Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Myslimanët kundër varreve vertikale Empty Myslimanët kundër varreve vertikale

11th March 2008, 18:41
Myslimanët kundër varreve vertikaleMyslimanët kundër varreve vertikale Cemete10
Dritan Laci
Debati i ashper per hapesirat e varrezave ne Shqiperi ka nxjerre ne drite alternativa te reja. Por edhe shume kundershtime

Hëpërhë, problemi i tokave të varreve në kryeqytet mund të quhet deri diku i zgjidhur, por kjo sidoqoftë, nuk do të thotë se në të një të ardhme jo shumë të largët, qendra më e madhe urbane në vend do të vazhdojë të gëzojë të njëjtën situatë në të cilën ndodhet aktualisht. Kush kthen sytë pas në vitet e fundit, besoj se e kujton fare mirë problemin që ka shkaktuar herë pas here mungesa e tokave të lira në dy sektorët më të mëdhenj të varrezave në Tiranë. Statistikat e dala nga shërbimi funeral thonë se në një vit në Tiranë vdesin afro 3 mijë njerëz, të cilët po t’i llogarisim me standardet që kërkon një varr, duan të paktën 5 mijë metra katrorë tokë për t’u prehur të qetë në botën tjetër. Këtë shqetësim kanë sot edhe vetë drejtuesit e shërbimit funeral në Tiranë, të cilët thonë për “Korrierin”, se zgjidhja e problemit të varreve me anë të shpronësimeve të tokave nuk është një plan afatgjatë. Kjo praktikë pune e ndjekur deri më tani, sipas specialistëve, jo vetëm që nuk jep siguri për vazhdimësinë normale të punës në të dy sektorët e varrezave, por çon nga viti në vit në humbjen e tokës së lirë. Nuk thuhet ende se kur do të ndodhë që Sharra dhe Shish-Tufina të mos kenë më toka në dispozicion për varre, por një gjë ama është e sigurt, që me ritmet e sotme të vdekjeve, kjo ditë nuk është shumë larg. Dy vite më parë, situata problematike e mungesës së varreve u mendua të zgjidhej me hapjen e dy sektorëve të rinj të varrezave jashtë qendrës urbane të Tiranës. Por kjo ide duket se është rrëzuar plotësisht, duke kaluar në një mendim tjetër, i cili me shumë mundësi do të hapë një debat të gjerë shoqëror. Tashmë nuk bëhet fjalë më për hapjen e sektorëve të rinj apo për zgjerimin e sektorëve ekzistues, por për ngritjen për herë të parë në Shqipëri të muroreve, në të cilat do të vendosen eshtrat e dekompozuara të të ndjerëve. Pal Doçi, drejtor i Shërbimeve Funerale në Tiranë thotë për gazetën, se tashmë një plan i tillë është kaluar për diskutim në Bashkinë e Tiranës. I vetëdijshëm për ndjesinë që do të krijojë plani në popullatë, drejtori Doçi thotë se do të ngulë këmbë që projekti të marrë pëlqimin edhe të komuniteteve fetare. Kjo për vetë faktin se jo të gjithë sektet fetare e lejojnë lëvizjen e eshtrave pas vdekjes. “Aktualisht situata në varrezat e Tiranës është e mirë. Për momentin, ne si bashki kemi shpronësuar 5 mijë metra tokë në Tufinë, por sidoqoftë, kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Ajo që dua të them, është frika se do vijë një ditë që do të mbarojnë edhe këto parcela”. Kjo frikë e shpjegueshme, e cila nuk është shumë larg në kohë, ka hedhur në tryezë edhe opsionin e muroreve. Drejtori Doçi shpjegon se ngritja e muroreve jo vetëm që do të kursejë tokën, por do të zgjidhë problemin e varreve për Tiranën, të paktën për 4 shekujt e ardhshëm. Kjo gjë sipas drejtorit të funeraleve, arrihet në bazë të një llogarie të thjeshtë matematikore. Specialistët kanë menduar që çdo vit të zhvarrosin 5 mijë katrorë varre dhe t’i vendosin eshtrat në 100 metra linearë murore. Kjo praktikë pune do të kryhet vetëm për varret që kanë një të shkuar 10 apo më shumëvjeçare

“Unë nuk jam dakord me hapjen e dy sektorëve të tjerë të varrezave. Kam mendimin dhe do ngul këmbë që komunitetet fetare në Shqipëri të ulen dhe të diskutojnë planin për ngritjen e muroreve. Nëse nuk do ta bëjmë një gjë të tillë, atëherë, me shumë siguri, Tirana do të kthehet në qytet varrezash”. Por duket se komunitetet fetare, të paktën myslimanët, nuk janë aspak dakord me idenë e zhvarrimit të eshtrave të të vdekurve dhe prehjen e tyre në murore. I pari që e ka kundërshtuar këtë ide është imami i xhamisë së “Tabakëve”, Elvis Naçe. I kontaktuar nga gazeta “Korrieri”, ai është shprehur kategorikisht kundër ngritjes së muroreve. “Zoti e nderon njeriun vetëm në tokë. Përderisa tokë ka boll, atëherë nuk kemi pse të veprojmë ndryshe, pra t’i vendosim në murore”, është shprehur imami Naçe, duke lënë të kuptoj se komuniteti mysliman nuk do të pranojë kurrsesi zhvarrosjen e eshtrave, sipas planit të menduar nga bashkia. Gazeta “Korrieri” ka kërkuar të marrë edhe mendimin e kishës katolike. Megjithëse nuk ka dëshiruar të japë një mendim zyrtar, Padër Injacio, drejtues i Kishës Katolike në rrugën e “Kavajës”, është shprehur se ngritja e muroreve nuk përbën asnjë problem për këtë kishë. Siç edhe shikohet në mendimet e mësipërme, duket se komunitetet fetare më të mëdha nuk janë në një mendje lidhur mbi ngritjen e muroreve. Ky duket se do të jetë një hall më shumë për specialistët e bashkisë, të cilët tani për të realizuar qëllimin duhet t’iu mbushin mendjen edhe komuniteteve fetare, sidomos atij mysliman, që ndalon prehjen e eshtrave në murore.
Anonymous
Musafir
Vizitor

Myslimanët kundër varreve vertikale Empty Re: Myslimanët kundër varreve vertikale

24th March 2008, 03:36
Edhe se jam muslimane, po sic kuptova nga lart postuesi kishte pasur mundesi qe ta kishte thene dhe nje i krishter zbehet fjale per ceshtje ideollogjike apo fetare por po kaq jam edhe pro lirive te njeriut per te besuar, menduar e jetuar, gjithmone ne kuader te ligjeve por dhe ne kuader te traditave. Prandaj, jam e mendimit qe shteti t'i jape zgjidhje ceshtjes se varrezave, duke rrespektuar besimin, bindjen dhe deshiren e qytetareve
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi