Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Disa ide joshëse për të shijuar gëzimet e seksit në natyrë Empty Disa ide joshëse për të shijuar gëzimet e seksit në natyrë

10th March 2008, 23:04
Disa ide joshëse për të shijuar gëzimet e seksit në natyrë

Mendoni se seksi është gjëja më natyrale në botë? Nuk gaboheni, por mund të bëni edhe më mirë. Të pasuroheni. Dhe kaloni tek eko-dashuria, siç e kërkon edhe moda e fundit erotiko-ambientaliste. Për një takim dashurie është më mirë t'i drejtoheni kopshtit, të bësh dashuri në natyrë mund të jetë më shumë eksituese sesa mendoni. Dhe, mbi të gjitha është më ngacmuese. Seksi në ajër të pastër është bërë një stil jetese, që po fiton terren gjithnjë e më shumë. Për më tepër, eko-love është romantizëm i pastër, shuhen dritat dhe ndizen qirinjtë apo bëhet dashuri nën dritën e hënës. Dhe mundësitë për të bërë diçka të tillë janë vërtet të pafundme. Mjaft të kujtojmë për shembull ato mijëra kilometra vijë bregdetare që nuk i shfrytëzon askush. E pse të mos përfitosh nga një ditë e ngrohtë për një nga ato takimet kokë më kokë? Mbi njëzetë për qind e të anketuarve janë përgjigjur pozitivisht, se e shohin plazhin si vendin më seksi të botës. A ju bën për vete ideja? Do të donit t'i shijonit edhe ju gëzimet e seksit natyror? Ja disa ide joshëse për t'i eksperimentuar.
- Është mbrëmja e duhur? Në momentin fatal mos e ulni ndriçimin, shuajini të gjitha dritat dhe ndizni qirinjtë. Rezultati: Atmosfera bëhet magjike, drita e butë e flakëve bën që të gjithë të duken më të bukur.
- Midhje dhe fruta deti si afrodiziake. Për partnerin do të ishte perfekt një kokteil frutash tropikale. Kurse për femrat do të shkonin perimet e shtrydhura. Gjithashtu do të ishte mirë që darkën tuaj nën dritën e qirinjve ta pluhurosnit me më tepër erëza, piper të kuq, xinxife, kanellë.
- Ndiheni të rënë shpirtërisht dhe pijet energjike ju japin efektin goditës të pesë filxhanëve me kafe? Një lëng frutash të shtrydhura të stinës, mbi të gjitha jo gjenetikisht të modifikuar, është një viagra e përsosur natyrale. Një ngarkesë sheqernash të thjeshtë prodhues endorfine, që të japin eufori dhe që i japin një marsh përpara potencës seksuale. Nëse keni nevojë për një ndihmë edhe ca më të madhe, mund të hani pasdite drithëra dhe fruta të thata, të cilat stimulojnë sekretimin e hormoneve seksuale.
- Para, pas apo gjatë nuk ka rëndësi. Por dushin bëjeni së bashku. Është zbavitëse, seksuale. E për ta bërë më të kënaqshme, mjafton të sapunisni njëri-tjetrin me një banjoshkumë që ka në bazë proteinat natyrore. Kënaqësia është e garantuar.
- Bari i oborrit të shtëpisë të fton t'u jepesh kënaqësive.
- Futjuni gjuajtjes së lëndinave të izoluara, plazheve të shkreta apo pyjeve. Kërkimi i një vendi alternativ për të bërë dashuri në kontakt me natyrën, është një rast i mirë për të thithur ajër të pastër, për të tonifikuar lëkurën, për të zhdukur stresin dhe depresionin. Dhe jo vetëm kaq, forcon lidhjen e çiftit dhe përmirëson humorin.
- Rregullat e eko-dashurisë parashikojnë një marrëdhënie seksuale pa shumë xhingla dhe komplikime. Pra, "mos u sforconi të tregoni një seksualitet që nuk ju përket, duke kopjuar atë që shfaqet në televizion dhe në reklama të ndryshme". Duhet kujtoni se, të jesh natyral do të thotë të përqendrohesh mbi kënaqësinë tënde, përveçse mbi atë të partnerit.
- Prezervativi? Vendosja e prezervativit është një gjest natyror, këtë e bënin edhe romakët e lashtë kur përdornin si prezervativë një pjesë nga zorra e qengjit apo e buallit. Prezervativi plastik është i vetmi përjashtim nga rregulli për përdorimin e gjërave natyrale. Pasi nga seksi i sigurt nuk duhet hequr dorë.

Këshilla seksuale

Truket dhe këshillat vlejnë për të rritur kënaqësinë, por deri në një farë pike. Kujtoni se miku më i mirë i orgazmës femërore është gjithnjë dhe gjithsesi vetë femra. Me rritjen e vetëdijes fizike dhe emotive, gjithnjë e më rrallë është spektatore, më shpesh është aktore e seksualitetit të vet. Pra në shumë raste, e njeh mirë skenarin që duhet të recitojë për të mbërritur në finalen e madhe. Një skenar, që ndoshta ndonjëherë parashikon që mashkulli dhe femra të shkëmbejnë rolet, dhe kjo lehtëson më shumë kënaqësinë e të dyve. Edhe ambienti ka rëndësinë e tij. Madje është thelbësor për të favorizuar lëshimin, një element më i rëndësishëm për seksualitetin femëror sesa atë mashkullor. Është e qartë që secila zgjedh atmosferën që pëlqen, romantike. Por për të gjitha vlen një këshillë me efekt të sigurt: Mbajeni larg nga dhoma e gjumit rutinën, e cila është armikja vdekjeprurëse e lëshimit absolut.

Nxitësit erotikë

"Në verë ndjehemi (dhe në fakt jemi) më të bukur", pohojnë seksologët. Trupit i dedikohet më shumë përkujdesje, duket një tonifikim, i cili është i panjohur për muajt e tjerë të vitit. Mes të tjerash, deti, dielli, i nxehti janë dhe faktorët që lehtësojnë kontaktin fizik: Trupat e ekspozuar, riti i kremit diellor përshpejtojnë kohën e intimitetit. Klima është më e shtrirë, momenti është frytdhënës, i mbushur me energji pozitive dhe sensuale. Është një shtytje e fortë erotike leximi së bashku me partnerin i një libri erotik. Një lexim, i cili është i aftë të stimulojë kënaqësitë tuaja seksuale. Në fakt është një mënyrë e butë për të ndezur dëshirën, pra orgazmën, mbi të gjitha të femrave. Pasi këto të fundit janë më të stimuluara nga historia, me numrin e madh të ngjarjeve që të çojnë tek seksi, sesa nga vizioni i aktit seksual, tamam siç ndodh në film.

Seksualiteti femëror

Erotika mund të bëhet një burim pozitiv energjie. Shpeshherë femrat ndihen të pasigurta emocionalisht dhe fizikisht. Në disa raste femrat duke iu trembur shtatzënisë nuk ia lejojnë vetes një kënaqësi të plotë, pa pengesa psikologjike dhe pa kushtëzime fizike. Shpesh grave i duhet të punojmë me orë kaq të zgjatura sa nuk kanë as kohë dhe as energji të mjaftueshme për seks. Gratë i përjetojnë kënaqësitë seksuale në shumë mënyra si fizike, emocionale, shpirtërore, si dhe në aspektin intelektual. Një mik i madh i orgazmës së një femre është pasqyra. Para se gjithash duhet parë vetja me shumë kujdes. Seksualiteti femëror, në fakt është "fshehur" si nga pikëpamja anatomike, si nga ajo e ndjenjave të ndryshme. Për të jetuar një përputhje të mirë fizike, femra duhet të njohë mirë veten, të zbulojë vetë se si është bërë dhe si funksionon. Dhe pastaj t'ia transmetojë këto "njohuri teknike" partnerit.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi