Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Nje impiant per ruajtjen e potencialit turistik Empty Nje impiant per ruajtjen e potencialit turistik

27th February 2008, 22:22
Nje impiant per ruajtjen e potencialit turistik


Nje rezervuar gjigand, ku gjithcka eshte ndertuar me mjaft kujdes. Kjo eshte pamja qe te ofron impianti i ri i perpunimit te ujerave te zeza, nje nga projektet me te rendesishme te qytetit te Vlores, qe ngrihet ne bregdetin perendimor te qytetit, ne afersi te ish- uzines se sodes, shume prane objekteve te tjera qe kane nisur te ndertohen aty, mes te cilave dhe TEC-i. Ndertimi i impiantit ne Vlore u financua nga BE-ja, permes nje granti prej 2.649 milion euro. Me perfundimin e procesit te supervizimit objekti pritet te merret ne dorezim nga bashkia e Vlores, duke i hapur rruge keshtu funksionimit te tij.

Impianti

Impianti i perpunimit te ujerave te zeza ne Vlore u financua nga BE ne kuader te projektit CARDS. Ai eshte vazhdim dhe pjese e projektit te sistemit te kanalizimeve te qytetit te Vlores, qe ka perfunduar me pare, i mbeshtetur nga i njejti donator, me nje vlere prej 9.7 milione euro. Punimet per ndertimin e ketij impianti u realizuan nga firma ALBSTAR, nenkontratore e kompanise italiane AMGA/IRIDE, e supervizuar nga firma gjermane CES Consulting Engineers Salzgitter GmbH. Perfundimi i tij mundeson vazhdimin e fazes se fundit te projektit te ndertimit dhe funksionimit te sistemit te kanalizimeve te ujerave te zeza dhe perpunimin e tyre.

Per te mbyllur perfundimisht kete cikel nevojitet dhe ndertimi i linjave dytesore te rrjetit, per te cilat kane nisur procedurat perkatese.

Inxhinierja e firmes qe zbatoi kete projekt, Blerta Hodaj, tha per ATSH-ne se "pas pefundimit te objektit dhe te procesit te supervizimit, procedurat do te vazhdojne me leshimin e certifikates perkatese". "Impianti i perpunimit te ujerave te zeza, te qytetit te Vlores, eshte realizuar mbi bazen e teknologjise dhe standardeve me te perparuara bashkekohore", sqaron ajo. Sipas saj, projekti do te zgjidhe nje nga problemet me madhore te qytetit te Vlores, trajtimin e ujerave te zeza dhe do te realizoje permiresimin dhe ruajtjen e potencialit turistik, te ketij qyteti. Hodaj sqaron se impianti perben ne vetvete nje depozite te madhe te hapur, ne brendesi te te cilit tij eshte instaluar sistemi perkates, qe do te mundesoje pastrimin e ujerave te zeza.

Ky impiant do te trajtoje 16 derdhje te pakontrolluara, qe aktualisht shkojne ne det. Ne arsyetimin teknologjik, impianti perben fazen finale te grumbullimit te ujerave te zeza dhe pastrimin e plote te tyre, duke i shnderruar ato ne ujera te zakonshme, pa asnje pasoje ndotese per mjedisin detar. Procesi teknologjik qe do te realizohet ketu, eshte i njejte dhe me standarde te barabarta me ato te qyteteve me te zhvilluara perendimore.

Financimet ne Vlore

Aktualisht ne qytetin e Vlores kane nisur dhe jane ne proces nje sere investimesh madhore, te financuara nga qeveria shqiptare dhe donatore te huaj. Mes tyre perfshihen, ndertimi i segmentit rrugor "Transballkanikja", me nje vlere te pergjithshme prej rreth 7 milion euro, zgjerimi i kapacitetit dhe modernizimi i portit, me nje investim te ndare ne dy faza, me nje vlere te pergjithshme prej rreth 30 milion eurosh, rikonstruksioni i ujesjellesit, i financuar nga qeveria holandeze me nje vlere prej rreth 26 milion euro, etj. Krahas kesaj, po kryhen edhe nje sere investimesh te tjera, per rehabilitimin e infrastruktures rrugore, te mjediseve publike etj.
Anaa
Anaa
Anëtar i mirënjohur
Anëtar i mirënjohur
Regjistruar : 27/12/2007
Postime : 2266
Points : 27
Reputacioni : 23
Medalje Blu Medalje Red Medalje Green

Nje impiant per ruajtjen e potencialit turistik Empty Re: Nje impiant per ruajtjen e potencialit turistik

27th February 2008, 22:26
mund te thom vetem perpara ju lumte atyre qe mendojn dhe sjellin projeket te reja dhe investime ne vendin tone .
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Nje impiant per ruajtjen e potencialit turistik Empty Re: Nje impiant per ruajtjen e potencialit turistik

27th February 2008, 22:27
e vertete, por vetem nese keto projekte jane per te miren tone, dhe jo per te miren e tyre dhe sisomos interesat e tyre...
Sponsored content

Nje impiant per ruajtjen e potencialit turistik Empty Re: Nje impiant per ruajtjen e potencialit turistik

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi