Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani Empty Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani

7th February 2008, 20:18
Agim Ramadani “KATANA”

1964 - 1999


Poet, piktor, artist, strateg dhe legjendë e shqiptarizmit Agim Ramadani u lind në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, me 3 maj të vitit 1964. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje, të mesmin në Gjilan, ndërsa Akademinë ushtarake-drejtimi i Komunikacionit në Zagreb të Kroacisë.

S’ka dyshim se atdheu ynë përherë kishte njerëz fisnikë, bujarë, atdhedashës që i kontribuan vendit në të gjitha format qe ishte e mundur, atë qiell e mal që i rriti, ata gurë e drunjë që e rrethuan, atë djep të përkundur me ujvara eposesh të kahershëm, e kanë mbrojtur me pushkë edhe të parët e tij.

Tek biri i kombit Agim Ramadani,pergjatë tërë jetës së tij ndonese deri në çastin e fundit të jetës së tij jetuan së bashku edhe poeti edhe luftëtari, edhe piktori i madh edhe patrioti i flaktë, por mbi të gjitha edhe shpirti i guximtarit. Inspirimin për artin ja ka falur natyra e bukur e Kosovës kreshnike, Ai e ka ndjerë brengën e madhe të atdheut qoftë edhe kur merrte në duar penelin, qoftë edhe kur merrte penën të shkruante, qoftë edhe kur më pas, rroki armën për t’i bëre realitet veprat e shkruara dhe pikturat që jetojnë bashkë me lirine e atdheut të tij.

Sikur të marrim parasysh karakterin e legjendës Agim Ramadani, padyshim se ne brendinë e tij janë ndërthurur si tek rrallë-kush prej nesh, qetësia dhe mendimi përpara fletës së bardhë apo tablos, me vrullin dhe dinamizmin e pa përmbajtur në beteja, atëherë kur ishte fjala për të mbrojtur nënën e babën,motrën e vëllanë, pyllin dhe malin, votrën dhe livadhin, përfundimisht tokën që e rriti – Atdheun që e ndrroj me një jetë vetem e vetem pasardhesit dhe një popull i tij të jenë të lirë.

Demonstratën e ditëve të para të prillit 1981, Agim Ramadani e përjetoi si një rizgjim i madh. Një paralele e çuditshme! Rizgjimi i natyrës, ai riciklim i njëmendë i natyrësh do të zgjonte në shpirtërat e gjeneratës studentore të Kosovës, shpresën e lirisë.
Agim Ramadani ishte piktor.
Ai mund të merrte telajon,penelat, bojërat dhe mund të ngjitej livadheve për të ngatjetuar pranverën.
Agim Ramadani ishte poet. Ai mund të rrëmbente fletoren dhe lapsin duke medituar pranë lumenjëve a përrenjëve që i gëzoheshin shkrirjes së dëborërave.
Agim Ramadani ishte luftëtar.
Dijet emarrura në shkollën ushtarake në Zagreb e shtynin të ishte në radhët e para të barikadave studentore. Ai nuk vonoi, ç’prej atij momenti Agim Ramadani do të ngarendëte në krejt viset e Kosovës kreshnike, do të fliste aq bukur, do të çonte peshë zemrat e gjeneratës së vet, do të organizonte, do të drejtonte luftën guerile që toka e qielli i Kosovës të ishin të lirë, që atdheu të mos frigohej prej kurtheve, planeve makabër dhe dhunës etnike të kalkuluar në qendrën e shovenizmit sllav, Beograd.

Kështu për të ardhur në pranverë të vitit 1999. Evropa (e pandërgjegjshme deri më atëherë) dhe krejt qytetërimi i saj, po përballeshin në shkurt-marsin e këtij viti me një nga shfaqjet më shnjerzore, më të shëmtuara, më primitive, të gjenocidit të egër shoven serbosllav ndaj racës së pastër shqiptare. Kryekrmineli i racës sllave, i cili ngordhi si nje qen në gjygjin e Hagës, e shfrytëzoi periudhën tri javore, midis dy takimeve të Rambujes duke shpërndarë urgjnetisht forcat që do të realizonin spastrimin masiv ndaj shqiptarëve. Mbi 40 mijë trupa ushtarake pushtuese të rregullta, me dhjetra mijëra paramilitarë kriminele, 1 mijë tanke dhe 700 graka artilerie do të lëshoheshin si lukuni ujqish, ndaj popullsisë së pambrojtur shqiptare.

Një zyrtar i lartë i OKB-së, Stefan di Nistoura, do të deklaronte; “Ajo që po ndodh sot në Kosovë është tragjedia humanitare më cinike, me e kalkuluar dhe planifikuar me një logjikë të akullt, të cilët unë, nuk e kam parë në asnjë rast, gjatë 29 vjetëve që punoj për Kombet e Bashkuara” (Gazeta “Ushtria”-Tiranë,12.03.1999).

Agim Ramadani së bashku me Rustem Berishën, Bislim Zyrapin, Sali Çekun, Naim Malokun, Ramush Haradinajn e dhjetra prijës të tjerë, patën organizuar dhjetra beteja, duke mos dashur të lënë nismën ushtarake në duart të pushtuesve shoven serbosllav. Fjalëpak por trim e patriot, Agimi do të jepte në këto luftime shembullin e vyer të një kuadri, i cili do të përballej vetë me armikun, në pozicionin më të vështirë, duke dashur të ruaj në çdo moment jetët e bashkëluftëtarëve të vet.


Agim Ramadani, në ditët e para të marsit 1999, gjendet në shtetin amë. Ndonëse nuk dinte gjë për fatin e prindërve të vet, ndonëse ndiqte me dëshprim eksodin biblik të bashkëkombasve të vet përmes zjarreve dhe krismave, ai me mprehtësinë e një ushtaraku të vërtetë, do të bashkohej rreth idesë së Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së për një operacion mësymës në shkallë të gjërë kundër makinës ushtarake pushtuese serbosllave. Ai do të organizonte luftëtarët e Brigadës 138, në rrethina të Kukësit dhe ndërkaq do të influenconte tek eprorët më të lartë të tij për fillimin e menjëhershëm të mësymjes, pasi kjo mësymje do të krijonte parakushte të favorshme për futjen e forcave të NATO-s në vise të Kosovës.

Në muzgun e ftohtë të 8 prillit 1999, Agim Ramadani do të shkonte pothuajse pozicion në pozicion ku rrinin të gatshëm bashkëluftëtarët, vëllezërit e tij. Ndonëse e dinte realisht çdo të ndodhte të nesërmen, ndonëse pati biseduar me komandant Rustemin për rreziqet që duhej të kalonin, përsëri në sytë e tij i ngazzëllente një dritë e çuditshme. Prej asaj drite buronin shpresë e besim që përcilleshin të tilla, tek luftëtarët në llogoret e Papajt. Prej asaj drite, 320 djemtë trima të UÇK-së, do të merrnin zemër e do të shndrroheshin në 320 shqiponja në mbrojtje të viseve arbërore. Ato biseda miqësore gati nën zë, ato rrahje shpatullash vëllezërore, ajo heshtje që jo rrallë, flet sa mijëra fjalë së bashku, do të ishin ndërkaq parathënie e një lirie që vinte mundimshëm tok me përrenjtë e gjakut.

Të nesërmen, ende pa zbardhur mirë, gurët dhe drurët e Koshares do të jetonin krismat e papara ndonjëherë të armëve të UÇK-së. Vonë, në mbrëmjen e asaj dite, Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së do të njoftonte në Tiranë e ma gjërë se; ” Në orën 03:30, datë 9 prill 1999, forcat e UÇK-së, që veprojnë në rajonin e Junikut ndërmorrën një sulm të befasishëm kundër forcave serbe që ishin të stacionuara në fshatin Koshare dhe ato të Karakollit, 100 metër në perëndim të Kashares. Fillimisht u goditën forcat e karakollit, ku u vranë rreth 38 ushtarë serb dhe u rrethuan forcat serbe të strehuara në shtëpitë e fshatit Koshare. Në agim të ditës, forcave serbe u vinë në ndihmë forca të tjera nga fshati Batush, por tanket u goditën nga forcat tona dhe u asgjësua 1 tank, 1 transportues i blinduar dhe dy makina me ushtarë. Atëherë forcat serbe u tërhoqën në fshatin Batush dhe goditën me artileri forcat tona që kishin rrethuar fshatin Koshare të banuar nga ushtarët serb.
Djemtë shqiptarë po luftojnë me kasapët e Serbisë që janë të veshur me blind dhe po fitojnë mbi këtë përbindsh me fytyrë njeriu. Fitojnë djemtë e Kosovës se luftojnë për lirinë e atdheut të tyre, ndërsa ushtarët serb u ngujuan në bodrumin e Karakollit dhe dridhen nga frika. Në këtë luftim prej disa orësh, na kanë rënë në fushën e nderit luftëtarët Bashkim Jashari, Agush Logu, Ramiz Krasniqi, Rifat Qehaj dhe na kanë plagosur Bujar Maloku e Smajl Trofaj. Forcat tona kanë bërë dy rrethime dhe një vijë mbrojtëse, për të mos mundësuar ardhjen e forcave serbe nga Batusha... Luftimet vazhdojnë” ( Gazeta “Ushtra “ më 10 prill 1999 ).

Në luftimet e egra të 9 prillit, Agim Ramadani do të udhëhiqte grupin e tij të luftëtarëve, pikërisht në frontin më të rrezikshëm, aty ku makina ushtarake serbe mbrohej me të gjitha llojet e armëve. Luftëtari dhe artisti i madh, ndonëse e shihte se marrja e Koshares ishte tejet e vështirë, nuk u lëkund për asnjë çast edhe atëherë kur vrapoi për të mbyllur sytë e puthur në ballë bashkëluftëtarët e vet të rënë në fushë nderi, të rënë nga breshërit e armikut. Një ditë më pas, atëherë kur Beogradi shoven, e ndjeu se po i rrëshiqiste toka nën këmbë, u hodh në sulm me gjithë arsenalin e vet të forcave dhe mjeteve luftarake.

Sërisht djemtë e Brigadës 138, bashkuan gjokset dhe supet duke u shndrruar në karakolle të përjetshëm lavdie dhe heroizmi për kombin e tyre. Por në këtë qëndresë emblematike, do të binte i përgjakur predhash, kryeqëndrestari, Agim Ramadani. Ai që e donte aq shumë jetën e kombit, falte tani jetën e vet, blatonte shpresën e madhe të artistit tek e nesërmja e atdheut. Fronti i çarë i koshares pati përparsitë e veta në ngjarjet që rrodhën më pas. Jehona e epopesë së Koshares u përcuall tejembanë viseve etnike shqiptare, madje kudo në çdo çip të globit ku shqiptarët ndiqnin me ankth në shpirt fatin e vëllezërve të tyre të UÇK-së.
Thyrja e kufirrit shqiptaro-shqiptar, ishte mesazhi i madh i shpresës së popullit shqiptar, e sidomos atij të shpërngulur nga trojet arbërore të Kosovës, i cili tashmë shpresonte në kthimin e tij në vatrat e veta dhe bashkimit të trojeve etnike shqiptare. Luftëtarët e frontit të Koshares ishin të parët që dhuruan jo vetëm gjakun por edhe shpresën e madhe për popullin e Kosovës, në ato ditë të shpërnguljes masive: Kështu, ndërsa eksodi biblik i shqiptarëve ndalej, kortezhi pambarim i njerëzve i drejtohej qytetit të Bajram Currit me trupat pa jetë të trimave në krahë.
E dhimbshme ajo ditë e 12 prillit 1999. E dhimbshme të mbaje në shpatulla trupin e burit të Karadakut. Qysh mund ta nxinte atë zemër të madhe, ay arkivol? Por zemra dhe amaneti i Agim Ramadanit nuk ka heshtur. Ajo rreh diku si dikur, në faqe të flamurit të lirisë së Kosovës. Përjetësia e burrit fitoi ardhmërinë sublime. Brigada 138 mori emrin Agim Ramadani.


Lavdi deshmoreve te Kombit
shaban cakolli
shaban cakolli
Anëtar i vlerësuar
Anëtar i vlerësuar
Regjistruar : 14/01/2008
Postime : 1489
Points : 35
Reputacioni : 35
Medalje Medalje2 Medalje3

Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani Empty Re: Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani

8th February 2008, 14:02
Përgëzime i nderuar për këtë hedhje dritë që keni bërë mbi atdhetarin dhe poetin tonë të shquar Agim Ramadani.Tema të tilla na bëjnë nderë fillimisht ne që do të i hapim,forumit dhe kombit.

rrespekt
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani Empty Re: Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani

8th February 2008, 14:31
Poezi te Agim Ramadanit

A mjafton pritja
A mjafton
Të presim vetëm
E të shikojmë
Duke larguar perdën
Për të parë si na vjen liria

Qentë lehin në diell

Vdekja përgjon në korridor
Para murit të djersitur
Korbi numronte pikat e gjakut

Era thyente trandofile
Një nënë ia fshin lotët

Korridorit të zi njeriu i blertë
E qentë lehin në diell

Diçka e nehmur para bjeshkëve

Le të shkrihet terri kur marshojmë drejtë majës
Duke hapur shtigje në bjeshkë e në shpirt
Pranvera e djegur zgjohet në vargun e Nëntorit të tretë
Me plumb filluam nokturno të shkruajmë
Për gjymtyrët e mbetura në fushëbeteja me ujin e ashtit tonë
Për kohën e Skenderbeut e shuajmë etjen
Trimëria në kulnin e ëndrrave hëna u flakron
Lartësia e mendimit tejkalon breshërit e plumbave
Kokrrat e mëdyshjës kaherë u bluan
Ndërmjetë shtëpive të kallura të Dugagjinit fusha të minuara
Në kurriz fëmije brrylat e kohës thyhen
Dridhet gëzhoja e lëbyrur e mendimit
Para bjeshkëve të bekuara diçka e nemur po fshihej.

Kur të kthehem

Kur të kthehem
Asgjë nuk do të jetë
Siç ishte më parë

Kur të kthehem
Sa do të jem i vetës
Nuk e di
Qentë e lagjes
Në mua do vërsulen
S’ do të më njohë askushë
Njerëz tjerë do të jenë
Njerëz të gjakut tim

Kur të kthehem
Edhe Unë do të jem ndoshta
Një jetë tjetër.

Ftesë për ekspozitë

Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani Konkur10

Unë i robëruari
Ju ftoj
Në ekspozitën time
Të pavarur!

Zhgënjimi

Askund nuk isha
Po kthehem
Me buzëqeshje të humbur
Binarve të largimit
Andej nga të kërkova
Nuk ishe
Në stacionin e fundit
Të zhgënjimit
Zbres
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani Empty Re: Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani

8th February 2008, 18:15
BIRI I GJILANIT
Agim Ramadani

Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani Agim_r14

Puthe djemt të fundit here
Nanë e Babë t’a dhanë bekimin
Dole bjeshkës në pranverë
Andrra jote ish’ çlirimi.

Ishe trim me palcë Kosove!
Për Liri jetën e fale!
Ti kufinin e bashkove
Komandant në Koshare!

Mbete Agim Ramadani
Në Koshare si Bajrak!
Djali i Zhegrës nga Gjilani
Epopenë shkrove me gjak!

Ti je Bir i Poezisë
Je në vargjet e çdo kange!
Luftëtari i Lirisë!
Trim i Fjalës Atdhetare!

Ti je AGIM SHQIPTARIJA!
Çdo pranverë je midis nesh.
Ti jeton tek Ardhmërija
Agon dita – na buzëqesh!

Shirat e vjeshtës dhe psherëtimat
Më sjellin pranë shokun e shtrenjtë
Atë që shkrepte si vetëtimat
Dhe tokën nënë e kish të shenjtë.

Malli për ty më dogji xhanin
I pyes zogjt mos të kanë parë
Pyes dhe erën që fryn Gjilanit
Bjeshkë e Koshares më thotë është gjallë!

Agim Doçi
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani Empty Re: Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani

9th February 2008, 01:21
"Katana"
Agim Ramadani

E kam hape nje Toke te Re,
per fare- plot me lapidare
eshte ky vend lavdie
me emrin Koshare.

I kam mbjelle do lisa
qe ne maje mbajn plisa.
Ata nuk priten,
cdo dite me te mdhenje rriten.
Bejne hije
ne kete Toke Lavdie.

Ketu kishte gure
qe benin mur
m'a ndanin sofren
dasmen m'a ndanin,
m'a ndanin Shqipen ne Flamur.

Faren qe ketu e hodha
neper te gjitha
Trojet Etnike e mblodha.
Esolla ketu ne Koshare
jo per grada e per kapuq
as per pare.
E solla per Kosoven-
per Shqiperine
per te gjitha
Trojet tona KOMBETARE

Guri Sylaj
Albini
Albini
Anëtar i vjetër
Anëtar i vjetër
Regjistruar : 16/01/2008
Postime : 931
Info : op
Points : 21
Reputacioni : 20
Medalje Medalje2 Medalje3

Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani Empty Re: Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani

9th February 2008, 15:11
Mars te 1994

Ne mungesen time

Tani une jam hi dhe hije nuk kam
Se kam nderuar jete askush nuk e di
Me kerkojne ,me pyesin ku kam mbetur
Ne trupin tend te brishte jam shkrire
Nuk jam tretur...
LiNuX
LiNuX
Anëtar i rregullt
Anëtar i rregullt
Regjistruar : 06/01/2008
Postime : 259
Points : 3
Reputacioni : 3
Medalje2 Medalje3
http://security.team-forum.net

Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani Empty Re: Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani

9th February 2008, 15:17
Lavdi Deshmoreve te kombit
Sponsored content

Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani Empty Re: Dëshmor i Kombit, Agim Ramadani

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi