Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Buzët? Trajtoji kështu! Empty Buzët? Trajtoji kështu!

27th February 2008, 12:05
Buzët? Trajtoji kështu
Për çdo formë të buzëve ekziston një grim specifik, por edhe një trajtim specifik, që u jep formën e dëshiruar dhe mbulon defektet. Ja se ç’duhet të dish dhe bësh për buzët e tua



Lyej buzët dhe “puth” një fletë të bardhë për të lënë gjurmën. Duke krahasuar gjurmën që kanë lënë buzët e tua mbi fletën e bardhë, gjej atë që i përafrohet më shumë në foto. Për secilën prej tyre një specialist make up-i jep këshillat për të mbajtur buzët të buta dhe të freskëta dhe për t’i grimuar gjithmonë në mënyrën e duhur, duke përdorur ngjyrat dhe grimin që i shkon më për shtat



Buzë të holla dhe pa formë

Për të përvijuar konturin e buzëve dhe për të forcuar ngjyrën e mukozës së buzëve, provo trukun e përkohshëm, në formë tatuazhi. Ky truk realizohet në dy ose tre seanca në një qendër estetike të specializuar. Specialisti injekton nëpërmjet një ageje të vogël, që nuk shkakton dhembje, pigmente ngjyrash me bazë uji ose mineralesh, të padëmshme, përgjatë gjithë perimetrit të buzës. Në fund buzët do të jenë më të formuara dhe më të dukshme.

Ngjyrat e grimit: thekso buzët dhe jepi ndriçim gjithë fytyrës, duke shfrytëzuar gamën e rozës së ngrohtë, koralit, portokallisë dhe okrës. Sa më shumë shkëlqim dhe dritë për të theksuar në maksimum formën e gojës. Për të forcuar edhe më shumë ngjyrën e buzëve, para se të vendosësh buzëkuqin, shpërnda një shtresë fondëtinte ngjyrë bezhë.



Buzë të mëdha dhe pa kontur

Rreziku është që me kalimin e kohës, lëkura e hollë e buzëve të dhëmbëzohet pak. Dhe konturi të jetë gjithmonë e më shumë i papërkufizuar. Çdo 6-8 muaj, tek dermatologu, provo veprimin e peeling-eve të kombinuar, që e gërryejnë shtresën sipërfaqësore të lëkurës dhe falë stimulimit të kolagjenit të ri, që del në sipërfaqe të lëkurës, shenjat zhduken. Mbi zonën e trajtuar aplikohen substanca delikate por efikase, që veprojnë në dhjetë minuta. Nevojiten 4-5 seanca afër njëra-tjetrës.

Ngjyrat e grimit: e gjithë gama e së kuqes, që nga e kuqe gjak deri tek e purpurta, tek ciklamini i errët e deri tek vjollca. Vetëm nuanca mat, por që theksojnë pamjen. Apliko dy shtresa buzëkuqi, duke filluar nga qendra e buzës drejt skajeve.



Buzë të zgjatura dhe të holla

Për t’i zmadhuar, mund të vraposh për një trajtim me “filler” (nga anglishtja, mbushës). Dermatologu estetik, nëpërmjet mikroinjeksioneve në nënlëkurë, pa dhembje, “mbush” buzët me acido ialuronik absolutisht natyral, i cili nuk jep asnjë efekt anësor. Duke qenë se me kalimin e kohës kjo substancë përthithet, trajtimi duhet të përsëritet çdo gjashtë muaj.

Ngjyrat e grimit: alternohu me rozën, koralin dhe okrën. Sa më të ngrohta dhe të shndritshme, sepse të japin efektin optik të zmadhimit të buzëve. Një truk për t’i bërë më mishtore? Pasi të kesh aplikuar buzëkuqin, apliko një shtresë shkëlqyesi transparent. Shmang tonet e së kuqes sepse tentojnë të zvogëlojnë buzët.



Buzë mishtore dhe të zgjatura

Buzët e tua, për të mbetur të buta dhe për të shmangur shenjat e kohës, kanë nevojë për shumë përkujdesje. Çdo mëngjes elimino lëkurat e vogla me një furçë të burë dhëmbësh të njomur. Pastaj, kundër rrudhave vendos një shtresë kremi ushqyes. Prit që të thahet dhe para buzëkuqit, apliko një shtresë gjalpi kakaoje, që krijon një barrierë mbrojtëse.

Ngjyrat e grimit: shkojnë shumë mirë të gjitha tonalitetet e errëta. Mund të përdorësh të gjitha tonet e kafes dhe tullës të ngrohta dhe me shkëlqim. Por mund të zgjedhësh edhe ngjyrat bordeaux dhe kumbull, më të ftohta në version mat. Për në mbrëmje do të ishin perfekte e kuqërremta dhe bronzi, me efekt brilant. Mos përdorni laps për kotur.



Buza e sipërme më e hollë

Për të përvijuar linjat paksa të çrregullta të buzëve, para se të vendosësh buzëkuqin, vizato gjithmonë konturin e buzëve. Zgjidh një të njëjtë ose pak më të errët sesa ngjyra e buzëkuqit. Përvijo në fillim buzën e sipërme, duke filluar nga qendra drejt cepave. Pastaj atë të poshtmen nga njëri cep në tjetrin. Pasi të kesh vendosur buzëkuqin, apliko një gloss të shndritshëm dhe transparent vetëm mbi buzën e sipërme.

Ngjyrat e grimit: do të ishte perfekte e gjithë gama e rozës së ftohtë. Nga vjollca tek ciklamini. Duhet zgjedhur gjithmonë një version perlë, sepse e nxjerrin buzën edhe më në pah dhe rrinë mirë me konturin e lapsit. Për një rast special, provo të kombinosh një buzëkuq shumë të çelur dhe një laps ngjyrë ciklamin.



Buzë të mëdha dhe me rrudha

Elimino rrudhat dhe shenjat e shprehjes, që mund të zbehin buzëqeshjen. Provo efikasitetin e lazerit, një trajtim pa dhembje. DermaKleb quhet aparatura që vendos në zonat që duhen trajtuar një sasi shumë të vogël oksid alumini, në gjendje të gërryejë deri në fund shtresat sipërfaqësore të lëkurës, duke stimuluar prodhimin qelizave të reja. Rezultati? Lëkura çlirohet, duket më e re, kompakte dhe uniforme.

Ngjyrat e grimit: të gjitha tonet e rozës, si të ftohtat ashtu edhe të ngrohtat. Por sa më shumë të qarta dhe të shndritshme. Provo produktet e lëngshme, që japin një efekt të shndritshëm dhe brilant. Ndonjëherë, për të ndryshuar pak, mund të evidentosh vetëm “zemrën” e buzës me një laps të së njëjtës ngjyrë me të buzëkuqit.



Buzë të vogla dhe me formë

Ajo që duhet është një make up që t’i vërë edhe më shumë në pah. Ja një truk që luan me efektet optike: lag buzët, vendos një shtresë fondëtinte të lëngshme bezhë të qartë dhe tamponoji me pak pudër transparente dhe të shndritshme. Më pas vizato me një laps ngjyrë mishi konturin e brendshëm. Apliko buzëkuqin duke e tamponuar në fillim në qendër pastaj drejt cepave. Fërko buzët me njëra-tjetrën, kalo buzëkuqin sërish dhe përfundo me një shkëlqyes buzësh transparent.

Ngjyrat e grimit: shmang të gjitha tonet e së kuqes, që tentojnë të zvogëlojnë buzët. Më mirë syno koralin, bezhën dhe kafen e qartë.



Buzë në formë zemre
Mbrëmjeve, kur heq grimin, pastro buzët me një qumësht detergjent hidratues dhe shmang tonikun. Tamponoji me një pambuk të mbytur në vaj bajamesh të ëmbla, që i bën të buta dhe shmang tharjet. Në mëngjes, mos harro të vendosësh pak produkt specifik anti-rrudhë. Në fund, shmang buzëkuqët 24-orësh, që për vetë formulën e tyre, tentojnë të thajnë lëkurën.

Ngjyrat e grimit: në buzët e tua shkojnë shumë mirë buzëkuqët e qartë me tonalitete neutrale. Bezhë, ngjyrë rëre, ndoshta në version të lëngshëm, kremoz dhe të shndritshëm.[img][/img]
Monroe
Monroe
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 25/02/2014
Postime : 5577
Points : 6230
Reputacioni : 175
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Buzët? Trajtoji kështu! Empty Re: Buzët? Trajtoji kështu!

4th March 2016, 15:13
E ne qe i kemi buz te trasha Perqesh
Pak po ti lyjsh bie menjeher nsy x buzet
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi