Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Dënohen sulmet kundër ambasadave Empty Dënohen sulmet kundër ambasadave

22nd February 2008, 18:36
Dënohen sulmet kundër amba
sadave

Turmat i vunë zjarrin ambasadës amerikane në Beograd
Shtetet e Bashkuara e kanë akuzuar qeverinë e Serbisë se ka nxitur pakënaqësitë e qytetarëve të saj.
Të enjten qindra protestues hynë në ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Beograd, duke i vënë zjarrin një pjese të saj.

Ndihmës-sekretari amerikan i shtetit, Daniel Fried, i tha BBC-së se zëdhënësit e qeverisë së Beogradit i kishin justifikuar sulmet e mëparshme.

"Në disa nga deklaratat e qeverisë serbe ka patur një frymë nxitëse dhe kjo duhet te marre fund", tha zoti Fried.

"Qeveria serbe, sigurisht, që e dinte që do të kishte turma të mëdha dhe shumica e zëdhënësve të tyre kanë bërë të pamundurën për të justifikuar disa nga aktet e dhunës", tha ndihmës-sekretari amerikan i shtetit.

Zoti Fried tha se qeveria serbe duhej të kishte bërë më shumë për të parandaluar dhunën:

Edhe Bashkimi Evropian i bëri thirrje Serbisë të garantonte sigurinë e ambasadave të huaja, duke e paralajmëruar Beogradin se, përndryshe, kjo do të dëmtonte përpjekjet për përmirësimin e marrdhënieve.

Késhilli i sigurimit të OKB-së i dënoi me forcë këto sulme -- pikëpamje kjo e përkrahur nga ministri i jashtëm serb, Vuk Jeremiç.

Ambasada ishte e mbyllur dhe e pambrojtur kur ndodhi sulmi.

SHBA-ja thotë se po evakuon një pjesë të stafit jo të rëndësishëm nga ambasada pas incidenteve të ditës së enjte.

SHBA-ja, Britania, Gjermania dhe Italia janë mes vendeve që e kanë njohur Kosovën.

Pas mitingut të protestës kundër pavarësisë së Kosovës, kryeqyteti serb për disa orë ishte arenë e sulmeve të qindra vetëve, të cilët i vunë zjarr ambasadës amerikane, kurse dëmtime iu janë shkaktuar edhe ambasadës së Kroacisë, Turqisë, Belgjikës, Mbretërisë së Bashkuar.

Turmat më pas kanë thyer edhe shumë dyqane duke plaçkitur mallra të ndryshëm.

Administrata amerikane ka kërkuar mbrojtjen e përfaqësisë së saj diplomatike, duke paralajmëruar se për këtë do të kërkojë edhe prononcimin e Këshillit të Sigurimit.

Korrespondenti i BBC-së në Beograd, njofton se megjithëse priteshin sulme të tilla, në momentin e fillimit të tyre nuk ishin vënë re forca policore për t’i parandaluar ato.

Si rezultat i ndërhyrjes së forcave policore në orët e vona të së enjtes, situata pak a shumë është vënë nën kontroll.

Të lënduar

Burime spitalore në Beograd thanë se ndihmë mjekësore kishin kërkuar rreth 90 persona.

Prej tyre 21 janë policë.

Ndër të lënduarit është edhe një fotoreporter holandez.

Ndërkohë, presidenti serb Boris Tadiq, dhe zyrtarë të tjerë kanë bërë thirrje për qetësim të situatës.

Në një apel të transmetuar disa herë nga televizionet e Beogradit, ai tha se kjo që po ndodh, krijon imazh të keq për serbët dhe Serbinë.

"Kjo vetëm sa mban Kosovën larg Serbisë," tha presidenti i Serbisë.


Kosova- ky është emër i vërtetë i Serbisë


Vojisllav Koshtunica, kryeminstri serb

Dhuna erdhi pas një proteste paqësore nga të paktën 150,000 vetë jashtë ndërtesës kryesore të parlamentit kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Reagime serbe

Korrespondenti i BBC-së thotë se gjatë protestës, kryeministri Vojisllav Koshtunica iu drejtua protestuesve duke thënë se Kosova do të mbetet gjithnjë serbe.

"Kosova- ky është emër i vërtetë i Serbisë", tha Koshtunica.

"Kosova është e Serbisë, i takon popullit serb. Kështu është nga brezi në brez dhe kështu do të jetë përgjithmonë. Nuk ka forcë, nuk ka kërcënim, nuk ka dënim aq të madh dhe të tmerrshëm që cilido serb të thotë ndonjëherë ndryshe – përveç një dhe vetëm një - Kosova është Serbi,”- tha kryeministri Koshtunica.


Populli serb nuk do ta harrojë miqësinë dhe mbështetjen parimore që ia ka ofruar Serbisë, presidenti Putin në krye të Rusisë


Vojisllav Koshtunica, kryeminstri serb

Ai akuzoi ata që ai i quajti "të fuqishmit e botës" për përpjekje për përçmim të serbëve që ata të bien darkord për tregti pa dinjitet.

"Derisa ekziston shteti i Serbisë nuk do ta pranojmë atë që është krijuar me shkeljen e parimeve mbi të cilat mbështetet bota e civilizuar", tha kryeministri serb.

"Në atë luftë nuk jemi të vetmuar. Populli serb nuk do ta harrojë miqësinë dhe mbështetjen parimore që ia ka ofruar Serbisë, presidenti Putin në krye të Rusisë” deklaroi ai para protesuesve në Beograd.

Me ton të njëjtë foli edhe udhëheqësi i radikalëve Tomislav Nikoliq. Ai u zotua se, sikurse u shpreh, nuk do të qetësohet përderisa Kosova të mos jetë nën kontrollin e Serbisë.

“Nuk ka mund Hitleri ta marrë e nuk do të mund ta marrin edhe këta të sotmit. Dhe, ne këtë ia kemi borxh vetes, që dhe ne të jetojmë, që dhe fëmijët tanë të jetojnë që të kenë arsye të kenë fëmijët e vet,”- tha Tomislav Nikoliq.


Nuk ka Serbi, pa Kosovën


Tomislav Nikoliq, partia radikale serbe

Ai akuzoi SHBA-në dhe Bashkimin Evropian për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

"Nuk ka Serbi, pa Kosovën", u shpreh udhëheqësi i radikalëve serbë.

Në tubimin e zhvilluar me moton “Kosova është Serbi” nuk morën pjesë partia e presidentit Tadiq, e aleatit të tij G-17, partia Liberaldemokrate, Socialdemokrate e Vojvodinës dhe partitë e pakicave.

Presidenti Tadiq në vend se të marrë pjesë në këtë protestë, zgjodhi Rumaninë për t’i shprehur mirënjohje homolugut të tij për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

Më herët ai ishte angazhuar që në këtë miting të mos flasin udhëheqësit partiakë dhe ata shtetërorë, personalitete të shquara nga jeta shkencore, sportive, gjë që nuk ndodhi.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Dënohen sulmet kundër ambasadave Empty Re: Dënohen sulmet kundër ambasadave

22nd February 2008, 18:54
Protestat për Kosovën dhe opsionet e Serbisë


Qindra mijëra serbë morën pjesë në protestën e zhvilluar në Beograd
Gazetat britanike të së premtes kanë reportazhe dhe komente lidhur me protestat në Serbi dhe ato në kufi me Kosovën.
Duke përshkruar zhvillimet se si një grup u shkëput nga protesta dhe i vuri zjarrin ambasadës amerikane, e përditshmja The Independent vëren se policisë iu desh gati gjysëm ore për të shkuar në vendin e ngjarjes.

Protesta me parrullën "Kosova është Serbia" në përgjithësi paqësore, u rrit në numër nga njerëzit që kishin ardhur nga mbarë vendi përmes autobusëve falas dhe trenave që ishin vënë në dispozicion.

Folësit në këtë protestë kujtuan retorikën e egër nacionaliste në fund të viteve 90 duke bërë thirrje për konfrontim me SHBA-në dhe BE-së.

Kjo protestë bëri që të rriten shqetësimet se situata do të pasohet nga një shtypje të oponencës politike dhe ndalim të të gjitha kritikave ndaj qeverisë.

The Independent shkruan se ka shumë nga ata që mendojnë se atmosfera i ngjan ditëve të errta të epokës së Millosheviçit.

Filmat amerikanë dhe serialet televizive amerikane janë hequr nga transmetimet, qendrat ndërkombëtare të tregtisë janë sulmuar me gurë dhe kjo me nje aprovim qeveritar, shkruan gazeta.

The Independent po ashtu sjell edhe një shkrim që flet për Çabrën.

"Ky fshat shqiptar thotë gazeta i rrethuar plotësisht nga fshatra serbe është me rëndësi pasi tregon se edhe veriu mund të jetë shumë-etnik.

Izolimi i fshatit ka bërë që Çabra të jetë në shënjestër të agresionit serb, e që përkujton si si ky fshat ka qënë i djegur dhe i shkatërruar gjatë vitit 1999.

E përditshmja tjetër Guardian pasi shkruan për protestat në Beograd, shkruan edhe për protestat në kufirin me Kosovën ku disa protestues serbë ia dolën që të hyjnë në Kosovë, por vetëm disa metra.

Guardian vëren se këto protesta mund të nxisin ultra nacionalistët, të cilët më herët gjate javës shkatërruan ambasadën amerikane restorantet MacDonalds dhe qendrat e tjera perëndimore në kryeqytet.

Protesta e së enjtes shkruan e përditshmja duket e organizuar nga një grusht njerëzish me rroba civile.

Një prej oragnizatorëve tha se protesta e tyre ishte që t'u tregonte serbëve në Kosovë, "se Kosova nuk do të lëshohej, dhe se ata do të luftonin deri në frymën e fundit"
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Dënohen sulmet kundër ambasadave Empty Re: Dënohen sulmet kundër ambasadave

22nd February 2008, 18:58
Daily Telegraph shkruan se këto pamje kanë për të nxitur reagime dhe zemërim në Uashington si dhe do t'u krijojnë hapësirë tensioneve të mëtejshme në mes të Serbisë dhe SHBA-së.

Departamenti i Shtetit, përmes zëdhënësit tha se qeveria e Serbisë kishte përgjegjësinë të mbronte ambasadën.

Ndërsa ambasadori i SHBA-së në OKB, Zalmay Khalilzad tha se ishte jashtë mase i zemëruar dhe shtoi se do të kërkojë që ky zhvillim të dënohet nga Këshilli i Sigurimit.

Në këtë demonstrim serbët kishin përgatitur edhe video-linkun ku tenisti Novak Djokovic iu drejtua turmës, shkruan Telegraph.

Djokovic ka lindur vetë në Beograd, por i ati i tij është nga Mitrovica dhe ai ka thënë se Kosova ka një vend të veçantë në zemrën e tij.

Gazeta vëren se shkrimet elektronike gjatë protestës me fjalët "Kosova është Serbi" paraqiteshin në gjuhët ruse dhe spanjolle, referencë kjo pra për vendet që nuk e njohin pavarësinë.
nardlushnja
nardlushnja
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 05/02/2008
Postime : 1232
Points : 16
Reputacioni : 14
Medalje Medalje2 Medalje3

Dënohen sulmet kundër ambasadave Empty Re: Dënohen sulmet kundër ambasadave

22nd February 2008, 19:02
Një koment i gazetës Financial Times me titull "Millosheviçi mamia e shtetit Kosovar, thotë se me gjithë problemet që po ndodhin në Kosovë është shumë e rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar si dhe BE-ja të qëndrojnë atje që të tregojnë se Kosova është një histori e sukesshme.

Megjithatë ky projekt do të ketë nevojë për dekada që të ndërtohet.

Zgjedhja, sugjerohet ne komenti e Financial Times, është që Serbia të hyjë përmes derës që Brukseli po e mban të hapur për të, ose të zgjedhë në të kundërtën nacionalizmin që po e mund dhe që ishte shkaku që Kosova u nda.

Kosova, shton e përditshmja nuk është vendi që vendos rregullat e shpalljes së pavarësisë në vende të tjera. Këto regulla nuk ekzistojnë.
Sponsored content

Dënohen sulmet kundër ambasadave Empty Re: Dënohen sulmet kundër ambasadave

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi