Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Kristaq Shabani
Kristaq Shabani
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 19/11/2015
Postime : 733
Points : 1430
Reputacioni : 5
Medalje Medalje2 Medalje3
http://www.pegasiworld.com

"BASHKËSHORTËT NË RUAJTJEN E GJUHËS DHE KULTURËS ARBËRESHE" nga Prof. Bexhet Asani Empty "BASHKËSHORTËT NË RUAJTJEN E GJUHËS DHE KULTURËS ARBËRESHE" nga Prof. Bexhet Asani

18th July 2021, 14:44
FlagBASHKËSHORTËT NË RUAJTJEN E GJUHËS DHE KULTURËS ARBËRESHE
 
 
Maria Xhovana Rico - Maria Giovanna Rizzo u lind më 20 nëtor të vitit 1958 në Corigliano Calabro (Në këtë qytet ka qenë materniteti), që nga lindja e deri më sot ajo jeton në katundin e saj të dashur Mbuzat (San Giorgio Albanese). Shkollën fillore dhe të mesmen e ka mbaruar në Mbuzat, kurse Fakultetin e Mësuesisë në Institutin Magistral. Nga viti 1986 gjer në vitin 1997 ka jetuar në qytetin e Milanos dhe ka punuar në një shkollë të këtij qyteti. Në vitin 1997, pasi kthehet nga Milanoja, për një kohë jep mësim në shkollën fillore në Komunën e Corigliano – Rossano. Më vonë filloi të punojë dhe punon ende si mësuese në shkollën fillore të Mbuzatit. Në këtë shkollë ligjëron Gjuhën italiane dhe historinë. 
 
 
 

Mësuesja Maria Xhovana Rico

Maria Xhovana Rico gjithmonë ka qenë e lidhur ngushtë me traditat arbëreshe, me adetet dhe zakonet, me veshjen popullore arbëreshe dhe me ruajtjen e gjuhës arbëreshe apo siç shprehet ajo: “përpiqem ta kultivoj dhe ta mbaj gjallë që të mos biret gjuha jonë arbëreshe të cilën gjuhë të parët tanë e ruajtën për më shumë se pesëqind vjet”.
Përveç punës së saj si mësuese Maria Xhovana Rico shkruan poezi në arbërisht, në të folmen e Mbuzatit. Poezitë që i ka për zemër ajo janë: “Në tokat tona të Kalabrisë”, “Fjëj, ti bir” (Fli, ti bir) Bukuritë e dherëvet tona” (Bukuritë e tokës sonë), Nina, nana (Ninananë) etj. Kohët e fundit Maria Xhovana Rico ka përkthyer në arbërisht, këngën e njohur italiane pothuaj në tërë botën “Bella ciao” (E bukur ti). Mësuesja Maria Xhovana Rico ka botuar në italisht broshurën Percorsi del Sud (Rrugët e Jugut). Mësuesja Maria Xhovana ka pasion muzikën. Disa poezi të saj i ka kompozuar bashkëshorti Karmine Ashente ndërsa ajo i këndon me zërin e saj melodik. Një nga këngët popullore më të njohura të mbuzatiti është kënga “Moj, ti pulza këmbaleshe, çë kirkon ndër ata sheshe”. 
Karmine Ashente (Carmine Ascente), u lind më 5 gusht 1958 në Mbuzat (San Giorgio Albanese), në provincën e Kozencës. Ai ndoqi shkollën e mesme klasike në "Collegegio Sant'Adriano" në Shën Mitër (San Demetrio Corone) një tjetër bashki arbëreshe afër Mbuzatit. Më vonë u diplomua në opera duke kënduar në "F. Cilena konservatorin e muzikës në Reggio Calabria, dhe është ekspert në kitarë dhe mandolinë. Ai ndoqi një kurs katër vjeçar në terapi muzikore në Shkollën Evropiane të Terapisë Muzikore i Senigallia (Ancona) e cila i lejon atij të kryejë projekte në fushën e trajtimit dhe integrimit të personave me aftësi të kufizuara, si në shoqata ashtu edhe në shkolla. Ai aktualisht jep mësim lëndën Edukim Muzikor në shkollat e mesme, ku shfrytëzon mundësinë profesionale për muzikë dhe drejton shfaqje, teatrale për fëmijë (Shiko “Shtigjet e Jugut” shkruar nga Marie Xhovana Rico, me këngë popullore të Italisë Jugore ".
 


Që nga viti 2000 ai ka marrë drejtimin e grupit të mandolinave, i cili grup është aktiv që nga fillimi i viteve 70 të shekullit të njëzetë, nën drejtimin e mjeshtrit të ndjerë Antonio Lupinacci. Karmine Ashente mblodhi vajzat e kohës, tani bëhen zonja, të cilat kurrë nuk e kishin braktisur idenë e kthimit në lojë, duke formuar grupin e quajtur "Plettro Mediterraneo" (Pektri Mesdhetar). Ky grup, nën drejtimin e Maestro Karmine Ashente, ka dhënë më shumë se gjashtëdhjetë koncerte, të interpretuara edhe jashtë rajonit, në kisha, katedrale, teatro dhe sheshe (Piazza Sant'Oronzo në Leçe). 
Nuk është një grup folklorik, muzika e interpretuar ndryshon nga ajo popullore, deri te fonogramet e filmit, duke përfshirë edhe këngë arbëreshe. Maestro Karmine Ashente iu përkushtua me kujdes shkrimit të pikëve, duke iu përshtatur instrumenteve individuale. Ngjarje të tilla si prezantime librash nga autorë të famshëm, ngjarje teatrale në parqet arkeologjike (Sibari), ngjarje të organizuara nga Komunat, pjesëmarrje në angazhime artistike të grupeve muzikore Etnike-Popullore etj., të gjitha këto aktivitete duhet të përfshihen në biografinë e tij të pasur muzikore.
Një numër të madh këngësh që i ka kompozuar prof. Karmine Ashente i këndon bashkëshortja tij Maria Xhovana Rico. Të dy bashkëshortët veç gjuhës arbëreshe që e kultivojnë dhe e ruajnë me xhelozi, ata kultivojnë me dashuri edhe muzikën arbëreshe. Këngët dhe vallet popullore arbëreshe ua mësojnë brezit të ri me qëllim që të mos harrohen nga gjeneratat e reja.
Le të shikojmë në vazhdim bukurinë e vargjeve në poezinë dhe në përkthimin e Maria Xhovana Ricit, në gjuhën e ëmbël arbëreshe të Mbuzatit.
 
Fjëj, ti bir
Fjëj, fjëj ti bir
mos qaj më se gjithë të duan mirë
qetë, qetë se mëma ë’ ktu
se të jep qumështit kur të vien u.
Fjëj, fjëj bir im
dielli lëren një natë e mirë
yt atë u mbjoth ndër shëpi
erdhi e të puthi me qetësi.
Fjëj, fjëj ti bir
Gënza (hëna) u zbardhë e u ngjitë ndër qiell
me illësit për kurorë 
dhe aq paqë për kumborë
Fjëj, fjëj bir im
të ligat vaçin lumi poshët
gjëmba ti nëng kat ngaçë
vet me lula qoft i shndosht.
Fjëj, fjëj ti bir
ëndra të bukura ti kat bëçë
me dritë e shumë garé
njera çë vien një dit e re.
Bukuritë e dherëvet tona
Tek malet bora shkëlqen
e na prier diellin
atjè shog faqen tënde
si drita e illit.
Tek dejti Jonë i thell
shërtimet mbjidhen 
kur shog sit tënde
çë me timet lidhen.
Dherat tona japen
bukurì pa kund
sa ti grua ime të
disheroçe ndonjerì mos mund.
Tek shpatet zienjen zoqët
njera çë dita griset
kur këndon ti zëmëra ime 
edhe naten t’errurit loset.
Gënëza luan me illëzit
gjithë naten lart ndër qiell
si ti ëndërren e qeshen 
edhe kur fjë ndër sitë ke diell.
Bukuritë e tokës sonë (Përshtatur në shqip)
Në male bora shkëlqen
dhe dielli reflekton mbi të
atje shoh fytyrën tënde
e barabartë me dritën e Yllit.
Në detin tonë të thellë
psherëtimat mblidhen
kur shikoj në sytë e tu
që lidhen me të miat.
Tokat tona janë të thella
bukuritë pa kufij
po aq sa ti, gruaja ime,
nuk mund të dëshirojë askënd tjetër.
Zogjtë gëlojnë në pyll
derisa të shkojë drita e ditës,
kur këndon, zemra ime,
edhe errësira natën shkrihet.
Hëna vallëzon me yjet
gjithë natën, lart në qiell,
ndërsa ëndërroni dhe buzëqeshni
dhe madje edhe kur fle në sy e ke diellin.
Përkthim i këngës “Bella ciao”
Ebukur ti (Bella ciao)
U’ një menat kur u ngreva,
Oj e bukur, e bukur, e bukur ti. 
U’ një menat kur u ngreva,
U’ ktu ciova një bur i lig.
O partizan sielm me tina,
Oj e bukur, e bukur, e bukur ti.
O partizan sielm me tina,
Pse ktu ndighem sat vedes.
E ndonëse vdes si partisan,
O e bukur, e bukur, e bukur ti.
E ndonëse vdes si partisan,
Ti nen dhe pstai katim vec.
Kat me mbuloc atie te mali,
Oj ebukur, e bukur, e bukur ti.
Kat me mbuloc, atie tek mali,
Afër një lule ce është si ti.
Pstaj gjithë gjindiet ce ka atei shkonjën,
Oj e bukur, e bukur, e bukur ti.
Pstaj gjithë gjindiet ce ka atei shkonjën,
Kanë sat thonë: Çe lule je?!
Kio esht lula te partizanit
Oj e bukur e bur e bukur ti
Kio esht lula e partizanit
Ce shtu gjakun per lirinë…
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi