Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Interneti, protagonisti i 2008 Empty Interneti, protagonisti i 2008

18th March 2008, 19:42
Interneti, protagonisti i 2008

Interneti, protagonisti i 2008 Img_ph14
Parashikimet e ekspertëve të teknologjive të avancuara të rrjetit britanik BBC kanë në qendër internetin dhe pajisjet celulare, që do të jenë edhe protagonistët e vitit 2008. Lidhja në internet e çdo lloji të mundshëm diapozitivi elektronik do të jetë synimi kryesor i teknologjisë së ditëve të sotme, ndërkohë që sa më portabël të jenë pajiset, aq më të vlefshme dhe të shumëfishta do të jenë funksionet e tyre. Më poshtë po ju rendisim pesë teknologjitë, të vlerësuara si më të rëndësishmet nga rrjeti britanik.

Gjithnjë në rrjet, edhe pa kabllo

Zgjidhjet e studiuara nga protagonistët e mëdhenj të internetit për ta afruar rrjetin sa më shumë te përdoruesit janë të shumëfishta. Adobe, Microsoft, e Google kanë studiuar mundësinë për të hyrë në internet edhe në pamundësinë e lidhjeve tradicionale. Google Gears, Air e Adobe dhe Silverlight e Microsoft-it lejojnë vazhdimin e punës në rrjet edhe në ato raste kur përdoruesit nuk janë të lidhur as me linjat fikse e as me ato mobile. Me t‘u rifutur në ëeb të dhënat do të azhurnohen automatikisht: qoftë në rast se bëhet fjalë për llogari rrjedhëse për blerjen e mallrave në eBay, apo për një dokument, i cili azhurnohet teksa udhëtohet në tren për të shkuar nga shtëpia në zyrë.

PC ultra të lëvizshme

Janë një zgjidhje e ndërmjetme mes kompjuterëve dhe telefonave celularë. Zotërojnë sisteme të fuqishme operative, të përafërt me ata të kompjuterëve portabël dhe kanë monitorë me përmasa të reduktuara, pak a shumë sa ato të palmarëve (megjithëse jo shumë të vegjël). Microsoft-i nisi të testonte tregun me produktin e quajtur Origami dy vjet më parë, i cili u pasua nga Asus me modelin EEE, apo versioni Shift i nxjerrë në treg së fundmi nga Htc. Deri tani nuk kanë pasur shumë sukses, së pari për shkak të çmimit relativisht të lartë dhe problemeve me memorien. Ndërkaq, hapësira për magazinimin e të dhënave është zgjeruar me fuqizimin e memorieve flash. Duhet thënë se janë dëgjuar zëra për daljen së shpejti në skenë të "Macbook", kompjuteri portabël i shtëpisë "Apple", në version ultra të hollë.

IP-TV

Shtimi i bandës në dispozicion ka favorizuar zgjerimin e shërbimeve televizive në internet, ose për ta quajtur me termin përkatës, IpTv-së. Tani që ndoshta jemi pranë fundit të epokës së ofertave publicitare, gjatë këtij viti, me shumë gjasa, shërbimet e reja do të bëhen pjesë e pandashme e jetës së përdoruesve. Për shembull, në vendin fqinj, përveç AliceTV të Telecom e Fastëeb, edhe një tjetër gjigant, Tiscali, është hedhur në sfidën e televizionit përmes internetit, pas sukseseve në këtë fushë të vërejtura në Britaninë e Madhe. E keqja është se çdo ofertë e IpTv bëhet në mënyrë të pashmangshme bashkë me dekoderin përkatës. Do të ishte me vend që prodhuesit e harduerëve dhe ata që ofrojnë përbërësit e ndryshëm të parashikonin përputhjen mes llojeve të dispozitivëve. Diçka e tillë do t‘u pëlqente së tepërmi përdoruesve dhe tregu veç do të përfitonte.

Antena për WI-MAX

Termi është një akronim dhe përmbledh fjalët: Worldwide Interoperability for Microwave Access. Kjo teknologji, që për disa institucione të specializuara tashmë është kthyer në standard, ngjall shpresa të mëdha, si në versionin fiks ashtu edhe në atë të lëvizshmin. Versioni fiks (802.16d) përbën një alternativë shumë të mirë përballë kabllos (të bakërt apo fibër), duke krijuar mundësinë për të garantuar lidhje edhe për ato zona të largëta rurale, ku gërmimet për krijimin e lidhjeve nëntokësore kushtojnë së tepërmi. Ndërsa në versionin e lëvizshëm (802.16e), WI-MAX mund të arrijë aq larg sa të hyjë në kompeticion të drejtpërdrejtë me shërbimet e telefonisë së brezit të tretë e të katërt, duke marrë për vete një fetë të mirë të këtij tregu.

MOBILE VOIP

Mundësia për transferimin e zërit në protokollin e internetit tashmë është realitet, quhet VoIP dhe mban përsipër markën "Skype". Por është gati edhe teknologjia që mundëson transferimin e thirrjeve VoIP në aparatet celulare, gjë që shoqërohet me ulje shumtë të fortë të kostove krahasuar me ato të shërbimeve audio. Aq frikë kanë operatorët tradicionalë nga kjo teknologji, sa shumë prej tyre e kanë ndaluar rreptësisht në rrjetet e veta, pasi aplikimi i saj do t‘i ulte ndjeshëm çmimet.

Abissnet: Çuditë e tekonologjisë edhe në tregun shqiptar

Edhe në Shqipëri këto “çudi” të elektronikës kanë filluar të shfaqen në treg ose janë gati për tu hedhur në përdorim, - tha një nga ekspertët e kompanisë Abissnet që operon në Tiranë. Abissnet, e cila është e vetmja aktualisht që mund të ofrojë në Shqipëri shërbime të tilla, ka disa projekte serioze në këtë drejtim, shumë prej të cilave në fazë përfundimtare.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi