

LSI-ja thotë se kjo reformë është në dëm të partive të vogla.

Duke komentuar këto zhvillime brenda së majtës, kryetari i PS-së, Edi Rama tha se kjo nuk ishte koha e ndarjeve të vjetra, por e një bashkimi të ri.

Zoti Rama e quajti lojë të vjetër politike ndarjen e LSI-së nga koalicioni dhe e ftoi Ilir Metën të reflektojë.

Ndërkaq, socialdemokratët menjëherë pas ndarjes së LSI-së kanë deklaruar se nuk bashkohen me koalicionin e ri.

Ndërsa Aleanca Demokratike dhe Partia Demokracia Sociale i janë bashkuar këtij koalicioni.

Në shtypin shqiptar të së premtes hidhen dyshime se largimi i LSI-së nga koalicioni opozitar ka të bëjë me pakënaqësinë e lidershipit të kësaj partie lidhur me përfitimet në zgjedhjet e përgjithshme të vitit të ardhshëm.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi