Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Përtej rrugës së qumështit... Empty Përtej rrugës së qumështit...

17th March 2008, 12:41
Përtej rrugës së qumështit...

Sigurisht që ju dëshironi që fëmija juaj të jetë i shëndetshëm. Jo pak meritë për këtë kanë ushqimet e para. Po cilat janë? Kur duhen nisur? Sa shpesh i duhen dhënë? Një varg këshillash për të mos gabuar


Përtej rrugës së qumështit... Familj10

Se kur duhet nisur ushqimi shtesë, nuk është e shënuar me saktësi në ndonjë kalendar personal të bebit. Njerëz të ndryshëm japin mendime të kundërta, me muaj larg njëri nga tjetri. Si duhet të veproni? Mos dëgjoni askënd. Bebi do ta tregojë vetë se kur i hahen ushqimet shtesë. Ju duhet të hapni sytë për të njohur shenjat. Studimet thonë se duhet të filloni në muajin e gjashtë. Shumë më përpara apo më pas, edhe pse jo fatale, është problematike. Sepse para muajit të gjashtë aparati tretës i fëmijës nuk është i gatshëm për të pritur ushqime shtesë. Ndërsa po të vonohesh shumë sa të vendosësh të ndërrosh menunë, bebi nuk do përshtatet me mënyrën e copëtimit të ushqimit.

Shfaqni kujdes pra, për të vënë re shenjat që sinjalizojnë kohën e duhur. Më të shpeshtat që mund të ndeshni:

- Kur shikon se nëna dhe babai po hanë diçka, ngrihet dhe zgjatet drejt ushqimit, ia kap copën e bukës ose pirunin nga dora.

- Ka qejf të fusë gjëra në gojë, t’i ndiejë dhe t’i shijojë ato, buzëqesh dhe lëshon tinguj për të tërhequr vëmendjen.

- Do të provojë shije të reja.

- I kanë dalë një apo dy dhëmbë dhe ka dëshirë të kafshojë gjëra të forta.

- Dhe pse ju i jepni rregullisht gji, bebi duket përsëri i uritur.

- Refleksi i flakjes me gjuhë nuk është më. Refleksin mund ta provoni kështu: vendosni në gojën e bebit një majë luge (apo lyeni gishtin tuaj) muhalebi me miell orizi të përgatitur shumë hollë, të përzier me qumështin e gjirit ose atë artificial. Po ta nxjerrë jashtë ushqimin me gjuhë dhe vazhdon, edhe pse keni bërë përpjekje disa herë, ky refleks nuk është formuar.

- Bebi arrin të nxjerrë buzën e poshtme dhe kështu mund ta marrë ushqimin me lugë.

Gjatë kohës që nis ushqyerja me ushqime shtesë, qëndrimi i fëmijës përshtatet. Sot pediatrët këshillojnë që foshnja të ushqehet në një karrige të lartë të përshtatshme.

Sigurohuni që të përdorni lugë plastike, që është e përshtatshme për mishrat e dhëmbëve.


Ushqimet e para që duhen filluar

Të gjithë pediatrët pranojnë se qumështi i gjirit është ushqimi i parë i përsosur për bebin tuaj, ama nuk ka një mendim të përbashkët se cili është ai ushqimi i fortë që duhet të fillohet i pari. Nuk ka një efekt bindës shkencor, që tregon se ka një ushqim të fortë, të përsosur për të qenë i pari. Bebet rriten mirë kur fillojnë edhe me fruta-perime, edhe me muhalebi. Këshillohuni me mjekun e bebit për ushqimin e parë shtesë. Më poshtë keni disa rekomandime, që mund t’i përdorni vetë:

- Rekomandohet që ushqimi i parë të jetë një muhalebi e hollë me miell orizi, e përzier me qumështin e gjirit ose të formulave. Tretet lehtë, është një burim i mirë hekuri dhe ka më pak mundësi që të japë alergji. Gjatë ushqyerjeve të para, ai duhet të gatuhet shumë i hollë. Sigurohuni që të jetë pa kokrriza, i lëngshëm dhe jo i nxehtë. Më pas mund të filloni ta gatuani këtë ushqim më të trashë.

- Kur bebi të jetë mësuar me drithërat (miellin e orizit), pra të paktën të hajë një herë në ditë muhalebi, duhet të fillohen dhe ushqimet e tjera. Mielli i grurit këshillohet që të mos fillohet deri në moshën 6-7 muaj, sepse përmban gluten, që mund të shtojë reaksionet.

- Frutat kanë shije të ëmbël dhe nxisin bebin që të hajë më shumë. Perimet e futura herët në ushqimin e bebit mund të parandalojnë që ai të bëhet i varur nga shija e ëmbël.

- Perimet janë teorikisht një ushqim i mirë i parë; janë të pasura më vitamina dhe minerale. Por ato nuk kanë shije të ëmbël, prandaj pëlqehen më pak nga bebi. Do të ishte një zgjedhje e zgjuar t’i fillonit ato para frutave, kur bebi i pranon më lehtë shijet e reja. Si fillim këshillohet të përdoren ato me ngjyrë të verdhë. Patatet e karotat janë ato më të pëlqyeshmet (dhe më të ushqyeshmet) sesa, për shembull, bizelet e gjelbra.

- Frutat dhe perimet, që mund të përdoren si fillim, janë: mollët, bananet, dardhat, patatet, karotat, të cilat mund të shtypen dhe të bëhen si pure.

- Ushqimet që ngjisin, të vogla, të rrumbullakëta, të buta nuk rekomandohen në këtë moshë, sepse mund të jenë shumë të rrezikshme. Mos hidhni ushqim të fortë në biberon.

- Mos i shtoni kripë ushqimit të fëmijës vitin e parë.

- Ushqimet që fëmija i ka pranuar mund të përzihen si muhalebi me mollë.



10 rregulla që duhet t’i dini

1. Sigurohuni që bebi juaj të jetë gati për të filluar ushqime të reja, përveç qumështit të gjirit apo formulave. Pediatrët rekomandojnë që të pritet derisa bebi të mbushë gjashtë muaj (ose të paktën deri në fund të muajit të katërt), përpara se të fillohen ushqimet e tjera.

2. Veproni me ngadalë. Jepini bebit tuaj sasi të pakta ushqimi në fillim (rreth gjysmë luge çaji). Rriteni gradualisht sasinë e ushqimit deri në një çerek filxhani në një vakt.

3. Në fillim me qumësht gjiri artificial, pastaj filloni ushqimet e forta.

4. Nuk ka asnjë mënyrë përparimi të ushqimeve më të mirë se ta lësh bebin t’i provojë. Ajo që bebi pëlqen dhe historia e familjes për shenja alergjie luajnë një rol të madh në ushqimet që do të zgjidhni dhe kohën kur duhet t’i filloni.

5. Pranojeni faktin se koha e ushqyerjes është e lodhshme dhe e rrëmujshme. Shumë nga ushqimet do të përfundojnë mbi rrobat tuaja.

6. Filloni vetëm një ushqim të ri çdo javë. Koha më e përshtatshme për t’i dhënë ushqimet e reja është paraditja që të mund të kontrolloni në ndodh ndonjë reaksion.

7. Prisni një ndryshim në feçet e bebit: në ngjyrë dhe në shpeshtësinë e jashtëqitjes.

8. Mbani mend që bebet kanë stomak të vogël. Jepuni sasi të vogla dhe të shpeshta ushqimi gjatë ditës.

9. Ndiqni reagimin e bebit tuaj. Nëse nuk e pëlqen një ushqim ose nuk ka uri, mos ia jepni me forcë ta hajë (nuk i bën keq po të kthehet te qumështi i gjirit për disa ditë). Kurrë mos e përdorni ushqimin si një mjet për ta lavdëruar apo dënuar bebin!

10. Bëjeni ngrënien ngjarje sociale. Lejojeni bebin të ulet me familjen në kohën e ngrënies. Bebet mund të fillojnë ta pëlqejnë anën sociale për të ndarë të ushqyerin me familjen.


Kini parasysh se një ushqyerje e shëndetshme që në këtë moshë është mënyra më e mirë për të parandaluar dhjamosjen apo disa sëmundje të zemrës dhe kancerit, që mund të shfaqen kur fëmija të rritet.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi