Forumi Zëri YT!
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shko poshtë
Anonymous
Musafir
Vizitor

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË     KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878 - Faqe 2 Empty Re: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878

22nd March 2008, 21:09
Për pozitën e vështirë të muhaxhirëve shqiptarë dhe për ata që kishin mbetur, në një raport dërguar Marquis of Salishury me 26 nëntor 1878 shkruhet: „Dëgjoj se kohëve të fundit Qeveria Serbe po sillet me egërsi të madhe dhe të panevojshme, mizorisht ndaj shqiptarëve në krahinat e dorëzimit. Nëse informata ime është e saktë dhe kam plot arsye të besoj se është e tillë, banorët paqedashës dhe punëtorë në mbi 100 fshatra shqiptare në luginën e Toplicës dhe të Vranjës u dëbuan nga serbët në mënyrë të pamëshirshme nga konaqet e tyre. Që nga fillimi i këtij viti këta njerëz fatkëqinj janë duke shtegtuar poshtë e lart, duke vuajtur nga uria në vendin e egër përtej kufirit të ri serb. Ata nuk kishin leje të mbledhin te lashtat e tokës së tyre, të cilat korreshin nga ushtarët serbë më gjithqë hërëpasherë dërgonin delegatë dhe shumë peticione Qeverisë Serbe duke i ofruar në mënyrë përulëse nënshtrimin e tyre dhe duke premtuar se do të bëhen të nënshtruar besnikë të princit Millan.25 Në një letër datuar më 24 korrik 1879, si duket shkruar nga M. Obrenoviqi dërguar J. Ristiqit përveç të tjerash thuhet, se me rastin e vizitës në Qarkun e Toplicës gjithë treva (krahina) prej Merdari deri ke Prokupla është e zbrazët, dhe duhet të bëhët e banuar. Do të jetë vështirë — thuhet në letër të popullohet ana e djathtë e Toplicës derisa mos të zgjidhet çështja e kthimit të shqiptarëve, sepse ata kanë qenë kryesisht atje me vendbanime. Ana e majtë e Toplicës është e banuar dobët gjithashtu ka vetëm 3-4 shtëpi. Është e nevojshme që ato vende të banohen me popullsi të krishterë, e cila më vonë do të shërbente si mburojë kundër depërtimit të popullsisë shqiptare. Në letër shifet se M. Obrenoviqi shprehet kundër kthimit te shqiptarëve, bile thekson se Z. Gould shpesh e mërzit në lidhje me çështjen e kthimit të shqiptarëve në vendet e tyre. M. Obrenoviqi në letër shfaq gëzimin që turqit e kane zakon të vonohen në bisedime në lidhje me pagimin e damshpërblimit si dhe të pasurisë së muha-xhirëve shqiptarë. 26
Anonymous
Musafir
Vizitor

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË     KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878 - Faqe 2 Empty Re: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878

22nd March 2008, 21:09
Qeveria Serbe qysh në fillim të janarit të vitit 1878 e nxorri ligjin e përkohshëm për rregullimin dhe banimin e krahinave të zbrazura. Për krahinat e zbrazura kanë qenë të interesuar të hikurit e krahinave ende të paçliruara nga turqit, pastaj edhe ata të cilët muarën pjesë në Luftën e parë dhe të dytë, banorët nga rrethina e Knjazhevcit, Krushevcit, Ak Pallankes, Pirotit nga Novi Pazari dhe të disa krahinave të largëta jashtë kufijve të principatës serbe, të cilët filluan në masë të vinin në viset e zbrazura e në pasuritë e lëshuara duke kërkuar nga pushteti leje për vendosje, ose vendoseshin vetë pa lejen e pushtetit.27 Në një telegram nr. 23 datuar me 21 shkurt 1878 dalë nga administrata e Prokuples dhe Nishit e dërguar anëtarit të Qeverisë, ministrit të arsimit dhe të çështjeve kishtare Z. Alimpije Vasileviqit shkruante: „Nga rrethi i Aleksincit, Krushevcit, dhe Knjazhevcit vjen populli këndej në grumbuj me qëllim që të vendoset në fshatrat e lëshuara shqipta-re, posa vendosen paraqiten, kërkojnë ndihmë në ushqim dhe për farë. Shumë kanë leje nga pushteti i atëhershëm, nuk ka mundësi që ardhjen e tyre ta pengojë.. .".28 Siç shihet vendosja e popullsisë serbe në territoret e zbrazura i ngjante një kolonizimi të një toke të re, të zbuluar dhe të pabanuar. Popullsia në këto vende është vendosur pa lejen e pushtetit. Kjo e ka keqësuar më tepër pozitën e atyre shqiptarëve që nuk kishin mundur të largoheshin me kohë. Pasojat e shpërnguljes së shqiptarëve nga ato vise ishin mjaft të mëdha, sidomos për keqësimin e marrëdhënieve të këtyre dy popujve që me shekuj kanë jetuar bashkarisht. Qeveria Serbe duke parë planet pushtuese të Austro-Hungarisë drejtuar nga vilajeti i Kosovës si dhe nga frika e largimit të popullsisë serbe nga ajo anë, në ç'mënyrë rrezikoheshin interesat e Serbisë në të ardh-men, mori disa masa, por jo serioze, për kthimin e shqiptarëve në vendet e tyre. Kthimi i shqiptarëve në vendet e tyre në këtë kohë ishte i pamundur, sepse vendet e tyre ishin zënë nga popullsia serbe.
Anonymous
Musafir
Vizitor

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË     KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878 - Faqe 2 Empty Re: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878

22nd March 2008, 21:10
Duhet theksuar se gjatë operacioneve të luftës 1877-1878 disa gjeneralë të ushtrisë serbe të cilët i dinin pasojat e shpër-nguljes së shqiptarëve, kishin kundërshtuar shpërnguljen e tyre, bile me disa proklamata i kishin ftuar shqiptarët që mos të lar-goheshin nga vendet e tyre. Në një proklamatë të tillë shkruhet: „Urdhëroni që sa më tepër të veni kontakt me shqiptarët dhe për-piquni që askund dhe asnjëherë mos t'u bëhët ndonjë e keqe. Në çdo vend ku ata nuk kanë qëndrim armiqësor ndaj ushtrisë' sonë, në qoftë se tregohen si miq tanët, edhe nga ana e jonë të tregohet çdo miqësi. Shtëpitë e tyre familjet dhe pasuria e tyre të jenë në Sigurinë e plotë". 29 Në qarqet sunduese serbe kishte divergjenca dhe mospajtime në lidhje me shpërnguljen e shqiptarëve, sidomos në mes kuadrit ushtarak dhe autoriteteve të pushtetit. Dihet se shqiptarët nuk u përgjigjeshin proklamatave të ushtrisë serbe, sepse nuk kishin garanci dhe siguri se do t'i linin të qetë në vendet e tyre.
Anonymous
Musafir
Vizitor

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË     KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878 - Faqe 2 Empty Re: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878

22nd March 2008, 21:10
Fuqitë e Mëdha, sidomos Anglia dhe Pranca, nën ndikimin e Portës së Lartë dhe në bazë të nenit 39 të Marrëveshjes së Berlnit bënin presion mbi Qeverinë Serbe për lejimin e kthimit të aty re shqiptarëve që e deshironin këtë si dhe për kompensimin e pa-surisë së tyre. Mirëpo edhe diplomacia evropiane nuk kishte në lidhje me këtë çështje qëndrime të vendosura, sepse më parë në marrëveshjen e Berlinit shtetet evropiane kishin inauguruar një nolitikë të tillë. Kjo shihet nga neni 39 i Marrëveshjes së Berlinit, në të cilin shkruhet: „Myslimanët të cilët kanë pasuri në tokat që i jane bashkuar Serbisë e që dëshirojnë të vendosen jashtë princi-patës, pasurinë e tyre të palëvizshme në Serbi mund t'a mbajnë, ose t'ua japin me qesim të tjerëve".
Anonymous
Musafir
Vizitor

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË     KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878 - Faqe 2 Empty Re: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878

22nd March 2008, 21:10
Disa historiografë të mëparshëm në punimet e tyre përpiqen të dëshmojnë se gjoja në kohën e shpërnguljes së shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit ishte bërë një këmbim i popullsisë, sepse gjoja edhe nga vilajeti i Kosovës ishte shpërngulur popullsia serbe. Kjo nuk mund të qëndrojë si fakt vërtetë në shkencë. Atëherë nga Vilajeti i Kosovës ishte shpërngulur një numër i vogël i serbëve, të cilët duke qenë të pakënaqur me pushtetin turk kalojnë në Serbi, në Vojvodinë apo në territorin e Sanxhakut të Nishit. Nuk knë baza të së vërtetës pohimet se muhaxhirët shqiptarë të shpërngulur nga Sanxhaku i Nishit në Kosovë kishin bërë zullume të mëdha në popullsinë serbe, dhe se ata ua kishin marrë tokat e tyre. Një gjë të tillë nuk e toleronte pushteti turk. Dihet se muhaxhirët janë vendosur më së shumti në fshatrat e çerkezëve, të cilët patën shkuar në Turqi, në fusha dhe pyje të paçelura, në tokat e agallarëve dhe bejlerëve, si çifçinjë. Këtë e vërteton edhe një raport datuar me 30 maj të vitit 1879 i Qeverisë Serbe, në të cilin thuhet se shqiptarët, të cilët hikën në kohën e luftrave nga Serbia, shumicën e tyre pushteti turk e vendosi në fshatrat e çerkezëve në Kosovë. 30
Anonymous
Musafir
Vizitor

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË     KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878 - Faqe 2 Empty Re: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878

22nd March 2008, 21:11
Shumica e muhaxhirëve shqiptarë u vendosën në Vilajetin e Kosovës, në sanxhakun e Prishtinës, sidomos në kazanë e Vuçitërnës, të Gjilanit, të Mitrovicës, e më pak në Rrafshin e Dukagjinit. Një numer i tyre u vendosën në Maqedoni, në Kumanovë, Shkup, në Koçane, Pollog, Kërçovë.31 Disa shkuan në Turqi dhe në Shqipëri. Ata u gjendën në një pozitë shumë të vështirë ekonomike. Kjo shihet nga ankesat e tyre dërguar Kongresit të Berlinit, Fuqive të Mëdha dhe Portës së Lartë. Në një letër që i dërguan muhaxhirët Kongresit të Berlinit kërkojnë që të ndërprehen zullumet, sidomos të bullgarëve si dhe t'u bëhej e mundur atyre që të kthehen përsëri në trojet e tyre. Në këtë letër të cilën e nën-shkruajnë Ali Shaqiri dhe Ismail Abdullahu në emër të afro 3000 shqiptarëve të hikur nga rrethina e Nishit, Leskovcit, Vranjes dhe Kurshumlisë, përveç tjerash thuhet se gjendja e të ikurve është tejet e rëndë, fëmijët janë të sëmurë, nuk i kanë as gjërat më të nevojshme për të mbajtur shpirtin, prandaj lutet paria e Evropes që të dërgohet një komision dhe ndihma të tjera për ata të cilët i kishin humbur të gjitha papritmas.32 Në një telegram të dërguar nga Prishtina më 25 maj të vitit 1878 shkruhet: „5000 të ikur nga rrethina e Vranjes kanë lënë pas të vdekur, të plagosur dhe të zënë rob nga ushtria bullgare. Ata nuk kanë kursye as njerëzit, e as kafshët që t'i shashtrisin njerëzit e pafajshëm vetëm e vetëm që te marrin arratinë".33
Anonymous
Musafir
Vizitor

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË     KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878 - Faqe 2 Empty Re: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878

22nd March 2008, 21:11
Lidhja e Prizrenit në vendimet e para në Kararname (Librin e vendimeve) kundërshtonte dhe protestonte për shpërnguljen e shqiptarëve nga sanxhaku i Nishit. Ajo ishte përpjekur që të merrte edhe masa ushtarake kundër një akti të tillë, mirëpo për shak të pozitës së saj shumë të vështirë sepse i duhej të luftonte kundër Fuqive të Mëdha, shteteve ballkanike dhe Portës së Larte, nuk mundi të bënte gjë në këtë drejtim.
Anonymous
Musafir
Vizitor

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË     KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878 - Faqe 2 Empty Re: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878

22nd March 2008, 21:11
1 Branisllav Nushiq, Kosovo II, Beograd 1903 f. 77
2 Vidosava Nikoliq — Stoj anqeviq, Leskovac i Oslobodeni predeli Srbije 1877—1878 god. Leskovac 1975 fq. 12.
3 „Tok" Prokuple, mars 1978, kushtuar 100-vjetorit të çlirimit nga tur-
4 po aty. .
5 Jovan Hadzivasilevid, Arnautska liga i Srpski narod u tu -skom carstvu 1878—1882, Beograd, 1909, fq. 15.
6 Radoslav L. Pavlovic, Seoba Srba i Arbanasa, u ratovmu* m6> U77—1878, GEI, IV—VI, Beograd 1957 fq. 76.
7 Jovan C.ttiiiJi ri€>~m*A ~~ „nnr-rn*iA»i -fn 1 1 fifi
8 Carl Sax. K. undv. Osterreich-Ungar. Consul in Andrianopol Etnogra-phische Karte der Europaischen Turkei, Vien 1878, fq. 10.
9Dr Aristides Roukis, Ethnographische und statistische Mit-teilungen uber Albanien (Dr. A. Petermans, Mittelungen aus Justus Perthes Geographischer austalt Herousgegeben von der dr. E. Behme J e t z t e s guartes von prof. Dr. A. S u p a n 30 t. 1884 Gotha: Justus Peu-thes) fq. 367—369,
10 Lidhja shqiptare e Prizrenit në dokumente angleze. Arkivi i Koso-vës Prishtine 1978. Dokumentet i transkriboi i shqipëroi dhe i komentoi prof. Dr Skënder Rizaj, fq. 144—146.
11 Haus of und staats-archiv Wien XXXVIII konsulata e Prizrenit ra-port nr. 216 e X 879 nga Beogradi 15 XII A 16/28. X 1879
12 Drzavopis Srbije Beograd 1889, lib. XI, fq. 56, 57; krahaso Leskova-6ki zbornik XVIII Leskovac, 1978 fq. 144.
13 F. Kanitz, Das Konigreich Serbien Und das Serbenvolk, t. II, Land und Revolkerung Leipzig 1909 fq. 235."Vidosava N ikoliq — Sto j anqeviq, vep. e cit. tabela 1.
14Ankar^SS^q. ^m^ation« **» the Balkans. Documents I, Bilal N. Simçir ^*^^^ nën sunOrmin«7iS'..T. Nikoliq - StojanqeTiq, vep. e oit. fq. 21.
19 Po aty, fq. 71
I. l--150Sif H" Kostid' Oslobodenje grada Leskovca, Leskovac 1907
21Arhdv SRS PO K-64, 157, 188, 189 e më tej. 1. 345. eten L- Lopovid, Putovanje po novoj Srbiji, Beograd 1950,
22Vidosava Nikoliq — Stojanqeviq, vep.ecit.fq. 117—118.
25 Lidhja Shqiptare e Prizrenit ne dokumente angleze, fq. 106—107.
26 Arkivi i Kosovës Prishtinë, Sig XXII/21 letër e datuar më 24 prill 1879 Nish nr. 27/ 644,
27JoatySaVa NikOHq ~ St°janqeviq, vep. e cit. fq. 57.
29 T Jovan Haxhivasileviq, Arnautski pokret, fq. 49.
3° Arkivi i Kosovës në Prishtinë Sig XXII/12 raport nr. 26/780 30 maj 1879 Beograd.
31 Jovan F. Trifunoski, Muhadziri iz Srbije 1878 god. nase-Ijent u Makedoniji, Leskovacki zbornik XVIII Leskovac 1978 fq. 203—204.
Anonymous
Musafir
Vizitor

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË     KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878 - Faqe 2 Empty Re: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878

22nd March 2008, 21:17
Baladë Kosovare
Ç'ka kanë bjeshket o bre qe ushtojne.
Ç'ka kanë lugjet o bre qe po fshajne,
Ç'ka kanë malet qe s'mugullojne,
Ç'ka ka hana qe s'po shndrit,
Ç'ka ka djelli qe s'po ban drite,
Ç'ka kanë shpendet qe s'po knojne,
Ç'ka kanë qyqet o bre qe s'vajtojne.
Muhaxhiret kah po shkojnë,
Kane lan toke e kanë lane shpi,
Kane lane dhen e kanë lane dhi,
Kane lane buken cerek me hi,
Kane lane corben n'veksht te zi,
Kane lane sofren t'shtrume n'shpi,
Kane shkue miqte buke po u ngi,
Kane lane zhgujt o nveg pa u krye,
Kane lane pajen cikat pa marue,
Kane met nuset te dhandri pa shkue,
Kane met krushqit e bre pa u kthye,
Kane met djemtë o dhander pa hi,
Ohh... muhaxhiret o bre kah po shkojnë,
Dru e gurë o bre c'po vajtojne,
Bari n'toke o bre s'po mbin,
muhaxhiret kanë marrë dynjane n'sy
Vdesin n'bore e vdesin n'shi,
Vdesin pleqe o bre vdesin te rinj,
Vdesin gra e vdesin fëmijë.
Muhaxhiret bre kah po shkojnë,
Për ta malet po vajtojne,
buke pa ngrane e ujë pa pi,
Kane marrë udhën për Shqipni,
Udhen e gjatë o bre për Turki,
oh..kush njeh Zot, bre din e iman
Muhaxhireve konak ju ban,
Muhaxhiret brenda i shtin,
Shtronju mirë o bre për me fjet,
Se ju con Zoti n'xhehnet,
Se jua kthen o Zoti n'nahiret.

https://i.servimg.com/u/f43/12/13/66/99/300px-10.jpg
Sponsored content

SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË     KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878 - Faqe 2 Empty Re: SHPËRNGULJA E SHQIPTARËVE NGA SANXHAKU I NISHIT NË KOHËN E LIDHJES SË PRIZRENIT 1877-1878

Mbrapsht në krye
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi