Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

Gruevski -Thaçi, Taktizim apo përçarje. Empty Gruevski -Thaçi, Taktizim apo përçarje.

25th March 2008, 03:35
Lajm

Të hënën PDSH jozyrtarisht ka paralajmëruar se do të lëshojë koalicionin qeveritar të udhëhequr nga VMRO-DPMNE. Në këtë parti kanë thënë se vendimin për lëshim të koalicionit qeverisës e ndërmarrin për shkak të refuzimit të Gruevskit të gjashtë kërkesave të tyre që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni, si dhe me pranimin më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës. Kjo është hera e dytë brena një viti që PDSH paralajmëron lëshim të koalicionit qeveritarë. Herën e parë vendimi u tërhoq. Andaj edhe paralajmërimet e tanishme për lëshim të koalicionit qeverisës kanë hapur dilema nëse bëhet fjalë për paralajmërim serioz, ose për taktizim të ri të kësaj partie me partnerin ende aktual të koalicionit. A do ta lëshojë përfundimisht PDSH koalicionin aktual qeverisës, apo do të tërhiqet përsëri në moment të fundit? Si do të reflektohet lëshimi eventual i Qeverisë nga ana e PDSH-së në zhvillimet e mëtutjeshme politike në Maqedoni? A do të lëshojë pe Gruevski ndaj kërkesave të PDSH-së? A ka gjasa që BDI ta zëvendësoj PDSH-në në koalicionin qeveritarë, apo më të mëdha janë gjasat për zgjedhje të parakohshme? Janë këto disa pika për të cilat “Lajm” propozon të hapet debat në ueb faqen tonë. Jeni të mirëseardhur. Shprehni mendimin tuaj!
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi