Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Mary
Mary
Anëtar elitë
Anëtar elitë
Regjistruar : 04/02/2008
Postime : 4917
Info : a good sense
Points : 51
Reputacioni : 50
Medalje Red Medalje Blu Medalje Green
https://zeriyt.albanianforum.net

Paraqitet Nokia E90 e dekoruar me diamante Empty Paraqitet Nokia E90 e dekoruar me diamante

22nd March 2008, 15:04
Paraqitet Nokia E90 e dekoruar me diamante

Paraqitet Nokia E90 e dekoruar me diamante F_032011
Celulari i fundit në serinë Communicator të Nokias prej tani e tutje është edhe më i adhuruari. Natyrisht, vetëm për një numër të caktuar të shfrytëzuesve të cilët për këtë variant me diamante janë të gatshëm të ndajnë një shumë të theksuar të parave.

Qysh kur i është paraqitur publikut, në muajin shkurt të vitit të kaluar, Nokia E90 tërheq vëmendjen e njerëzve të dashuruar në pajisjet smartphone. Kësaj here në ballafaqim me këtë top model të Nokias ka vendosur të merret edhe dizajnuesi austriak.

Studioja e Aloissonit paraqet versionin me diamant të Nokias E90, të dekoruar me 408 diamante të përpunuara në mënyrë të përsosur dhe disa shtojca aty-këtu prej 18-karatësh. Sa i përket anës teknike, pajisja ka mbajtur karakteristikat e saj bazike, formën mbyllëse, tërë tastierën, mundësitë e shumta multimediale dhe lidhjet e tjera.

Krejtësisht e pritur, versioni me diamant i Nokias E90 e ka çmimin e lartë prej hiç më pak se 52.000 euro.
Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi